• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Iku ilegalisht në Angli/ Shqiptari tregon vështirsitë: Na mbaroi benzina në mes të oqeanit

by
19/10/2022 22:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një i ri shqiptar që punon në një “shtëpi bari”, ka treguar se si mbërriti në tokën angleze. I riu, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, rrëfen se u mashtrua nga videot që hidheshin në “TikTok” dhe u lidh me disa shqiptarë për transportin kundrejt parave.

“Jemi mashtruar më shumë me videot që hidheshin në “TikTok”. Jemi lidhur me disa shqiptarë që s’i kemi parë ndonjëherë, thjesht transport lekësh. Ia kemi çuar me transhetë bankare dhe kemi arritur të vijmë në Angli.

Pesë mijë euro… I mora borxh… shpresoj që do t’i laj borxhet, ende nuk i kam larë. Por është një punë shumë e rrezikshme sepse nuk rrezikojmë vetëm nga policia, por po rrezikojmë jetën tonë edhe nga grupe të tjera që është më e rrezikshme se policia”, u shpreh ai.

Më tej, shqiptari ka treguar vështirësitë që kanë kaluar, që nga ngecja në mes të oqeanit për shkak të mungesës së benzinës, deri tek fjetja në mal.

“Ardhja ime ka qenë në fillime, kur kanë funksionuar gomonet. Kam ardhur pa e ditur se në çfarë mënyre do të vij. Jemi torturuar, kemi ndenjur gati rreth 7 ditë në mal, pa ushqim, vetëm me biskota duke u ushqyer. Kemi pasur lidhje me persona që as nuk kuptoheshim kur na flisnin, as nuk dinim gjë kur do të niseshim. Na kanë shpuar 3 gomone. Me të katërtën për fat të mirë kemi ardhur në Angli. 11 orë kemi ndenjur në det. Na mbaroi benzina, në orën 11 të natës kemi qenë në mes të oqeanit. Gratë ishin sëmurë, fëmijët ishin të sëmurë. Ishte një situatë shumë e vështirë. Erdhi anija angleze dhe na mori.

E kemi bërë më gomone. Jemi nis nga Franca drejtë Anglisë me gomone. Kemi ndenjur rreth 15 ditë rrugëve, 10 ditë ndenjëm në Francë në kamp, mal, shina treni… Një herë pas 2 orësh lundrim na u prish gomonia, na u prish motori. Aty ndenjëm gati gjysmë ore derisa e rregulluam dhe vazhduam rrugën. Kur hyrë me ujërat angleze, u prish moti dhe u acarua deti… filluan shumë dallgë dhe u thyen dërrasat më mes. Uji u fut brenda dhe ishim në rrezik mbytje.

Kam ardhur ilegalisht me varkë. Ka qenë shumë e vështirë pasi udhëtimi ka zgjatur gati 40 orë. Kur jemi nisur me thënë të drejtën, na kanë gënjyer. Na thanë për 7 orë dhe kur kemi dalë në det të hapur e kemi kuptuar që pas 40 orësh do të ishim në Angli. Për një moment menduam vetëm që të vinte shteti të na shpëtonte, pasi deti ishte shumë i keq dhe rrezikohet edhe jeta aty”, tregoi i riu.

/e.d

Next Post
Vëmendje! Zbuloni sekretin për ta joshur atë, bazuar në shenjën e horoskopit

Renditja/ Zbuloni se cilat janë shenjat më të zjarrta të horoskopit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Integrimi në BE, Rama me deputetët e PS: Siguria ushqimore nuk përmbush kriteret e BE. Faza përgatitore…

Integrimi në BE, Rama me deputetët e PS: Siguria ushqimore nuk përmbush kriteret e BE. Faza përgatitore…

January 16, 2026
LIVE-Mbledhja e grupit të PS, Rama: Evidentuam sfidat dhe vendosëm piketat për 2026!

LIVE-Mbledhja e grupit të PS, Rama: Evidentuam sfidat dhe vendosëm piketat për 2026!

January 16, 2026
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, xhaxhai i Elvis Shkëmbit kërkon ndryshimin e masës: Nuk ekzistojnë kushtet që të mbahem në paraburgim

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, xhaxhai i Elvis Shkëmbit kërkon ndryshimin e masës: Nuk ekzistojnë kushtet që të mbahem në paraburgim

January 16, 2026
Tiranë-Korçë 1 orë e 30 minuta? Tiranë-Qukës edhe mundet…

Barometri i sigurisë së jetës dhe i punës së Policisë së Shtetit për vitin 2025

January 16, 2026
I fali Trump-it çmimin e saj Nobel për Paqen, por… çfarë mori në këmbim Machado?

I fali Trump-it çmimin e saj Nobel për Paqen, por… çfarë mori në këmbim Machado?

January 16, 2026
Takimi i socialistëve në Pallatin e Brigadave nis me vonesë/ Gazetari: Mbledhja parashikohet e gjatë, do diskutohet për..

Takimi i socialistëve në Pallatin e Brigadave nis me vonesë/ Gazetari: Mbledhja parashikohet e gjatë, do diskutohet për..

January 16, 2026
Kokainën e fshihnin në lëkurë kafshësh, SPAK mbyll hetimet për grupin që trafikonin drogë nga Amerika Latine, autorëve u komunikohet akuza

Kokainën e fshihnin në lëkurë kafshësh, SPAK mbyll hetimet për grupin që trafikonin drogë nga Amerika Latine, autorëve u komunikohet akuza

January 16, 2026
“Duhet ta falim PD për Avokatin e Popullit se gjynah”/ Ironia e Manjanit: Edhe 100 herë u kemi thënë vini ore…

Dosja Toyota Yaris/ GJL rrëzoi vendimin e Apelit të GJKKO për Aurel Zarkën, Manjani: Vendim i drejtë dhe në përputhje me parimet…

January 16, 2026
Për ata që pyesin si është e mundur të futet në listën e zezë të vizave amerikane Shqipëria dhe të lihet jashtë Serbia

Për ata që pyesin si është e mundur të futet në listën e zezë të vizave amerikane Shqipëria dhe të lihet jashtë Serbia

January 16, 2026
Planet për një BE me dy nivele, Rama për Politico: Masat janë ide e mirë…

Planet për një BE me dy nivele, Rama për Politico: Masat janë ide e mirë…

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In