• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Idiotësia e dobishme e Agron Shehajt

by Denis Dyrnjaja
10/04/2025 09:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Denis Dyrnjaja

Jo çdo idiotësi është e dëmshme, ose me saktë, ka raste që dëmi i saj shndërrohet në dobi, pasi kupton se si duhet të veprosh në të kundërt të asaj që propozohet, për të shmangur marrëzi, jo rrallë edhe marrëzi kolektive që na kanë parë sytë në periudha të ndryshme kohore, nga mentorë pa mend, kryesisht që vijnë nga periferitë e politikës. Një idiotësi të dobishme kreu se fundi deputeti Agron Shehaj, që ka ndërkohë statusin e sipërmarrësit privat, por pretendon të bëhet një ditë edhe kryeministër i Shqipërisë dhe drejtues i qeverisë.

Sot nuk doja të komentoj ëndrrat politike të Agronit, pasiqë do harxhoja panevojshmërisht si kohën time, por edhe kohen e çdo lexuesi. Ndërkaq dëshiroj t’i kushtoj vëmendje pikërisht një idiotësie të dobishme të shprehur prej tij, që lidhet me një propozim publik që çon në mbylljen e RTVSH. E cilësoj idiotësi të dobishme sepse pa dashje deputeti aspirant për kryeqeveritar, me kërkesën e tij për mbylljen e radios dhe televizionit të vetëm shtetëror, na kujtoi mbylljen masive të dhjetëra uzinave dhe fabrikave në vitet ’90, me ndryshimin e madh që ndodhi asokohe, nga një ekonomi e centralizuar, në ekonomi të tregut të lirë, e cila erdhi si rezultat i pluralizmit politik e demokracisë në Shqipëri.

Sigurisht që teknologjia në këto fabrika dhe uzina të asaj kohe, nuk ishte e vjetër dhe shpesh me kosto të mëdha mirëmbajtjeje, por zgjidhja nuk ishte prishja apo rrafshimi i tyre, por modernizmi dhe rentabiliteti që do të mbante në punë qindra mijëra njerëz, të cilët u përballën me të famshmen “asistencë sociale” një lloj pagese shtetërore për të mbajtur frymën gjallë pas mbylljes masive të tyre por edhe ekonominë e vendit. Shqipëria dispononte një bazë prodhimi të gjerë që nga industria e lehtë e prodhimit të përpunimit të mallrave të konsumit ushqimor dhe veshjeve deri te industria e rëndë për prodhimin dhe përpunimin e metaleve apo hidrokarbureve. Kishim fabrika për plehrat kimike për bujqësinë, si ajo e Superfosfatit në Laç, apo Azotikut në Fier. Kishim rafineri nafte në Ballsh dhe disa kombinate industriale në Tiranë, Korçë e Berat. Kishim një uzinë për prodhimin e telave në Shkodër dhe fabrika për përpunimin e duhanit po në Shkodër e Elbasan. Kishim teknologë e mercologë për prodhimin dhe kontrollin e ushqimit, si dhe një trupë të kualifikuar për bujqësinë dhe blegtorinë, bashkë me të gjithë bazën prodhuese e përpunuese të produkteve e nënprodukteve në këtë sektor jetik për shoqërinë dhe ekonominë. Ishin të gjitha të mundshme për t’u përshtatur me implementimin e teklogjjsë se re, për të vijuar transformimin e nevojshëm e për t’u bërë të konkurueshme për tregun vendas dhe atë ndërkombëtar.

Por në vend të kësaj strategjie vizionare të munguar, u zgjodh rruga më e shkurtër, i mbyllëm thuajse të gjitha dhe çuam çdo gjë për skrap. Shumëçka u mbyll si e panevojshme dhe e padobishme, duke shpërbërë me një të rënë të lapsit, qindra milionë në mos miliarda dollarë vlera prodhuese. Pra bëmë me ndërgjegje të plotë një idiotësi që në fakt ishte një marrëzi kolektive e paimagjinueshme, për shkak të euforisë së momentit që erdhi bashkë me lirinë e munguar. Ajo që pas disa vitesh u kuptua se ishte gabim, në fakt ishte një faj i rëndë në përmasat e një krimi kolektiv, për të cilën askush nuk mbajti përgjegjësi, duke hedhur në kosh të plehrave një pasuri të tërë shtetërore e kombëtare.

Gjithsesi në marramendje lirie edhe fajet ndoshta ishin të falshme edhe idotesitë e marrëzitë kolektive gjithashtu, por sot jo. Nuk mund të bëjmë të njëjtin gabim që shkon me koshiencë në faj. Pra sot një idiotësie si ajo e propozuar nga ligjvënësi aksidental Agron Shehaj i futur në politikë në mënyrë rastësore dhe i shndërruar në protagonist në mënyrë aksidentale dhe populiste, nuk mund të kthehet në refenrcë vendimmarrëse shtetërore. Është pikërisht propozimi i tij për të mbyllur RTVSH pasi është jo rentabël dhe me kosto për buxhetin e shtetit dhe taksapaguesit ajo që duhet të na zgjojë dhe të na kujtojë se mbyllja është gjëja më e kollajtë por dhe e gabuar dhe se shkatërrimi nuk është zhvillim.

RTVSH vërtetë sot nuk është në pritshmëritë e kohës dhe nivelit që i takon të jetë si institucion dinjitar publik, por kjo s’do te thotë se zgjidhja është zhbërja. Në çdo rast ky institucion mediatik, është një aset i madh nga çdo pikëpamje që duhet ruajtur dhe modernizuar në filozofi dhe teknologji. Pyetja që në fakt është dhe sfidë e madhe, por jo e parealizueshme është, a e modernizojmë dhe përshtatim dot me kërkesat, standardet e kohës dhe interesat e publikut, se për ta mbyllur ka patur plot idiotë të dobishëm para deputetit “inovator” që kanë propozuar të njëjtën gjë që është më e kollajta?!

Ndaj dryni i Agronit nuk është një mundësi e mirë dhe kjo nuk është mundësia që duhet.

Next Post
“Sistemi ishte nën urdhërat e pushtetit politik. Asnjë ministër nuk u burgos më parë”, Rama: PS, garant që shpata e ndëshkimit të jetë në duart e drejtësisë

“Sa të zbresë sherifi në qytet...”, Rama - komentuesit: Do ta shohim kush do të zbresë e kush do të bjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
Listë me çmime fikse për 3 muaj, ministrja Ibrahimaj: “Pasqyra e Çmimeve” për 160 produkte del në tetor!

Paketa Fiskale/ Ibrahimaj zbulon çfarë ndryshon në 2027, ja sa synon të shkojë pensioni minimal

November 4, 2026
Humbja e republikanëve në SHBA/ Aktivisti tregon çfarë duhet të ndryshojë partia e Trump, mesazh edhe për shqiptarët

Humbja e republikanëve në SHBA/ Aktivisti tregon çfarë duhet të ndryshojë partia e Trump, mesazh edhe për shqiptarët

November 4, 2026
Trump shqyrton shkarkimin e Pete Hegseth nga posti i sekretarit të Mbrojtjes

Trump shqyrton shkarkimin e Pete Hegseth nga posti i sekretarit të Mbrojtjes

November 4, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Lufta diskreditoi konceptin ‘Amerika e para’”, Bimo: Zgjedhjet, referendum ndaj presidencës Trump

November 4, 2026
Udhëzimi i ri i Shëndetësisë, ndryshojnë rregullat për kontrollin mjekësor të lejeve të drejtimit të automjeteve

Udhëzimi i ri i Shëndetësisë, ndryshojnë rregullat për kontrollin mjekësor të lejeve të drejtimit të automjeteve

November 4, 2026
Ekspertët pezullojnë kërkimet për 69-vjeçarin e zhdukur në Elbasan, shkak rrezikshmëria që paraqet ndërtesa

Ekspertët pezullojnë kërkimet për 69-vjeçarin e zhdukur në Elbasan, shkak rrezikshmëria që paraqet ndërtesa

November 4, 2026
Hoxha takon Beyer në Berlin: Në fokus, angazhimi më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Hoxha takon Beyer në Berlin: Në fokus, angazhimi më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

November 4, 2026
Rikonfigurim i pushtetit në Uashington, fitorja e gjerë e demokratëve, përplasjet e brendshme te republikanët dhe qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë

Rikonfigurim i pushtetit në Uashington, fitorja e gjerë e demokratëve, përplasjet e brendshme te republikanët dhe qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë

November 4, 2026
“Shkatërruan protestën”, Berisha: Flamingot i “kapën për fyti”…

“Shkatërruan protestën”, Berisha: Flamingot i “kapën për fyti”…

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In