• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Idrizi kërkon ndalimin e hyrjes në Shqipëri të anëtarëve të Agimit të Artë

by Java News
29/10/2016 14:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi reagoi sot në lidhje me kërkesat e përfaqësuesve të Agimit të Artë në Këlcyrë për varrezat e ushtarëve grekë.

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e përurimit të librit “Çamëria”, Idrizi tha se është e papranueshme të lejohet hyrja në Shqipëri e personave që flasin çdo ditë për Vorio-Epirin. Sipas Idrizit, edhe çamët kanë të drejtë të kërkojnë ngritjen e varrezave për të rënët e tyre në Greqi.

“Në Shqipëri janë ngritur dy varreza të ushtarëve greke, por kërkohen të tjera. Po ne nuk kemi të drejtë të kërkojmë varreza, nuk kemi të drejtë të nderojmë të rënët tanë? Dëgjova që më adresohej edhe një përfaqësues i Agimit të Artë dhe kërkonte që shqiptarët dhe çamët ti ndihmonin ata. Aq cinike është kjo sa unë ti drejtohem Agimit të Artë dhe ti kërkoj ndihmë. Nuk mund të pranojmë që në Shqipëri të hyjnë persona që flasin për Vorio-Epirin. Çështja e Çamërisë është çështje dinjiteti, reciprociteti për të gjithë shqiptarët.”- deklaroi Idrizi.

Ndër të tjera kreu i PDIU-së theksoi se çamët duan marrëdhënie reciproke dhe dialog me Greqinë.

“Nga njëri krah kemi ligj lufte nga krahu tjetër traktat miqësie. Ne duam marrëdhënie reciproke dialogu me Greqinë. Por nëse s’ka dialog dhe ka monolog çfarë të bëjmë ne. Të presim sa ti bjerë mendja Greqisë të heqë ligjin e luftës. Mbi ne nuk mund të vazhdojë diskriminimi. Nëse ka një komunitet që kërkon të ketë marrëdhënie të mira me Greqinë, absolutisht që jemi ne. Duam të kthehemi në shtëpitë tona, të marrim nënshtetësinë greke dhe të gëzojmë të gjitha frytet e lirisë. Po e kërkojmë këtë dialog, po me kë?”- u shpreh Idrizi.

Sipas kreut të PDIU-së, arsyeja përse Greqia nuk e heq ligjin e luftës ka të bëjë vetëm me sekuestron e pronave të Çamërisë.

“Tre vjet na është dashur të shkojmë me shkresa nëpër studio të ndryshme dhe tu tregonim shqiptarëve se ligji i luftës me Greqinë ekziston. Ligji i vitit 1940 është në fuqi për çështje pronësore. Për sekuestron e vendosur në pronat e shqiptarëve. Kjo është arsyeja që Greqia thotë njëherë do ta heq njëherë nuk e heq. Po të pyesësh babin tim, gjyshin tim dhe baballarët e të gjithëve këtu e kanë ditëlindjen të gjithë më 31 dhjetor. Nuk mundemi dot të vazhdojmë thjesht dhe vetëm ne ta mbrojmë këtë çështje.”- u shpreh Idrizi.

Një ditë më parë, gjatë aktivitetit të ‘JO-së greke’ mbajtur në Manastirin e Këlcyrës, kreu i Agimit të Artë për Rajonin e Janinës, Konstantinos Anagnostis tha se shqiptarët duhet të lejojnë hapjen e varrezave të reja në jug të vendit.

“Nuk jemi dakord me qëndrimin e shqiptarëve dhe të çamëve që janë kundër ndërtimit të varreve të reja ushtarëve tanë këtu dhe kjo nuk është e drejtë. Shqiptarët duhet të na ndihmojnë edhe neve që të rivarrosim eshtrat e të parëve tanë në këtë vend që kanë luftuar ndaj pushtuesit të përbashkët. Partia jonë Agimi i Artë, nuk i shikon shqiptarët si popull armik sepse jemi komshinj të mirë dhe si cdo shtet edhe me Shqipërinë, ne kemi kufijtë tanë dhe secili i respekton ato. Ndërsa shqiptarët, në raport me bashkëatdhetarët tanë këtu në jug të Shqipërisë, përgjithësisht sillen mirë por ka edhe qëndrime ekstreme ndaj tyre por besoj se janë në minorancë” tha Anagnostis.

Next Post
Meta viziton një fermë blegtorale në Fier: Rrugë e zhvillimit të sigurt

Meta viziton një fermë blegtorale në Fier: Rrugë e zhvillimit të sigurt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

August 15, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

President nga zarfi

August 15, 2026
“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

August 15, 2026
Apeli liron Petri Bozon nga burgu, i jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

Apeli liron Petri Bozon nga burgu, i jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

August 15, 2026
Zjarret/ Lura mbetet vatra më problematike, Nufi: Kemi hapur korridore me fadroma për të ndalur flakët drejt banesave

Zjarret/ Lura mbetet vatra më problematike, Nufi: Kemi hapur korridore me fadroma për të ndalur flakët drejt banesave

August 15, 2026
Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

August 15, 2026
Greqia në alarm nga zjarret, rrezik shumë i lartë në Atikë, Kretë dhe ishujt e Egjeut

Greqia në alarm nga zjarret, rrezik shumë i lartë në Atikë, Kretë dhe ishujt e Egjeut

August 15, 2026
Ambasadori shqiptar në Britani ngre alarmin: Emigrantët po përdoren politikisht

Ambasadori shqiptar në Britani ngre alarmin: Emigrantët po përdoren politikisht

August 15, 2026
Ministria e Mbrojtjes: 23 vatra zjarri në Shqipëri, 13 ende aktive, ja zonat më problematike

Ministria e Mbrojtjes: 23 vatra zjarri në Shqipëri, 13 ende aktive, ja zonat më problematike

August 15, 2026
Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

Miti i diasporës së ndriçuar politikisht

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com