• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Idrizi: Vota e PDIU për reformat e mëdha pa asnjë kusht

by A R
06/03/2017 10:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet (PDIU) Shpëtim Idrizi ka zhvilluar një takim me strukturat e kësaj force politike në qytetin e Vlorës. Idrizi u shpreh se PDIU ka votuar reformat e rëndësishme në vend duke mos vendosur asnjë lloj kushti.

Në këtë takim ishte e pranishme edhe kryetarja e Forumit të Gruas në PDIU, Vjollca Braho si dhe kreu i PDIU-së Vlorë, Nikolin Hasanaj. Idrizi u shpreh se PDIU ka dhënë votat e saj për reformat e rëndësishme dhe pa asnjë lloj kushti. Sipas tij shqiptarët e Çamërisë janë anti-komunistë dhe PDIU është partia e të gjithë shqiptarëve. “Ishin votat e PDIU-së që mundësuan miratimin e reformës administrative, ashtu siç kanë qenë votat e PDIU-së, që ne i kemi dhënë për reformën në drejtësi, pa asnjë lloj kushti. Jam i bindur që shqiptarët e Çamërisë janë anti-komunistë. Jemi e vetmja parti politike, e cila kemi marrë nisma për hapjen e dosjeve, apo për heqjen e medaljeve për diktatorin Enver Hoxha. Unë s’mund të pranoj dot që shqiptarët e Çamërisë, pas 25 vjetësh, të mund t’i përdor dot ndokush për serbatorë votash. Ne jemi anti-komunistë, por ne jemi në shtëpinë tonë”, – tha kryetari i PDIU-së.

Gjithashtu Idrizi u shpreh se PDIU qëndron në mazhorancë për shkak të kauzave dhe jo për shkak të marrëveshjes.

“Unë jam shumë i lumtur sot që Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka qenë nga pikpamja mbështetëse, pjesë e mazhorancës, por ne s’kemi qenë asnjëherë dot pjesë e pushtetit, e megjithatë kemi arritur të shtohemi çdo ditë. Në këto zgjedhje jam i bindur që do t’i dyfishojmë mandatet tona me mbështetjen e qytetarëve shqiptarë. Nëse do të ishte për marrëveshje, ne nuk do të kishim asnjë arsye që të qëndronim në këtë mazhorancë, sepse as 1 % e marrëveshjes që ne kemi bërë nuk është zbatuar. Por, do të kishim shumë arsye të qëndronim për kauzat për të cilat ne jemi krijuar dhe që kemi gjetur mbështetje në këtë mazhorancë. Ashtu siç kemi qenë kritikë dhe do të jemi gjithmonë për kauzat tona që janë lënë mënjanë, apo janë harruar”, – u shpreh Shpëtim Idrizi gjatë takimit me strukturat në Vlorë.

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet tha se mbështet votimin dhe numërimin elektronik.

“Ne e dimë shumë mirë që zgjedhjet zhvillohen me një Kod Zgjedhor të bërë nga dy partitë e mëdha politike, që sot po ankohen. Ne e dimë shumë mirë që Shqipëria po vazhdon të jetë me parimin “Stalinist”, gjithë populli voton, kurse dy partitë e mëdha votojnë dhe PDIU e ka ndjerë këtë gjë mbi kurrizin e saj. Jemi e vetmja parti politike që na është hequr e drejta për të pasur numëruesin dhe kjo është e shkruar edhe në raportin e OSBE-ODIHR-it. Për sa i përket votimit dhe numërimit elektronik, PDIU ka mbështetur dhe do të mbështesë këtë sistem. Kur vijnë zgjedhjet nuk përgatiten komisionerë dhe numërues, por përgatiten mundësa dhe boksierë. Do doja sot t’i pyesja partitë e mëdha, se ku ishin në një vit e gjysëm? Komisioni për Reformën Zgjedhore ishte aty dhe nuk u mblodh. Mund të mblidhej në çdo moment nga dy bashkëkryetarët. Unë sot prap jam dakort për votimin dhe numërimin elektronik, por nuk e di nëse është e mundur të bëhet me kohën e mbetur”, -përmendi kryetai i PDIU-së.

Idrizi foli edhe për sulmet e padrejta që janë bërë sipas tij ndaj PDIU-së. “Të gjithë ata që në mënyrë të padrejtë sulmojnë PDIU-në me goditje poshtë brezit, unë e di shumë mirë që frymëzimin e kanë në Athinë. Nuk ka sot puthadorë të Athinës, që të muAnd të na ndalin në rrugën tonë. Çështja e shqiptarëve të Çamërisë është një çështje e të gjithë shqiparëve dhe fillon nga heqja e ligjit të luftës. As Athina dhe askush tjetër nuk mund të na ndalë në kauzat tona. Ne jemi parti kombëtare”,- tha Shpëtim Idrizi.

Në lidhje me zgjidhjen e çështjes çame kryetari i PDIU-së u shpreh se një studio britanike ka dorëzuar një studim fizibiliteti për rrugët që duhet të ndiqen. Idrizi tha se “është bërë një punë e jashtëzakonshme nëpër të gjitha kancelaritë e botës, për të lobuar dhe dokumentuar çështjen e shqiptarëve të Çamërisë. Nuk është e rastësishme që sot Brukseli zyrtar i kërkon Athinës dhe Tiranës, që të ulen në bisedime për çështjen e shqiptarëve të Çamërisë”. Po kështu Idrizi theksoi se është e papranushme që sot të moshuarit nuk lejohen të shkojnë në Greqi, vetëm për faktin se kanë të shënuar vendlindjen e tyre në Çamëri. Kryetari i PDIU-së foli edhe për një bashkëpunim me të ngushtë ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë, ndërkohë që theksoi se PDIU do të mbështesë shqiptarët në Maqedoni, Preshevë dhe Mal të Zi./b.d

Next Post
Taksa e pronës, FMN: Shqipëria mbetet prapa shumë vendeve, legjislacioni i ri kërkon konsensus politik

Taksa e pronës, FMN: Shqipëria mbetet prapa shumë vendeve, legjislacioni i ri kërkon konsensus politik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In