• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

IDF miratoi pushtimin, nis zhvendosja e banorëve në qytetin e Gazës

by A R
14/08/2025 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ushtria izraelite njoftoi të mërkurën se kishte “miratuar” një plan për të pushtuar qytetin e Gazës, më të madhin në enklavën e rrethuar palestineze, si pjesë e një faze të re të operacioneve të saj me qëllime të deklaruara publikisht për shkatërrimin e Hamasit dhe garantimin e lirimit të pengjeve të mbetura.

Në terren, dëshmitarët raportuan sulme ajrore jashtëzakonisht intensive në qytet, praninë e tankeve izraelite dhe shpërthime të fuqishme në lagjet Tal al-Hawa dhe Zaitoun, ku ushtria izraelite shkatërroi shtëpitë.

Sipas burimeve të mbrojtjes civile dhe mjekësore, të paktën 89 palestinezë, përfshirë shumë fëmijë, u vranë në granatimet ose nga zjarri i ushtrisë izraelite, përfshirë të paktën 34 që prisnin ndihmë humanitare dhe pesë anëtarë të së njëjtës familje në një granatim në Khan Yunis (jug).

Me urdhër të këshillit të luftës të qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu, ushtria, e cila sipas burimeve izraelite kontrollon tre të katërtat e enklavës, po përgatitet të nisë një fazë të re operacionesh me qëllim “çlirimin” e pengjeve që mbahen ende në Gaza dhe “mposhtjen” e Hamasit.

Shefi i Shtabit, Gjeneral-Lejtnant Eyal Zamir “miratoi kornizën kryesore të planit operativ të ushtrisë në Rripin e Gazës”, sipas një deklarate nga forcat e armatosura, e cila nuk dha detaje rreth orarit.

Në qytetin e Gazës, familjet janë rikthyer në rrugë, duke mbajtur bagazhe dhe dyshekë në biçikleta dhe karroca për tu zhvendosur.

Për “ditë të tëra”, tanket izraelite kanë përparuar “në pjesën jugperëndimore të lagjes Zaitoun, duke shkatërruar shtëpi. Tanket po përparojnë gjithashtu në pjesën jugore të Tal al-Hawa, tha për AFP-në Abu Ahmed Abbas, një 46-vjeçar, shtëpia e të cilit u rrafshua.

“Granatimet janë jashtëzakonisht intensive. Janë përshkallëzuar dhe ka pasur edhe zjarr artilerie që nga e diela”, shtoi ai.

“Shpërthimet janë të mëdha, ka shumë sulme ajrore (…) tanket janë ende këtu, pashë dhjetëra civilë që iknin drejt pjesës perëndimore të qytetit”, tha Fatum, e cila jeton me burrin dhe vajzën e saj në një tendë në Tal al-Hawa.

Operacionet përgatitore përkuan me njoftimin e Hamasit se një delegacion nga lëvizja kishte mbërritur në Egjipt për “bisedime paraprake” me zyrtarët egjiptianë mbi mundësinë e përfundimit të një marrëveshjeje për një armëpushim të ri.

Kajro dënoi mbrëmë ideologjinë e “Izraelit të madh” që u përmend nga një pjesë e shtypit izraelit dhe shtoi se kishte kërkuar “sqarime” nga autoritetet izraelite për “refuzimin e tyre të zgjedhjes së paqes” dhe këmbënguljen për përshkallëzim, sipas Ministrisë së Jashtme egjiptiane.

Të martën diplomacia egjiptiane njoftoi se po punonte, së bashku me emiratin e Katarit dhe Shtetet e Bashkuara, për të përfunduar një marrëveshje armëpushimi 60-ditor në Rripin e Gazës.

Next Post
Treni i Çmendinës…!

Treni i Çmendinës…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrihet marrëveshja/ Këshilli i Sigurimit i OKB voton rezolutën për Gazën, çfarë parashikon

OKB me rezolutë për Hormuzin, Kina kundërshton: Nuk lejojmë autorizimin e forcës

April 3, 2026
Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

April 3, 2026
Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

April 3, 2026
Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

April 3, 2026
Rregulla të reja për monopatinat, institucionet nisin hartimin e kuadrit ligjor

Ndalimi i monopatinave, ministri: Burim aksidenti, nuk jemi gati për lëvizjen e lirë të tyre

April 3, 2026
Italia zëvendëson Iranin në Botëror?

Italia zëvendëson Iranin në Botëror?

April 3, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Sot mblidhet Bordi i Transparencës, ja sa pritet të shkojë çmimi i naftës

April 3, 2026
Integrimi: Lamallari: Nuk kemi më kohë për të humbur, BE është siguri për Shqipërinë

Integrimi: Lamallari: Nuk kemi më kohë për të humbur, BE është siguri për Shqipërinë

April 3, 2026
Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur

Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur

April 3, 2026
“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In