• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Idrizi: Politika po kalon vijën e kuqe, duhet të votoj Reformën

by Aalison Pearse Stevens
09/05/2016 10:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga qyteti i Lezhës në të cilën ndodhej në një aktivitet me PDIU Idrizi i ka bërë thirrje të gjithë politikanëve shqiptarë të votojnë Reformën në Drejtësi. Kreu i PDIU-së tha se politikanët shqiptarë e kanë kaluar vijën e kuqe përgjatë këtyre viteve dhe për këtë arsye, ai bëri apel që reforma në dejtësi të votohet sa më parë.

“U bë kohë që vërtitemi për reformën në drejtësi, pjesa morale, pjesa më e rëndësishme e institucioneve të Shqipërisë. Do të thoja sistemi autoimun i shoqërisë tonë. Ju e keni parë që gjatë gjithë kësaj kohe nuk e di çfarë presin dhe në çfarë artificash futet kjo reformë. Unë sot po ju them nga ky podium ne emër të PDIU-së: Politikanë shqiptarë, boll e keni kaluar vijën e kuqe dhe votojeni reformën në drejtësi, për të bërë për herë të parë drejtësi në këtë vend”, tha Shpëtim Idrizi para anëtarëve në qytetin e Lezhës.

Në fjalën e tij para anëtarëve, kryetari i PDIU-së u shpreh se në këto 25 vjet, deputetët e qytetit të Lezhës kanë ardhur nga Tirana, ndërsa me PDIU-në, deputeti do të jetë pjesë e qytetarëve të Lezhës.

“Politika shqiptare miqtë mi, në lista i ka dhënë qytetit të Lezhës vazhdimisht deputet. I ka dhënë deputet që vijnë nga Tirana dhe nga zonat e tjera. Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ju fton juve që të bëheni pjesë e saj, që për herë të parë të keni një deputet nga Lezha, i cili mos të shoh programet e partisë, por të shoh qytetarët e Lezhës. Unë jam i bindur që me praninë tuaj këtu, ju e keni djalin tuaj, ju i keni vajzat tuaja, ju mund të keni lezhjanin e parë në 25 vjet, që nuk do jetë peng i partive politike dhe i programeve të saj, por do të jetë detyrues për shqetësimet e qytetarëve të Lezhës”, u shpreh Idrizi.

Në këtë takim ishin të pranishëm dhe deputetët Aqif Rakipi, Mesila Doda e Tahir Muhedini. Nga ana e saj deputetja Mesila Doda tha se PDIU është gati të votojë menjëherë reformën në drejtësi, por theksoi se askush nuk mund të përfshijë nene që cënojnë familjen.

“Kemi deklarur që do e votojmë patjetër reformën në drejtësi dhe do i mbahemi këtij premtimi. Por të mos harrojmë, që askush nuk mund të fusi nene të ndryshme brenda reformës, të cilat cënojnë familjen. Kërkohet që bashkë me reformën sot, ne duhet patjetër që ti japim mundësi atyre që kanë orjentim të ndryshëm seksual. Jo! Ne jemi për familjen dhe nuk mund të pranojmë dot, që nesër martesa të preket dhe familja të preket. Ne nuk kemi fobi nga asgjë, nuk jemi homofobë, nuk kemi asnjë lloj çështje apo agresioni ndaj kërkujt, por ne besojmë fort që familja duhet mbështetur me të gjitha kushtet, nga ana ekonomike, nga ana sociale dhe sigurisht me një platformë të qartë, që bazohet fort në mirëqënien e familjes dhe në familjen burrë-grua-fëmijë. Kjo është PDIU që do na çojë përpara. Nuk do votojmë asnjë nen që prek Kushtetutën dhe që prek Kodin e Familjes”, u shpreh znj. Doda para anëtarëve në qytetin e Lezhës.

Ndërsa deputeti Aqif Rakipi tha se PDIU po merr mbështetje më të madhe në zonat e veriut.“PDIU është e hapur për të gjithë Shqipërinë. Bastioni më i madh flitet se është në zonën e jugut, por ne po marrim mbështetje  më të madhe në zonën e Veriut. Deputeti i Lezhës duhet të jetë këtu midis jush, që të qajë hallet tuaja dhe  jo të vijë nga Tirana”,  u shpreh Rakipi.

Ndërkohë deputeti Tahir Muhedini, tha se PDIU nuk është parti as e majtë as e djathtë, por parti e çështjes kombëtare.
“Nuk jemi as të majtë as të djathtë, por kemi një program kombëtar me disa kauza të mëdha. Ju bëj thirrje të gjithë lezhianëve që të anëtarësohen në këtë parti, për t’u përfaqësuar sa më mirë. Programi i partisë tonë është ta duam çështjen kombëtare dhe të votojmë për të”, tha z.Muhedini.

Ndërsa kryetari i PDIU-së në qytetin e Lezhës, Zef Doçi u shpreh se në zgjedhjet e ardhshme PDIU do dyfishojë votat në këtë qark.
“Kemi nisur strukturimin e partisë. Për të krijuar struktura në çdo fshat e lagje. Për të anëtarësuar këdo që do të jetë me ne. Për t’u gjendur në krah me njëri-tjetrin si asnjëherë më parë. Ftoj çdo lezhjan të bëhet pjesë e PDIU-së. Që në zgjedhjet e ardhshme të kemi më shumë hapësira. Më shumë deputetë e më shumë zë. Dhe sikurse këtu, në të gjithë Shqipërinë do të kemi dyfishim të rezultatit”, tha kryetari i PDIU në Lezhë Zef Doçi.

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet po zhvillon takime në kuadër të zgjedhjeve në parti që do zhvillohen në 21 maj dhe për anëtarësimet e reja.

ma.me

Next Post

Batutat e Ramës me amb. britanik: Shpresoj t’mos jetë hera e fundit që festoni Ditën e Europës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndezën zjarre pranë Parkut të Apolonisë dhe rrezikuan banesat, 2 piromanë të arrestuar dhe një nën hetim në Fier!

Ndezën zjarre pranë Parkut të Apolonisë dhe rrezikuan banesat, 2 piromanë të arrestuar dhe një nën hetim në Fier!

September 23, 2026
Berisha akuzon Ramën: Bllokoi udhëtimin e Presidentit Begaj si kryetar i delegacionit shqiptar në Ankara

Berisha mbledh sot Kryesinë pas ngjarjeve të fundit, pritet të zbulohet se çfarë strategjie do të ndjekë PD-ja!

September 23, 2026
“Milici terroriste”, mbreti i Arabisë Saudite: Houthit të pabesë, sulmi ndaj Mekës i pafalshëm

“Milici terroriste”, mbreti i Arabisë Saudite: Houthit të pabesë, sulmi ndaj Mekës i pafalshëm

September 23, 2026
Shuhet zjarri masiv tek Gjiri i Lalzit, Sako: Ndihmuan dhjetëra zjarrfikëse, s’u dëmtua asnjë hotel

Shuhet zjarri masiv tek Gjiri i Lalzit, Sako: Ndihmuan dhjetëra zjarrfikëse, s’u dëmtua asnjë hotel

September 23, 2026
Tani i Madh, Topi i Madh

Tani i Madh, Topi i Madh

September 23, 2026
Sa kushton karikimi i makinës? – Kostot, nga 1530-4554 lekë për të përshkuar 1,000 km rrugë

Sa kushton karikimi i makinës? – Kostot, nga 1530-4554 lekë për të përshkuar 1,000 km rrugë

September 23, 2026
Nga Tirana në kufi me Greqinë, transportojnë refugjatë drejt BE-së. Dy të arrestuar në Sarandë

Nga Tirana në kufi me Greqinë, transportojnë refugjatë drejt BE-së. Dy të arrestuar në Sarandë

September 23, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 23 shtator 2026: Peshqit hyjnë në ditë vendimtare për dashurinë

Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 23 shtator 2026: Peshqit hyjnë në ditë vendimtare për dashurinë

September 23, 2026
Vlora Hyseni nuk është rasti i parë. Altin Dumani hetoi edhe ish shefin e SHISH, Fatos Klosin

Vlora Hyseni nuk është rasti i parë. Altin Dumani hetoi edhe ish shefin e SHISH, Fatos Klosin

September 23, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

VIDEO/ Blushi sulmon hapurt Kurtin: Ka nxitur racizmin mes shqiptarëve! Thotë se jemi dardanë dhe…

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com