Policia e Gjirokastrës njofton se është ndaluar 17-vjeçari që ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet për abuzim seksual me një 10-vjeçar.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në prani të dy shtetasve të tjerë të mitur, 9 dhe 10 vjeç.
Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, gjatë hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë. Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.
Njoftimi i policisë;
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër:
-ndaluan një 17-vjeçar, i cili ishte i shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ky shtetas në prani të 2 shtetasve të tjerë të mitur, të moshës 9 dhe 10 vjeç, dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 10-vjeçar. Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Kakavijë, në hyrje të RSh-së.











