Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka firmosur këtë të hënë lirimin nga detyra të Florent Sulçe, drejtor i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në sistemin e burgjeve.
Në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë theksohet se në krye të këtij institucioni është emëruar z.Klevis Qose.
“Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka firmosur sot lirimin nga detyra të Drejtorit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në sistemin e burgjeve (SHKKB) z. Florent Sulçe.
Në këtë detyrë emërohet z.Klevis Qose.”, thuhet ne njoftim.
/a.r