• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Igumeni Sava Janjiç kërkon dialog për Kosovën në UNESCO

by Java News
16/11/2015 11:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sava Janjiç, igumeni i Manastirit të Deçanit, thotë se trashëgimia serbe duhet të zgjidhet në kuadër të dialogut të Brukselit para se çdo diskutim të mëtejshëm mbi statusin e UNESCO-s.

Përgjigje: Kjo nuk është koha për ngazëllim apo mëri. Vendimi i UNESCO-s dëshmoi se çështje të tilla të ndjeshme si trashëgimia kulturore në zonat post-konfliktuale duhet të diskutohen fillimisht me dialog.

“Pavarësisht zhgënjimit nga ana e Kosovës, besoj se rruga më e mirë është një diskutim mbi mbrojtjen afatgjate institucionale të trashëgimisë kulturore serbe në dialogun e Brukselit.

Duke qenë se mekanizmat e Ahtisaarit janë pak a shumë të humbura nga legjislacioni i Kosovës, na nevojitet një mekanizëm i qartë dhe i garantuar ndërkombëtarisht që do të na siguronte se pavarësisht se kush e drejton Kosovën, detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndalojnë ndryshime të njëanshme në legjislacion.

Paketa e Ahtisaarit mbi trashëgiminë ishte një nga elementet më të suksesshme të planit të Ahtisaarit dhe tani ka ardhur koha ta parashtrojmë këtë çështje në tryezë në Bruksel. Unë nuk mendoj se dialogu do të ngecë, sepse procesi i Brukselit është me rëndësi thelbësore që si Beogradi ashtu edhe Prishtina të ecin drejt integrimit në BE.

Ne mbetemi të hapur për dialog dhe kemi bërë thirrje për këtë gjatë muajve të fundit si e vetmja rrugë për të ecur përpara. Fushata e Kosovës për anëtarësim në UNESCO përkon me një projektligj problematik për trashëgiminë kulturore, gjë e cila ka shkaktuar reagimin e kishës tonë, e cila është treguar relativisht e rezervuar me shtypin”, ka thënë ai.

Next Post

Kjo 20-vjeçare është engjëlli i ri i Victoria's Secret (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rekrutohen për ‘punë’ në Rusi, dërgohen në luftë në Ukrainë. Prokuroria e Perusë nis hetime

Rekrutohen për ‘punë’ në Rusi, dërgohen në luftë në Ukrainë. Prokuroria e Perusë nis hetime

May 2, 2026
VIDEO / Zbardhet operacioni në Elbasan: 16 të arrestuar, 8 në kërkim dhe 27 kontrolle banesash

VIDEO / Zbardhet operacioni në Elbasan: 16 të arrestuar, 8 në kërkim dhe 27 kontrolle banesash

May 2, 2026
Pse Koreja e Veriut po nderon vetëm disa ushtarë të vrarë në luftën në Ukrainë?

Pse Koreja e Veriut po nderon vetëm disa ushtarë të vrarë në luftën në Ukrainë?

May 2, 2026
Trump do presë liderët, Izraeli qëllon në armëpushim, 13 të vrarë në Liban

Trump do presë liderët, Izraeli qëllon në armëpushim, 13 të vrarë në Liban

May 2, 2026
Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

“Berishës s’ia ka lënë babai PD-në”, Salianji: Absurde që një kandidat të përjashtojë kandidatët e tjerë nga gara

May 2, 2026
Pasojat 24 orëshe të testit Mereme!

Pasojat 24 orëshe të testit Mereme!

May 2, 2026
“SHBA na vodhi retë”, habit deputeti irakian: Sa nisi lufta e Iranit, filloi shiu!

“SHBA na vodhi retë”, habit deputeti irakian: Sa nisi lufta e Iranit, filloi shiu!

May 2, 2026
‘Bukuri e lashtë që sfidon destinacionet luksoze’, Liqeni i Ohrit shpallet më i bukuri në Europë

‘Bukuri e lashtë që sfidon destinacionet luksoze’, Liqeni i Ohrit shpallet më i bukuri në Europë

May 2, 2026
Falimenton kompania ajrore amerikane, rritja e çmimit të karburantit e godet rëndë

Falimenton kompania ajrore amerikane, rritja e çmimit të karburantit e godet rëndë

May 2, 2026
“I ka mbaruar mandati”, Alesia Balliu çon Berishën në gjykatë: Mos e lejoni të garojë më për kryetar të PD

Balliu ‘shpërthen’ ndaj Berishës: Si nuk the një fjalë për Rrjollin?! Je minus 300 mijë vota në 4 vite…

May 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In