• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

DETAJE / Nga Tirana ikën “Sheratoni”, por në qershor vjen gjiganti “Hilton”

by A R
08/01/2018 09:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pa zhurmë e bujë, gjiganti i rrjetit të hoteleve të luksit, Hilton, ka njoftuar zyrtarisht të dhënat e hotelit për Shqipërinë. Në site-n zyrtar të hotelit www.hotelgardeninn3.com njoftohet se hoteli pritet të hapet në qershor të vitit 2018 dhe është vendosur në bulevardin “Gjergj Fishta” 1001”.

Hilton njofton se hoteli në Tiranë është i vendosur pranë qendrës së kryeqytetit. Dhomat do të kenë shërbim ditor dhe të gjitha ambientet do të kenë WiFi free. Hilton njofton se do të ketë hapësira për shërbime të ndryshme dhe largësia e hotelit nga aeroporti është vetëm 20 minuta.

Hoteli do të ketë gjithashtu një njësi shitje 24-orëshe për gjëra që zakonisht duhen për udhëtim dhe gjithashtu do të ketë shërbime 24 orë në linjën e biznesit.

Kuzhina dhe ushqimi në hotel do të marrin në konsideratë traditën vendase, duke mundësuar edhe shërbimin në dhomë.

Hoteli do të ofrojë dhoma të madhësive të ndryshme, shumica e tyre me ballkon me pamje nga kodrat rreth qytetit.

Hilton po vjen në një kohë kur kërkesa për shërbimet e luksit nuk është premtuese. Pak ditë më parë shpalli falimentin Sheraton Albania, hoteli prestigjioz me pesë yje, edhe pse gjatë aktivitetit në vendin tonë ofroi çmime poshtë standardit dhe shërbimeve që ofronte.

Sipas bilancit të konsoliduar të Mak Albania, – që përfshin Mak Albania Construction, Chateu Linza, Mak Travel dhe Sheraton Tirana Hotels & Towers, ku aktivitetin kryesor të grupit e ka hoteli, – humbjet e akumuluara në kapital në vite, përfshirë edhe 2016-n, arritën në total në gati 11 miliardë lekë, apo rreth 81 milionë euro. Kompania, e përqendruar në hoteleri e turizëm, rezulton se në vite ka shitur gradualisht pronat e saj, me vlerë shumë më të ulët se ajo kontabël apo ajo e investimit fillestar, çka i ka shtuar humbjet.

Edhe hotel Plaza, një investim vendas i të njëjtit standard nuk arrin t’i shfrytëzojë tërësisht kapacitetet. Numri i të huajve që e vizitojnë vendin nga viti në vit është në rritje, por shoqatat hoteliere bëjnë me dijë se kërkesa është e orientuar në hotelet e standardit të mesëm me 3-4 yje.

Nga ana tjetër, qeveria nëpërmjet Paketës Fiskale 2018, ka lehtësuar ndërtimin e hoteleve me 5 yje duke i përjashtuar nga taksat në 10 vitet e para të aktivitetit, por ekspertët e turizmit janë të frikësuar nëse këto investime janë në përputhje me kërkesën. /monitor

Next Post
I kërkoi “babagjyshit” një makinë për të shkuar në shkollë, Rama realizon dëshirën e vogëlushit të paralizuar

I kërkoi “babagjyshit” një makinë për të shkuar në shkollë, Rama realizon dëshirën e vogëlushit të paralizuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRI/ E pazakontë në Britani, e dashura merr “më qafë” trafikantin shqiptar të drogës!

EMRI/ E pazakontë në Britani, e dashura merr “më qafë” trafikantin shqiptar të drogës!

November 7, 2026
“PD nuk largohet dot nga dhuna!”- Analisti: Numrat në protestë janë fare modestë, Berisha i kompleksuar nga…

“PD nuk largohet dot nga dhuna!”- Analisti: Numrat në protestë janë fare modestë, Berisha i kompleksuar nga…

November 7, 2026
Përsëri tensione dhe përplasje në protestë mes studentëve e mbështetësve të PD-së! Braktiset Ministria e Arsimit, marshohet te Kryeministria

Përsëri tensione dhe përplasje në protestë mes studentëve e mbështetësve të PD-së! Braktiset Ministria e Arsimit, marshohet te Kryeministria

November 7, 2026
Protestuesit e maskuar shkulin pllakat nga trotuari dhe sulmojnë Policinë, efektivët përgjigjen me thirrje dhe hedhje uji

Protestuesit e maskuar shkulin pllakat nga trotuari dhe sulmojnë Policinë, efektivët përgjigjen me thirrje dhe hedhje uji

November 7, 2026
Aksident në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, makina del nga rruga dhe përfundon në arë! Zjarrfikësit ndërhyjnë për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar

Aksident në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, makina del nga rruga dhe përfundon në arë! Zjarrfikësit ndërhyjnë për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar

November 7, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelenskyy: ‘Marrëveshja e madhe’ e deklaruar nga Trump mund të jetë e rrezikshme!

November 7, 2026
Protestuesit me maska sulmojnë me gurë efektivët, djegin dhe kazanë! Policia u përgjigjet me spraj dhe topa uji për shpërndarje (FOTO)

Protestuesit me maska sulmojnë me gurë efektivët, djegin dhe kazanë! Policia u përgjigjet me spraj dhe topa uji për shpërndarje (FOTO)

November 7, 2026
Video/ Manaj nuk ndalet së shënuari, goli i radhës vjen në prag të Kombëtares

Video/ Manaj nuk ndalet së shënuari, goli i radhës vjen në prag të Kombëtares

November 7, 2026
“Nevojitet ndërhyrje urgjente për Erion Veliajn!”- Avokati Plarent Ndreca reagon nga Spitali Memorial i Fierit: Janë të drejta bazike! (VIDEO)

“Nevojitet ndërhyrje urgjente për Erion Veliajn!”- Avokati Plarent Ndreca reagon nga Spitali Memorial i Fierit: Janë të drejta bazike! (VIDEO)

November 7, 2026
Skemë mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim!

Skemë mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In