“Ik q….dhe shko në ferr”
Trajneri i Chelsea José Mourinho po ‘kryqëzohet’ nga opinioni dhe mediat britanike dhe botërore pas sharjeve dhe ofendimeve që lëshoi ndaj mjekes së ekipit londinez, Eva Carneiro në ndeshjen me Swansea City.
Barazimi 2-2 i ka lënë një shije të hidhur portugezit që nuk e kapërdirë lehtë, pasi mjekja u fut në fushë në një moment të papërshtatshëm që sipas ‘Special One” i humbi klubit londinez 2 pikë.
Por pas ndeshjes, mediat kanë zbardhur edhe ofendimet e teknikut në drejtim të mjekes kur la ekipin me 9 lojtarë pas nisjes së mjekimit për Hazard. ““Hej, hej! Dil nga fusha tani. Ik q…, shko në ferr”, i ka thënë Mourinho mjekes. –