Është zbuluar identiteti i plotë i 25 vjeçares që humbi jetën tragjikisht ditën e sotme në Portin e Durrësit, ndërsa u përplas nga një trajler.
Ajo është Arkimeda Haskasa, punonjëse sigurie në port. Sikundër raportohet, e reja u tërhoq zvarrë nga trajleri në portin e Durrësit, ku ndërroi jetë në vend.
Efektivja nuk mundi ti mbijetojë plagëve të rënda, megjithë ndihmën e parë që iu dha në vendngjarje.
Tashmë pritet të zbardhet dëshmia e shoferit 39 vjeçar për të mësuar se çfarë ka ndodhur.