• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rama po luan me kartën europiane”, mediat greke: Loja me dy porta e Kryeministrit të Shqipërisë

by A R
07/01/2021 21:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas vizitës në Turqi ku u prit me nderimet më të larta shtetërore nga Presidenti Erdogan, Kryeministri Edi Rama do të jetë nesër (8 Janar 2021) në Athinë ku do të takohet me Kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe ministrin e Jashtëm Nikos Dendias. Kjo është një vizitë informale, ndryshe nga ajo në Turqi, ku Rama dhe Erdogan nënshkruan marrëveshje të partneritetit strategjik.

Por mediat greke i shikojnë këto lëvizje të Kryeministrit shqiptar si “lojë me dy porta”. Gazeta Protothema shkruan se teksa Ankaraja po i qëndron kauzës për mos shtrirjen e Greqisë me 12 milje në Egje, nga ana tjetër Kryeministri Rama ka thënë se zgjerimi me 12 milje i Greqisë në Jon është një e drejtë e saj. Por kjo çështje, pra mes Shqipërisë dhe Greqisë, do të zgjidhet në Gjykatën Ndërkombëtare.

Sipas Protothema, ky qëndrim i Ramës nuk është pëlqyer nga Ankaraja zyrtare. E njëjta gazetë shkruan se Kryeministri shqiptar Edi Rama konsiderohet “aleati më besnik” i Presidentit turk Erdogan në rajonin e Ballkanit. Por “kthesa” e Ramës që pranoi thirrjen e Greqisë për të shkuar në Gjykatë Ndërkombëtare për “detin”, vijon artikullin gazeta, ka të bëjë me perspektivën europiane të Shqipërisë.

“Z.Rama ka të gjitha arsyet për të luajtur me ‘kartën europiane’, dhe kjo është arsyeja pse në fund të fundit arriti marrëveshje me Nikos Dendias për zonat detare. Por tani Athina është e shqetësuar nga presioni i Ankarasë ndaj z.Rama për të hequr dorë, që vjen në një kohë me qëndrimin e Presidentit shqiptar Ilir Meta që ka akuzuar Ramën për diplomaci sekrete me Athinën”, shkruan gazeta Protothema.

Për të gjitha këto fakte, kjo gazetë shkruan se vizita e Kryeministrit Rama në Athinë të premten ka një interes të veçantë, që paralelisht edhe me veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut që njësoj si Shqipëria pret çeljen e negociatave, favorizon planet e Turqisë.

/a.r

Next Post

Denaj: Pandemia rriti numrin e bizneseve të pezulluara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

September 20, 2026
Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

September 20, 2026
Zelenskyy bisedë telefonike me Trump: Ramë dakord të takohemi në Nju Jork, shumë gjëra mund të ndryshojnë -

Zelenskyy bisedë telefonike me Trump: Ramë dakord të takohemi në Nju Jork, shumë gjëra mund të ndryshojnë –

September 20, 2026
Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

September 20, 2026
Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

September 20, 2026
Osmani në New York, takon djalin e Trumpit -

Osmani në New York, takon djalin e Trumpit –

September 20, 2026
Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

September 20, 2026
Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

September 20, 2026
“Epsteini” ynë

Vendimi i Gjykatës Speciale rrëzoi arsyet për të cilat ajo ishte ngritur

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com