• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Idili patriotik Kosovë-Shqipëri humbi me sfidën e parë të Covid-19

by Ben Andoni
19/03/2020 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ashtu si mund të themi se ka humbur krejtësisht idilizmi mes Shqipërisë dhe Kosovës në këto ditë, ashtu mund të kujtojmë se edhe Bashkimi Evropian, kjo familje e madhe e aspiratave të lartme, duket gati e shpërbërë para një armiku të padukshëm, që e ka gjunjëzuar botën. Sot, të gjithë vendet evropiane i kanë mbyllur kufijtë njëri-tjetrit dhe të gjithë bashkë pjesës tjetër të botës, si masë ndaluese ndaj Covid-19. Në një farë mënyre të gjithë traktatet, pohimet dhe premtimet e bashkëpunimit dhe kundërveprimit si një trup i vetëm, para çdo halli të përbashkët, janë harruar. Brukseli është vendi nga ku përcillen më pak lajme sot, që më së shumti po gjenerojnë nga klinikat dhe shtabet e task-forcave. Tashmë, secili shikon sinorin e vet.

A është vallë koha për një stad të ri ndërkombëtar, që mund të interpretohet edhe si rendi i ri? Kjo është herët të thuhet para se të kalojë Covid-19 dhe mbi të gjitha pas kohësh, kur bota të kalojë krizën e re, që u afrua shumë më shpejt sesa ishte menduar.

Por, në argumentin tonë është Kosova dhe Shqipëria. Të gjithë kryeministrat e këtej dhe andej kufirit janë betuar për bashkëpunim, kanë bërë e stërbërë shqiponja nën dekore lbyrëse pa sens mase kuq-e-zi në pesë takime rresht ministrore dhe një tjetër parashikuar këtë pranverë, që me gjasë nuk mund të bëhet, ose në kushte më normale mund të bëhet përmes webecs-eve. Gjithsesi, ja ku jemi, gati një javë pas karantinës së detyruar dhe palët qeverisëse në Shqipëri e Kosovë sillen si dy shtete realisht krejt e pa asnjë lidhje me njëra-tjetrën, njësoj si çdo shtet fqinj në kontinent. Kanë kufirin e bllokuar mes tyre, nuk shkëmbejnë mesazhe (të paktën publike), nuk shprehin shqetësime dhe apele për njëri-tjetrin dhe më keq akoma nuk kanë një plan sesi mund të aksesohen ose të integrohen duke e ndihur sa më shumë kalimin e kësaj plage të paprecedentë për njerëzimin.

Por, ironia shkon edhe më tej: Serbët, gjithashtu, e kanë harruar Kosovën, kuptohet përveç katër komunave të Veriut, që gjithçka e kanë të lidhur me Serbinë dhe nuk i binden asnjë autoriteti shtetëror të Kosovës. E të kujtosh, se në të gjithë procesin e tyre të heqjes së njohjeve, mëtojnë se e kanë të shenjtë Kosovën, atëherë kupton realisht sesa e drejtë ka qenë pavarësia e Kosovës. Ajo është e vetme, përballë kësaj sfide të madhe (për fat të keq, pushtetarët e saj po e nxijnë sërish me keqkuptimet skajore dhe përçarjet e pakompromis) ashtu si çdo vend tjetër. Kosovës i duhet të përballë me resurset e veta humane dhe logjistike, me vendimet e shtetarëve të saj, atë që çdo shtet larg traktateve, memorandumeve, po e kalon krejt i vetëm. Nga ana e saj, Shqipëria është mbyllur e tmerruar dhe me sherret, që edhe në këtë kohë nuk mungojnë, kurse serbët kanë vendosur gati një rend ushtarak para të keqes së Covid-19, që kërcënon këdo.

Idili patriotik i Kosovës, në këtë kohë humbi, qoftë nga Shqipëria që e quan veten aq afër dhe deri te Serbia, që e mban të ngulur në preambulën e saj, sepse dihet: pragmatizmi ka kanone të rregullta dhe të qarta, qoftë edhe për kinse patriotizmin. (Javanews)

Next Post
Shpërthejnë memet për koronavirusin, FOTO pikante nga dita e 7 e karantinës

Shpërthejnë memet për koronavirusin, FOTO pikante nga dita e 7 e karantinës

Comments 2

  1. Musa says:
    6 years ago

    Zoti Kurti bole kandari fare

    Reply
  2. Musa says:
    6 years ago

    Hashim Thaqi per KRYEMINISTER

    Reply

Leave a Reply to Musa Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e opozitës, Vangjeli: Rama i dha ‘oksigjenin’ e munguar

Protesta e opozitës, Vangjeli: Rama i dha ‘oksigjenin’ e munguar

January 27, 2026
“Kush të ka bërë traumë jetën, mami apo babi?”/ Komentet e rënda të Rogertit, Mali në lot: Ku e merr ti guximin të luash me familjen time

“Kush të ka bërë traumë jetën, mami apo babi?”/ Komentet e rënda të Rogertit, Mali në lot: Ku e merr ti guximin të luash me familjen time

January 27, 2026
Një histori shqiptare me Donald Trump që vjen si fotokopje!

Një histori shqiptare me Donald Trump që vjen si fotokopje!

January 27, 2026
“Nuk duhet të shqetësohen gazetarët, por profesionistët e shpifjes”/ Manja: Duhet të kemi kod të ri penal

“Nuk duhet të shqetësohen gazetarët, por profesionistët e shpifjes”/ Manja: Duhet të kemi kod të ri penal

January 27, 2026
Tabaku: Vendin nuk e nxin opozita, por qeveria

‘Ligjin penal e keni përdorur si mjet presioni, të shfuqizohen nenet..’, Tabaku: Shpifja dhe fyerja nuk mund të jenë vepra penale

January 27, 2026
Apartamente, makinë, cash dhe 16 llogari bankare, zbardhet pasuria e deputetes së “Shqipëria Bëhet”

Apartamente, makinë, cash dhe 16 llogari bankare, zbardhet pasuria e deputetes së “Shqipëria Bëhet”

January 27, 2026
“Zonja Kos, mos u bëj bozë”, Flamur Noka i bashkohet kritikave në kor të PD kundër Komisioneres së Zgjerimit të BE

Flamur Noka thirrje Ramës: Hap krahun, do kesh fundin e keq, më beso! E ke mbushur kupën

January 27, 2026
Kreu i NATO-s: Na duhen garanci të forta sigurie, që Rusia kurrë më mos të guxojë të prekë asnjë kilometër

Rutte: Serbia të dënojë autorët e Banjskës dhe sulmin ndaj KFOR, Vuçiç duhet të mbajë premtimet

January 27, 2026
Pas telefonatës me Trump, Carney mohon të jetë tërhequr nga fjalimi i tij në Davos: E kisha me të vërtet atë që thashë

Pas telefonatës me Trump, Carney mohon të jetë tërhequr nga fjalimi i tij në Davos: E kisha me të vërtet atë që thashë

January 27, 2026
Ish-ambasadori zbulon ‘të fshehtën’ e takimit emergjent Rama-Kurti: I ka përcjellë mesazhin e…

Ish-ambasadori Arben Çejku: Vizita e Ramës në Izrael ishte e guximshme dhe pragmatike

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In