• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Igli Hasani zyrtarisht ministër i Jashtëm, Xhaçka i dorëzon detyrën në prani të Ballukut

by Java News
12/09/2023 16:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka marrë zyrtarisht detyrën pas betimit në mesditë tek Presidenti i Republikës, Bajram Begaj. Ai u prit në ambientet e MEPJ nga paraardhësja, Olta Xhaçka dhe stafi diplomatik, ku u mbajt edhe ceremonia zyrtare e dorëzimit të detyrës, në prani edhe të Zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, u shpreh se prioritet kryesor i MEPJ do të vijojë të jetë integrimi evropian, teksa theksoi se kryesimi shqiptar i OSBE-së dhe angazhimi në Këshillin e Sigurimit e kanë rritur cilësisht rolin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

“Na takon neve të gjithëve që të përpiqemi të sjellim më shumë investime në vendin tonë, që ta ndihmojmë këtë progres cilësor që ka marrë ky vend kaq i bukur. Jam shumë i bindur që së bashku do të krijojmë modalitetet e duhura për të avancuar edhe më tej në rrugën që kemi përpara”.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani

Zv. Kryeministrja Balluku vlerësoi punën e deritanishme të ish-Ministres Olta Xhaçka, teksa i uroi suksese Ministrit të Jashtëm, Igli Hasani, në detyrën e re.

“Unë besoj se falë vizionit të qartë që Olta prej kohësh ka implementuar duke ngritur nivelin e MEPJ në një nivel tjetër dhe me dëshirën që unë e shikoj që Igli e ka të fortë për të vazhduar, vetëm punë të mira do të bëhen në të ardhmen dhe vetëm arritje të tjera do të shënojmë në diplomacinë shqiptare”.

Zv. Kryeministrja Belinda Balluku

Ish-ministrja Olta Xhaçka vlerësoi mbështetjen dhe angazhimin e trupës diplomatike, gjatë këtyre viteve që ajo i cilësoi si mjaft sfiduese por mjaft të suksesshme për diplomacinë shqiptare.

“Jam shumë krenare për avancimin e procesit të integrimit në BE dhe afrimin e ëndrrës së shqiptarëve për t’u rikthyer në Evropë dhe jam veçanërisht krenare për angazhimin e palodhur në mbështetje të Kosovës. Shqipëria sot gëzon një reputacion të admirueshëm në arenën ndërkombëtare sepse kemi ditur të përballemi me sfida të jashtëzakonshme”.

Ish-ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani prej nëntorit 2021 ka shërbyer si Koordinator i Dimensionit Ekonomik dhe Mjedisor të OSBE-së.

Ndërsa, më herët ka qenë Ambasador i Republikës së Shqipërisë pranë Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë, ku ka drejtuar Misionin e Shqipërisë në OSBE, nga janari i vitit 2018 deri më nëntor të 2021, kohë gjatë së cilës Shqipëria pati edhe kryesinë e radhës së OSBE-së.

/f.s

Next Post
Cila është zona më e shtrenjtë në Tiranë, rriten deri në 54% çmimet e referencës për kryeqytetin

Ndërtuesit kundër rritjes së çmimeve të referencës: Apartamentet do të shtrenjtohen me 35%

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Harmoni ngjyrash dhe formash/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

Harmoni ngjyrash dhe formash/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

June 21, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 22-të e protestës para Kryeministrisë, ja pjesëmarrja e tubuesve

VIDEOLAJM/ Dita e 22-të e protestës para Kryeministrisë, ja pjesëmarrja e tubuesve

June 21, 2026
Shqiptari i Luginës së Preshevës rri gatitu para xhandarit serb, por ja që merr turrin të shkojë në Tiranë për të protestuar kundër Edi Ramës

Shqiptari i Luginës së Preshevës rri gatitu para xhandarit serb, por ja që merr turrin të shkojë në Tiranë për të protestuar kundër Edi Ramës

June 21, 2026
VIDEO/ I bëri thirrje administratës që t’i bashkohet tubimit, protestueses ia ndërpresin fjalën

VIDEO/ I bëri thirrje administratës që t’i bashkohet tubimit, protestueses ia ndërpresin fjalën

June 21, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Kali i pushtetit

June 21, 2026
Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?!

Protesta që e di cilët do të heqë nga puna, por jo cilët dëshëron të marrë në punë

June 21, 2026
I shkruan emrin mbi një kosh mbeturinash, reagon Ardit Bido: Albin Kurti, ç’punë kanë aktivistët e VV të më piketojnë?

I shkruan emrin mbi një kosh mbeturinash, reagon Ardit Bido: Albin Kurti, ç’punë kanë aktivistët e VV të më piketojnë?

June 21, 2026
“Epsteini” ynë

Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë

June 21, 2026
“Pak relaks me llajkefollouve të gunës”, video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

“Pak relaks me llajkefollouve të gunës”, video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

June 21, 2026
Dita e 22-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë

Dita e 22-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë

June 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In