• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Idajet Beqiri: Ilir Meta drejt burgut, po mbron Serbinë dhe komunizmin me Silva Cakën, stani i LSI në panik

by
11/09/2022 14:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi po sulmojnë avokatin Idajet Beqiri përmes ish deputetes së LSI, Silva Caka. Shkak i këtij sulmi janë qëndrimet publike të Beqirit për korrupsionin e Ilir Metës dhe Sali Berishës.

Silva Caka tha sot se avokati Beqiri ishte dënuar në Belgjikë, por pa theksuar se për çfarë, që në fakt ka mbrojtur çështjen kombëtare, sidomos luftën për çlirimin e Kosovës. Dy ditë më parë Caka tha se Beqiri ishte dënuar nga drejtësia e regjimit komunist.

Në përgjigjen e tij, Beqiri shkruan se Silva fillimisht mori në mbrojtje sistemin komunist, duke iu referuar një vendimi të gjykatave të regjimit, ndërsa tashmë po merr në mbrojtje Serbinë. Beqiri thotë se zonja Caka ka humbur qetësinë pasi Ilir po i ikën në burg, ndërsa e këshillon zonjën të largohet nga stani i LSI.

Avokat Beqiri, në reagimin e tij, ka sqaruar se vendimet që tund Silva Caka janë hedhur poshtë nga Gjykata e Lartë si politike.

Reagimi i plotë i Idajet Beqirit

Silva, e le kokrrën e namit! Pavarësisht se skraparllinjtë për “biografinë” e të parëve të tu thoshin “Rroftë Pylli i Helmësit”, se atë pëlqeu Enver Hoxha nga maja e Panaritit, kur strehoi Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionale Çlirimtare, e jo familjen tuaj që ishte pranë pyllit, përsëri tregohu pak e matur dhe me sadopak logjikë kur shkruan. Po bënë gabime  fatale, për të mos thënë faje!

Më vjen keq të them që, t’i i ngjave Ganiut, i cili privilegjet e pafundme të Enver Hoxhës, rrjedhojë e “pyllit” në fakt, i shpërbleni me mosmirënjohje. Por së paku bëhu pak serioze në raport me historinë bashkohore, pasi me të kaluarën, jo vetëm në korrupsion (këtu për hirë të së vërtetës jeni “mirë”), por edhe në shumçka tjetër të jetës tuaj, të mbushur mirë, ti dhe Ilir Meta jeni copë copë!

Në përgjigjen e parë që të dhash, në pikën e katërt, të shpjegova vet unë faktin që “u shpalla në kërkim ndërkombëtar në 182 vënde të botës”, sepse duke qënë themeluesi dhe në krye të Frontit për Bashkimin Kombëtar Shqiptar dhe në Armatën Kombëtare Shqiptare, i shpallëm luftë të re Serbisë për t’a larguar nga Mitrovica Veriore dhe për të marrë sa më parë Kosova Statusin e shtetit Sovran dhe të Pavarur. Për këtë u dënova unë dhe të tjerë, moj Silvi i Ilirit, dhe ti, po të kishe pak kulturë të lexuari, do të ishe njohur me këtë të vërtetë dhe nuk do të bëje fajin e dytë, pas të parit.

Fajin e parë e bëre duke marrë në mbrojtje sistemin diktatorial të Enver Hoxhës, duke e konsideruar vendimin politik të dënimit qesharak të një drejtuesi të një institucioni të rëndësishëm të kohës me 4 muaj burg, të drejtë! Nga ana tjetër, po ti (Ganiu po e po), e quani atë sistem diktaturë të egër që jepte dënime gjyqësore të padrejta! Shiko sa qesharake  bëhesh?!

Fajin e dytë po e bën tani, nga injoranca domosdo, por edhe nga emocionet e forta se po të ikën Iliri në burg, dhe ti nuk e imagjinon  dot veten të rrosh pa të! Kjo injorancë konsiston në faktin që, nëse i thua vetes shqiptare, duhet të më thurje lavde mua, sepse luftova, sakrifikova, humba privilegjet në Belgjikë, ku gëzoja të gjitha të mirat që më jepte në qendër të Europës “Statusi i të Burgosurit Politikë” të regjimit neofashist të Berishës, që gëzoja me gjithë familjen time.

Nëse do të dije të lexoje, nëse do të kishe sadopak kulturë politike (mjerë vendi dhe populli për të tillë deputete, që meritë të vetme kanë pëlqimin e kryetarit), do të tregoheshe sadopak e kujdesshme për të mos e evidentuar veten si një proserbe e neveritshme.

Shqiptarët e dinë që aktet dhe veprimtaria e LPK, UÇK, LKÇK, PUK, FBKSH, AKSH etj, të cilat kush më shumë dhe kush më pak, udhëhoqën  popullin e Kosovës në luftë për Pavarësinë dhe Liri, u anatemuan, u sulmuan, u sabotuan, u burgosën në Shqipëri, u bë tradhëti kombëtare me thyerjen e embargos së armëve dhe të karburanteve, në favor të fashistit Millosheviç, prej agjentit potent të Serbisë, ish Presidentit të Republikës Sali Berisha. Me këtë postimin tëndin sqiptarët po kuptojnë që  Ilir Metën, ju “koneve” të vogla, “kamikaze” të tij,  lidhjet me Sali Berishën, nuk i paskeni vetëm për të bërë korrupsion të paimagjinuar, me të cilat nga sot e deri në fund shqiptarët do t’i mësojnë me prova, me fakte dhe me kallëzime konkrete, por i paskeni edhe  për të mbajtur Shqipërinë të destabilizuar në interes të flamës së Serbisë së vjetër të Millosheviçit.

Shqipëria dhe historia e saj politike nuk fillon ditën që t’i Silvi u bëre me zotësi të plotë juridike dhe për të vepruar pranë Ilir Metës (sepse Monika nuk të afron, përkundrazi t’a rregullon mirë qejfin). Lexo veprën “Shqipëria ime”, lexo vendimarrjen e gjykatave dhe të Qeverisë së Kosovës për mos ekstradimin e Idajet Beqirit në Belgjikë dhe pse u refuzua kategorikisht ky ekstradim, me qëllim që ti, posaçërisht Iliri yt (sepse për Sali Berishën nuk mund të bëhet fjalë), të  mos jeni më serb se serbët!

Për këtë ngjarje, moj Silvi, unë u arrestova në Gjermani, bëra 6 muaj burg dhe u ekstradova në Shqipëri, pasi ishte hapur një proces gjyqësor kundër meje, kundër Gafurr Adilit dhe Taip Mustafajit. Shqiptarët e vërtetë moj Silvi, jo sërbofilët e pakët të kallëpit tuaj, kur unë mbrrita me pranga në duar në Rinas dhe putha tokën shqiptare, kanë derdhur lotë në emër të atdhetarisë dhe të shqiptarizmit.

Gjykata e Apelit Tiranë dhe Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë më  deklaroi “Të pafajshëm”. Gjykata e Namurit në Belgjikë, për të njëjtën çështje, për të njejtat ngjarje dhe fakte, domethënë për një gjë të gjykuar, duke vlerësuar marëdhënijet e mira që ka me Serbinë, vlerësoi se unë duhesha dënuar politikisht, sepse një pjesë e veprimtarisë atdhetare antiserbe e kishim kryer duke qënë në Belgjikë.

Silvi, të ripërsëris të ikësh me vrap nga ai “stan” ku po bënë rolin e “kamikazes”, sepse veç të qënurit bashkëpunëtorë në rolin e ndihmëses dhe përfitueses nga korrupsioni marramendës i Ilir Metës, do të kesh telashe të tjera nga Monika… / Adriatik Doci- shqiptarja.com/

/e.d

Next Post
Viti i ri shkollor/ Rrumbullaku mbledh policinë: Efektivët të mos ndalojnë dhe gjobisin prindërit që çojnë fëmijët në shkolla, por…

Viti i ri shkollor/ Rrumbullaku mbledh policinë: Efektivët të mos ndalojnë dhe gjobisin prindërit që çojnë fëmijët në shkolla, por…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

June 27, 2026
“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

June 27, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

June 27, 2026
AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

June 27, 2026
Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

June 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Spaho: Një lëvizje e manipuluar dhe komplot kundër Shqipërisë

“Jam shkarkuar padrejtësisht”, Spaho: Kam qenë kundër protestës që ditën e parë

June 27, 2026
“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

June 27, 2026
Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

June 27, 2026
Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

June 27, 2026
Sulmet me dronë ndaj anijeve në Hormuz rrisin alarmet për përshkallëzim, Trump: Irani shkeli marrëveshjen e armëpushimit

Tension tregtar SHBA–BE, Trump kërcënon me tarifa 100% për shërbimet dixhitale

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In