• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Idrizi: Në negociata po zgjidhen çështjet që i interesojnë Greqisë

by A R
26/03/2018 22:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, foli për negociatat direkte mes Shqipërisë dhe Greqisë për një sërë çështjesh të mbartura ndër vite.

Sipas Idrizit, deri tani janë shtruar dhe po marrin zgjidhje vetëm çështje që janë një interes madhor për Greqinë dhe jo për Shqipërinë.

Kryetari i partisë “çame”, radhiti se cilat janë ato sipas tij:

“Ligji për toponimet është kërkesë e grekëve, Shqipëria e ka bërë. Një ligj absurd, që ne të mbajmë toponimet e Greqisë. Në pasaportat e shtetit shqiptar, ka emërtime për njerëz që, vendlindjen e kanë në Çamëri, babai im ka lindur në Margëlliç, ka certifikatë lindje,  ka dhe pasaportën e shtetit shqiptar ku shkruhet Margëlliç. Sot është i detyruar ta ndqrrojë pasaportën dhe ta vëjë në greqisht, Margariti.

Ligji për minoritetet, ka qenë gjithashtu një kërkesë e Micotaqit që më 1993. Është absurd, sepse Kosova që është e detyruar me kushtetuan që ka, është një shtet me 6 minoritete. Shqipëria njohu 9 minoritete. Është hequr koncepti i zonave minoritare. Që më 1936, në kohën e Mbretit Zog, njihej Finiqi dhe Dropulli si zona minoritare. Greqia ndaj ka vendosur ta zhvendosë gjithnjë zonën minoritare drejt Himarës.

Kombësia nuk është çështje se si ndihesh, për është çështje fakti. Unë jam shqiptar me nënë e me babë dhe jam regjistruar shtetas shqiptar me nënë e babë shqiptare. Kjo është shumë e qartë edhe në konventën evropiane të të drejtave të njeriut.

Këto zona kanë diskriminim pozitiv, ka tabela në gjuhën greke dhe shqipe, kur Greqia nuk e njeh marrëveshjen kuadër dhe është një vend që e ka pastruar etnikisht Greqinë nga gjithë pakicat e tjera. Unë i kam këkruar ministrisë tonë të jashtme, që të këkrojë nga pala greke, që për shqiptarët që janë në zonën e Çamërisë, ku flasin të gjithë shqip, Shqipëria të kërkojëe statusin e kombësisë shqiptare që e kanë patur që më 1927.

Minoritarët mund të shkojnë edhe në Kukës, ne s’mund ta mohojmë këtë. Mos bëhemi kaq filantrop, se më pas do na dali që të vëmë dhe vende të përcaktuara në parlament.

Kërkesë e kahershme e Greqisë janë edhe varrezat e ushtarëve grekë në Shqipëri. Çështje si varreza dhe ligji i luftës vijojnë si çështje pajtimi. Ne s’kemi qenë në konflikt me Greqinë, por ishin ata që na shpallën luftë, dhe që mësynë, ulën flamurin shqiptar dhe ngritën atë të Vorio Epirit. Kryeministri grek i kohës, Metaksa, ishte i vetmi në Evropë që përshëndeti pushtimin e Shqipërisë nga Italia, si fashist që ishte.

Interesi i Shqipërisë do të ishte nisja nga kufijtë tokësorë. Protokolli i Firences nuk është ratifikuar kurrë nga Greqia. Është masakra e Pehskëpisë më 1995, pala greke edhe pse hyri në Shqipëri dhe vrau në territorin shqiptar, pala greke thoshte nuk jemi të sigurt nëse i kanë vrarë në terrirotrin shqiptar apo grek.

Interesi i Shqipërisë ishte për kufijtë tokësorë, interesi i Greqisë ishte për delimitimin e ujërave. Ne jemi futur me kokë në det për interesat e qeverisë greke”.

Idrizi ngriti dyshime se në tryezë po negociohen kufijtë detarë dhe jo zonat ekonomike ekskluzive, çka do të thotë se Greqia mund të kërkojë një kufi të ri detar dhe jo atë që është respektuar deri para marrëveshjes së 2009-s mes dy vendeve.

“Në momentin që përcaktohen kufijtë detarë, më pas nis ndarja për zonat ekonomike” – tha Idrizi në “5 pyetje nga Babaramo”, duke aluduar se edhe bisedimet për këtë qëllim kanë nisur.

Sa i takon mungesës së reciprocitetit, Idrizi shtoi:

“Shqipëria e nisi zbatimin për varrezat dhe gërmrimet e ushtarëve grekë, përse Greqia nuk e ka hequr, por është mjaftuar vetëm me një premtim”.

Kryetari i PDIU-së nuk e sheh çështjen çame vetëm si një çështje pronash.

Me heqjen e ligjit të luftës hapet rruga që shqiptarët e Çamërisë, që të shtrojnë për zgjidhje çështjen e pronave. Por çështja çame nuk është vetëm çështje pronash, por është një çështje historike, ka të bëjë me një gjenocid, që Shqipëria e njeh kështu zyrtarisht. 27 qershori është përcaktuar nga parlamenti shqiptar si dita e përkujtimit të gjenocidit të Çamërisë. Duhet shtruar kërkesa që shqiptarët e Çamërisë të kenë të drejtën e statusit të minoritetit etnik shqiptar./a.m.

Next Post
Ambasada ruse paralajmëron kundërmasa ndaj Shqipërisë

Ambasada ruse paralajmëron kundërmasa ndaj Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

August 16, 2026
Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

August 16, 2026
Kur hekurat e qelisë nuk janë pengesë/ Ish-krerët e UÇK-së votojnë në zgjedhjet e Kosovës nga paraburgimi

Hamza: Pas 6 vitesh në Hagë, 16 shtatori duhet t’i kthejë në shtëpi ish-krerët e UÇK-së

August 16, 2026
Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

August 16, 2026
Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

Tritoli i shkatërroi gjysmën e banesës, Ylli Zalla: Policia dhe bandat po tentojnë të më vrasin

August 16, 2026
Kush lufton me kancerin, nuk kthehet më kurrë e njëjtë! 

Shkrirja e Bashkisë Selenicë!

August 16, 2026
Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

Vuçiç paralajmëron zgjedhjet e parakohshme: Do t’i shpall shumë shpejt, do të jenë të vështira

August 16, 2026
Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

Sulm me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon 822 të rrëzuar dhe 7 viktima: Ukraina godet edhe fabrikën ushtarake

August 16, 2026
Sherr mes shitësve të biletave në Portin e Vlorës, njëri nxjerr thikën dhe plagos tjetrin

Sherr mes shitësve të biletave në Portin e Vlorës, njëri nxjerr thikën dhe plagos tjetrin

August 16, 2026
Qeveria e Jemenit pretendon se ka kryer gati 200 sulme ndaj rebelëve Huthi -

Qeveria e Jemenit pretendon se ka kryer gati 200 sulme ndaj rebelëve Huthi –

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com