• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ikja e Metës, presidenti i ri do njihet me sekretet e shtetit dhe NATO-s pa u verifikuar për sigurinë! Kush do humbasë certifikatën, nga tradhtarët te alkoolistët

by Java News
27/05/2022 15:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Presidenti i ri që do të pasojë Ilir Metën në krye të shtetit shqiptar do të ketë akses në informacionet sekrete të shtetit shqiptar, të NATO-s dhe BE-së etj., pa u verifikuar për kushtet e sigurisë. Të njëjtin status do të ketë në raport me informacionet sekrete edhe kryeministri Edi Rama. Kështu parashikon një projekt i qeverisë për një ligj të ri për ruajtjen e informacionin e klasifikuar. Nga të gjithë funksionarët e lartë të shtetit shqiptar, nisma ligjore përcakton që vetëm presidenti dhe kryeministri, autorizohen që të kenë akses në tek informacioni i klasifikuar iu nënshtruar procedurave të verifikimit të sigurisë.

Çdo funksionar tjetër do t’i nënshtrohet verifikimit të kushteve të sigurisë, për t’u pajisur me certifikatë sigurie, për t’u njohur me informacionet sekrete. Informacioni i klasifikuar sekret përfshin çdo informacion të një natyre të tillë që prodhohet nga institucionet ligjzbatuese shqiptare, NATO-s, BE, shtetet dhe/ose organizatave të huaja, me të cilat Shqipërisë ka marrëveshje sigurie.

Drafti vjen në një kohë kur ka një shqetësim dhe alarm në rritje për depërtimin e spiunazhit rus në vendet Ballkanit, sidomos në vendet anëtare të NATO-s dhe aleate të SHBA-ve.

Nisma ligjore me 80 nene, i cili do të zëvendësojë ligjin e vitit 1999, me 33 nene, aktualisht në fuqi, parashikon hollësisht edhe rrethanat dhe kushtet ku një individi i hiqet certifikata e sigurisë. Sipas nismës ligjore që pritet të miratohet nga Kuvendit, për t’u kthyer në ligj, do të humbasin certifikatën e sigurisë personat e varur nga alkooli dhe përdoruesit e drogës. Do t’u hiqet certifikata e sigurisë personave që kanë sjellje të keqe, që kanë tendenca kriminale dhe risk përfshirje në krim të organizuar.

Nuk do të pajisen dhe nëse e kanë do t’u hiqet certifikata e sigurisë personave që kanë, janë apo tentojnë të angazhohet fshehurazi në organizata paligjshme, në veprimtari spiunazhi, terrorizmi, tradhtie, rebelimi apo dhune të armatosur ndaj rendit kushtetues. Ata që nxisin dikë të kryejë  veprimtari spiunazhi, terrorizmi, tradhtie, rebelimi apo dhune të armatosur ndaj rendit kushtetues. Në këtë listë të zezë përfshihen edhe bashkëpunëtorët e këtyre personave si dhe mbështetësit e tyre dhe të organizatave të paligjshme.

Do t’u hiqet certifikata e sigurisë për t’u njohur me informacione sekrete personave që kanë fshehur apo keqprezantuar një informacion të një rëndësie të madhe, ata që kanë gënjyer në gjatë plotësimit të pyetësorit të sigurisë apo intervistës së sigurisë, si dhe personat e dënuar për një apo për shumë vepra penale.

Në këtë listë janë përfshirë edhe personat, të cilët me anë të veprimeve konkrete ka shprehur mungesë besnikërie, besueshmërie dhe sigurie, ata që kanë shkelje sigurie apo që kanë tentuar dhe ka arritur të kryejë aktivitet të paautorizuar në sistemet e komunikimit të informacionit të klasifikuar./shqiptarja.com/m.j

Next Post
Luftimet në Ukrainë, Britania: Nëse Rusia arrin të fitojë ne nuk do jemi kurrë të sigurt

Luftimet në Ukrainë, Britania: Nëse Rusia arrin të fitojë ne nuk do jemi kurrë të sigurt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha thërret protestën e radhës të shtunën: PD po mendon edhe për zgjedhjet, primaret mund të shmangen!

Berisha thërret protestën e radhës të shtunën: PD po mendon edhe për zgjedhjet, primaret mund të shmangen!

November 3, 2026
Situata nga protestat, Panairi i Librit shtyhet për në muajin dhjetor!

Situata nga protestat, Panairi i Librit shtyhet për në muajin dhjetor!

November 3, 2026
Përkeqësohet moti/ Mjegull e dendur në Vlorë, ulet shikueshmëria e rrugës dhe vështirësi në qarkullim!

Përkeqësohet moti/ Mjegull e dendur në Vlorë, ulet shikueshmëria e rrugës dhe vështirësi në qarkullim!

November 3, 2026
Melania Trump njofton armëpushim humanitar mes Rusisë dhe Ukrainës në qytetin Oleshky

Shtëpia e Bardhë: Melania Trump do të organizojë të enjten takimin e përfaqësuesve rusë dhe ukrainasë

November 3, 2026
Izrael, opozita mblidhet për të formuar qeverinë

Izrael, opozita mblidhet për të formuar qeverinë

November 3, 2026
EMRI/ Qarkullonte i armatosur me pistoletë në automjet rrugëve të kryeqytetit, në pranga 20-vjeçari! Procedohen edhe dy familjarët, shkak…

EMRI/ Qarkullonte i armatosur me pistoletë në automjet rrugëve të kryeqytetit, në pranga 20-vjeçari! Procedohen edhe dy familjarët, shkak…

November 3, 2026
“Buxheti 2027 është tërësisht social”- Deputetja e PS: Ulja e TVSH nuk prek bizneset, por e rrit fuqinë blerëse!

“Buxheti 2027 është tërësisht social”- Deputetja e PS: Ulja e TVSH nuk prek bizneset, por e rrit fuqinë blerëse!

November 3, 2026
Mbahet gara botërore e ngjitjes së robotëve të CMG-së në malin Tai!

Mbahet gara botërore e ngjitjes së robotëve të CMG-së në malin Tai!

November 3, 2026
Zgjedhjet në SHBA, kur priten rezultatet e para dhe cilat gara do të jenë vendimtare?

Zgjedhjet në SHBA, kur priten rezultatet e para dhe cilat gara do të jenë vendimtare?

November 3, 2026
Grabitja e bankës te Komuna e Parisit, dyshime për ndihmë të autorit nga brenda! “Përlau” 60 mijë euro në tre minuta

Grabitja e bankës te Komuna e Parisit, dyshime për ndihmë të autorit nga brenda! “Përlau” 60 mijë euro në tre minuta

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In