• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

TRONDITËSE/ Zyrtari francez: Pas trafikut të emigrantëve qëndron mafia angleze

by
14/08/2015 16:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

TRONDITËSE/ Zyrtari francez: Pas trafikut të emigrantëve qëndron mafia angleze

Autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar në vitet e fundit, herë me të drejtë e herë jo, e kanë drejtuar gishtin tek grupet kriminale të huaja, duke u atribuar atyre përgjegjësitë për aktivitetet kriminale, të organizuara ose jo, që zhvillohen në territorin britanik.

Por këtë të premte, një lajm i publikuar në një nga mediat më prestigjoze të vendit tregon një realitet, në mos tërësisht, pjesërisht ndryshe nga ai i paraqitur nga autoritetet.

Kryetari i bashkisë së një lokaliteti verior francez ka deklaruar se trafikantët britanikë janë përfshirë thellë në lëvizjen ilegale të emigrantëve nga Franca në Britani.

Kryebashkiaku i Teteghemit, Franck Dhersin ka deklaruar se automjete me dokumente angleze, të drejtuara nga eksponentë të asaj që ai e ka quajtur “mafia angleze”, shihen shpesh në zonën kufitare mes dy vendeve.

“Njerëzit në Britani që ankohen për emigrantët që përpiqen të arrijnë vendin nuk e kuptojnë që makinat janë angleze dhe pronarët e tyre anglezë”, ka thënë Dhersin.

Edhe një emigrant sirian që ka folur për BBC-në në kushte anonimati ka deklaruar se, u kishte paguar trafikantëve 15 mijë stërlina për të arritur Mbretërinë e Bashkuar nga vendi i tij dhe se shumica e tyre ishin britanikë.

Emigranti ka sqaruar se, 12 mijë stërlina i kishte paguar për të shkuar nga Siria në Francë dhe 3 mijë për të kaluar më pas në Britani përmes kanalit të La Manshit.

BBC, që ka bërë një vëzhgim të situatës, raporton në edicionin online se ka konstatuar makina me targa britanike në një kamp refugjatësh në rrethinat e lokalitetit Dankirk.

Sipas rrjetit informativ britanik, taktikat e emigrantëve në këtë zonë janë ndryshe nga ato të emigrantëve në Kalais, që përpiqen të kapen pas kamionëve apo të kalojnë telat me gjemba.

Pasi merren në automjete me targa britanike, ata çohen në disa lokalitete prej nga mund të hipin më lehtë nëpër kamionë dhe të arrijnë “tokën e premtuar”.

 

/TCH

Next Post

A mund të konsiderohet varësia ndaj shopingut si sëmundje?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com