• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Idrizi e shpreh hapur: Duhet të shkojmë në zgjedhje me një listë me PD-në

by Ardit Rada
05/01/2021 08:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi dërgimi i çështjes së detit në një Gjykatë ndërkombëtare, duhet të ishte bërë  me referendum.

I ftuar në ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv, Idrizi ka ngritur disa pyetje sipas së cili lënë hije dyshime se Shqipëria ka bërë një marrëveshje të fshehtë me Greqinë.

Së pari sipas Idrizit kush ishte ai që mori vendimin që kjo çështje të shkonte në një gjykatë ndërkombëtare dhe së dyti pse në Hagë dhe jo në Hamburg e cila është e specializuar “për detin”.

“Shpallje në mënyrë të njëanshëm të zgjerimit të hapësirës detare, e paralajmëruar se Mitrotakis deklaroi në parlament që Greqia do të zgjerohet, Greqia tha do të zgjerohet dhe “për këtë jemi marrë vesh me palën shqiptare”.

Është një akt që i pararend dekretit të pritshëm. Ajo që të bën përshtypje duket që ka një marrëveshje të heshtur dhe që Shqipëria nuk po e kundërshton. Është për të ardhur keq që Rama ka bërë avokatinë e palës greke, duke u justifikuar, fillimisht tha se ‘nuk e ka me ne’, pastaj tha ‘se ka të drejtë’.

Konventa për detin thotë që çdo shtet ka të drejtë të zgjerohet, por neni 15 i saj thuhet që aty ku gjeografia nuk e lejon siç është rasti i Shqipërisë me Greqinë, bëhet me marrëveshje. Këtu janë përdorur dhe arsyetime të tilla që dhe Shqipëria e ka bërë, por nëse ne do i shohim aktet flitet për gjë tjetër, se në 1971 Shqipëria vendosi marrëdhënie diplomatike me Greqinë  dhe në 1976 Shqipëria deklaroi i shtriu kufijtë në 15 milje, ku kishte më shumë parasysh distancën me Italinë që janë 80 milje.

Në 1991, pas konventës që 1982 Shqipëria për ta bërë kontabël, nga 15 shkoi në 12 milje. Ka ca pyetje që duhet sqaruar, si është e mundur që ushtroi këtë të drejtë Greqia, ligji për kufirin në Greqi daton 1936, si është e mundur që nga 1936 dhe deri më sot nuk e ushtroi të drejtën për t’u zgjeruar, si është e mundur prej 42 vitesh nga 1982 nuk e ushtroi këtë të drejtë apo nuk e ushtroi këtë të drejtë që nga 1991 ku Shqipëria kaloi nga 15 në 12.

Madje Rama herën e fundit na thoshte ku janë 12 milje Greqia mund të shtrihet rehat, ku nuk janë 12 milje, ose marrëveshje ose në gjyq, këtu ka një lojë nga ana e kryeministrit. Se kur nuk janë 12 milje, një shtet ka marrëveshje ose në gjykatë. Rama “ca është e tyre është e tyre, ca është e jona është e diskutueshme’.

Aty ku i ka, i merr, aty ku nuk i ka ne shkojmë në gjykatë. Kush e mori vendimin që të shkojmë në Gjykatë? Nuk e dimë se çfarë është bërë për 7 vjetësh, kemi një grup negociator që duhet të diskutojnë me Greqinë, jo për ujërat territoriale, por zonën ekskluzive ekonomike. Natyrshëm shtrojmë pyetjen në 7 vjet ca është bërë? Pse në gjykatën e Hagës dhe jo të detit në Hamngurd”, tha Idrizi, në Report Tv.

Ndalur këtu, te dërgimi i kësaj çështje në gjykatën e Hagës, për Idrizin shanset që Shqipëria të fitojë janë shumë të pakëta dhe për këtë jep argumentet e tij.

“Ne nuk kemi kapacitete të diskutojmë dhe ndërkohë e dimë mirë që nëse e çojnë në Gjykatë ndërkombëtare ka pak gjasa ta fitojnë. Shqipëria nuk ka kapacitet për të negociuar, do ketë kapacitet për të shkuar në Hagë, kur nuk kemi ekspertizë, jemi përballë një shteti që çështjen e detit dhe avokatinë është në nivele të larta”, tha Idrizi.

Duke shkuar përtej çështjes së detit dhe duke u ndalur te zgjedhjet e 25 prillit, Idrizi sqaroi se sa i përket koalicioneve, PDIU do të jetë krah PD-së, në qëllimin e përbashkët për të rrëzuar “diktaturën e kryeministrit Edi Rama”. Ai tha se ka këmbëngulur që opozita të dalë me një listë të përbashkët dhe jo 2 siç po diskutohet.

“Opozita është e vonuar në këto zgjidhje, unë qëndroj mendimeve që po bëj përpjekt e mia që ne duhet të bëjmë një koalicion. Kemi qenë 4 vjet bashkë, të vendoset në një koalicion.

Kush ta hallin e listave, çdo kush nga partitë politike mund të cedojë nga interesat e saj të hymë me një listë, unë jam për këtë, por e di që janë në momentet e fundit të një studimi si maksimalizohen votat. Ne do bëjmë marrëveshje me PD, nëse do shkojmë me 2 lista”, tha Idrizi./a.p

Next Post
“Nëna u lidh me një tjetër”/ Djali i Zhanetës zbardh krimin, zbulon kush e siguroi automatikun

“Nëna u lidh me një tjetër”/ Djali i Zhanetës zbardh krimin, zbulon kush e siguroi automatikun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nesër demonstrata e opozitës, drejtori i Policisë së Shtetit: Janë marrë masat për protestë paqësore

Nesër demonstrata e opozitës, drejtori i Policisë së Shtetit: Janë marrë masat për protestë paqësore

May 7, 2026
Projektrezoluta e PE për Shqipërinë, Balla i pëgjigjet Berishës: S’ishin 300 ndërhyrje, por amendamente!

Projektrezoluta e PE për Shqipërinë, Balla i pëgjigjet Berishës: S’ishin 300 ndërhyrje, por amendamente!

May 7, 2026
Raporti i PE/ Berisha: Me votën për Ballukun, i keni futur thikën pas shpine procesit të integrimit

Raporti i PE/ Berisha: Me votën për Ballukun, i keni futur thikën pas shpine procesit të integrimit

May 7, 2026
Kufiri me Greqinë, Ministri i Jashtëm: Çështja në Hagë brenda vitit

Kufiri me Greqinë, Ministri i Jashtëm: Çështja në Hagë brenda vitit

May 7, 2026
“E dhimbshme të shohësh që Shqipëria nuk siguron asnjë gramë naftë”/ Karakaçi i përgjigjet Bozdos

“E dhimbshme të shohësh që Shqipëria nuk siguron asnjë gramë naftë”/ Karakaçi i përgjigjet Bozdos

May 7, 2026
“Azemi dhe Berisha janë përplasur”, Rudina Hajdari: PD ka nevojë për figura të tjera! Po të ishte babi gjallë, nuk…

“Azemi dhe Berisha janë përplasur”, Rudina Hajdari: PD ka nevojë për figura të tjera! Po të ishte babi gjallë, nuk…

May 7, 2026
Akuzohen për korrupsion, Kina dënon me vdekje dy ish-ministra të Mbrojtjes

Akuzohen për korrupsion, Kina dënon me vdekje dy ish-ministra të Mbrojtjes

May 7, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 8 Maj 2026

May 7, 2026
Hoxha takon Mark Rutten: Aleanca Veri-Atlantike më e rëndësishme se kurrë

Hoxha takon Mark Rutten: Aleanca Veri-Atlantike më e rëndësishme se kurrë

May 7, 2026
PD kërkoi interpelancë për AKSHI-n, mazhoranca e rrëzon me 60 vota

PD kërkoi interpelancë për AKSHI-n, mazhoranca e rrëzon me 60 vota

May 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In