Radhë të gjata automjetesh në dalje në Pikën Kufitare të Kapshticës. Mësohet se dhjetra automjete prej disa orësh presin në radhë për të kaluar drejt shtetit grek.
“25 vite e njëjta situatë, nuk kemi shtet”, shprehet një drejtues mjetesh.
Ndërkohë një tjetër emigrant tha se ndonëse zgjedhin të vijnë për festat në Shqipëri, siç ishte edhe rasti i Pashkëve, në kthim rrezikojnë punën. “Vijmë për të festuar, rrezikojmë punën”, tha ai.
ma.me