• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Idajet Beqiri i përgjigjet Sali Lushajt: Erdhe më kërkove falje pas dhunës, Berishën e quaje ‘Psikopati Sala’

by A R
30/11/2020 14:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ai është rrahur nga Izeti, unë kam qenë prezent, e ka rrahur dhe tani e ka avokat. Mua më vjen keq. Ai do që ta përziejë Izetin. Ai do që t’i marrë hakun, do që ta lërë në burg”.

Fjalitë e mësipërme të thëna nga Sali Lushaj, ish-truproja i Sali Berishës, kundrejt avokatit Idajet Beqiri, bënë që ky i fundit t’u përgjigjet nëpërmjet një prononcimi për ‘Panorama’.

Avokati Beqiri thotë se personi që ka ushtruar dhunë ndaj tij në fillim të vitit 1998, ka qenë vetë Sali Lushaj bashkë me tetë banditë nga Tropoja.

Por çfarë ka ndodhur në fillim të vitit 1998, që sot po kthehet në “mollë sherri” mes ish-truprojës së Berishës dhe Idajet Beqirit. Avokati tregon gjithë ngjarjen e asaj dite, kur disa persona i janë “sulur” dhe e kanë goditur me shkopinj, grushte dhe mjete të tjera, duke e lënë të plagosur. Në atë ngjarje, nuk mohon të ketë qenë i pranishëm Izet Haxhia, të cilin sot e mbron në procesin gjyqësor që të rinisur në Gjykatën e Tiranës për të rigjykuar dosjen për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari.

Për rastin e dhunës së ushtruar ndaj tij, avokati Beqiri thotë se Sali Lushaj u arrestua, ndërsa përdori mikun e tij të ngushtë që të kërkonte falje për atë çfarë kishte bërë.

“Më ka ardhur në zyrë një miku i ngushtë i Sali Lushës, të cilit për etikë po i them vetëm shkurtimin e emrit, siç e njeh edhe Sali Lusha, Seja… E kishte dërguar Sali Lusha. Më tha që Sali Lusha është në burg dhe kërkon ta falësh. Ka rënë pre e urdhrit të Sali Berishës për t’u hakmarrë ndaj teje. Pas kësaj ngjarjeje, më tha Seja, Sali Lushën do ta kesh mbrojtësin tënd më të mirë…!”, tregon Idajet Beqiri.

Ndërsa tregon se për dhunën e ushtruar ndaj tij, Izet Haxhia ishte shpallur në kërkim nga Policia. Pas disa ditësh, Haxhia është arrestuar në shtëpinë e të ndjerit Azem Hajdari, kjo sepse tregon avokati, Azemi dhe Izeti ishin shumë miq me njëri-tjetrin. Sali Lushaj është liruar nga burgu dhe sipas Beqirit, i ka shkuar në zyrë duke i kërkuar falje për dhunën. “Pimë një kafe dhe më pohoi se i kishte urdhëruar Sala ose ‘psikopat Sala’, siç e quajti Sali Lusha”, thotë avokati.

Prononcimi i plotë

Në fakt, personi kryesor që ka ushtruar dhunë kundër meje, ishte Sali Lusha me 8 banditë të tjerë nga Tropoja. Dy ditë më parë, në fillimvitin 1998, unë dhashë një intervistë për një gazetë që tashmë nuk del më, “Modeste” titullohej. Në atë intervistë tepër të gjatë, krahas pyetjeve të tjera unë u pyeta: “A mendoni se Sali Berisha do të futet në burg për krimet e kryera, posaçërisht për ngjarjet e marsit 1997?”. Unë u përgjigja: “Sali Berisha në burg? Ai e turpëron burgun, nuk ka vend as atje për të…”.

Kjo përgjigje u vu në titull të gazetës me germa të mëdha. Tirazhi i gazetës ishte i madh dhe intervista bëri shumë jehonë. Të nesërmen që doli gazeta me këtë intervistë unë ndodhesha para selisë së partisë tonë të Unitetit Kombëtar, përballë Hotel “P***”. E kishim selinë në një godinë, bashkë me PD-në. Ishte ora 15:00. Sali Berisha doli nga Selia e PD-së dhe hipi në “Benz”. Më pa mua vetëm para selisë së PUK dhe i iku truri. Nuk kaluan as 10 minuta kur erdhi Sali Lusha me 8 banditët e Tropojës.

Më rrethuan dhe në asfaltin e rrugës te “Toptani” më kanë goditur me shkopinj, grushte dhe mjete të tjera, duke më lënë të plagosur. Në këtë ngjarje ka qenë dhe Izet Haxhia. “Na ndërseu Berisha”, më ka thënë më vonë në zyrë Sali Lusha.

Të 9-të këta persona u arrestuan. Nuk e pranonin krimin. Më ka ardhur në zyrë një miku i ngushtë i Sali Lushës, të cilit për etikë po i them vetëm shkurtimin e emrit, siç e njeh edhe Sali Lusha, Seja… E kishte dërguar Sali Lusha. Më tha që Sali Lusha është në burg dhe kërkon ta falësh. Ka rënë pre e urdhrit të Sali Berishës për t’u hakmarrë ndaj teje.

Pas kësaj ngjarjeje, më tha Seja, Sali Lushën do ta kesh mbrojtësin tënd më të mirë…! Me Sejën kishim një marrëdhënie të mirë avokat-klient. Më thirri prokurori te “Burgu 313″, për të realizuar procesin e njohjes së personave që më plagosën mua. Kishin rreshtuar 30 të burgosur në izolim dhe unë duhet të tregoja 9 banditët që më dhunuan. Unë i tregoja me gisht në sy të tyre, duke thënë…”Është ky… është ky… etj.”

Kur erdhi radha e Sali Lushës, unë iu drejtova atij drejtpërdrejtë: Po ti ishe? Sali Lusha u step dhe uli kokën… Ky, i thashë prokurorit, është burrë. Po të ketë qenë në vendngjarje me këta bashkëpunëtorët e tjerë, e thotë vetë! Sali Lusha nuk foli. Atëherë unë i thashë prokurorit: Atëherë, ky Sali Lusha nuk ka qenë, po të ishte, ky është burrë dhe do e pranonte vet”. Mbi bazën e deklarimit tim, Sali Lusha u lirua nga burgu. Të tjerët u mbajtën në burg, ndërsa Izet Haxhia u shpall person në kërkim. Pas disa ditësh e kapën te shtëpia e Azem Hajdarit. E kishte mbajtur të strehuar në shtëpinë e vet Azemi, sepse ishin shumë miq me njëritjetrin.

Sali Lusha të nesërmen që u lirua nga burgu ka ardhur në zyrën time në selinë e PUK së bashku me Sejen dhe më ka kërkuar falje. Pimë një kafe dhe më pohoi se i kishte urdhëruar Sala ose “psikopat Sala”, siç e quajti Sali Lusha. Kjo është e vërteta e kësaj ngjarjeje që bëri shumë bujë në atë kohë në gazeta e televizione. Me atë rast unë kam dhënë një konferencë për shtyp në prani të disa ambasadorëve të huaj dhe gazetarëve.

Sali Lusha është një njeri që e kanë përdorur dhe keqpërdorur në mënyrë të vazhdueshme. Fillimisht ish-Sigurimi i Shtetit, pastaj ish-SHIK-u i Gazidedes dhe në mënyrë permanente është keqpërdorur nga Sali Berisha, si në rastin konkret me intervistën që ka dhënë në Gazetën “Panorama“, e cila nga çdo pikëpamje ishte sa qesharake dhe e pavërtetë, aq edhe groteske dhe e pabesueshme. Kur të vij si dëshmitar në gjyq, do mësoni të vërtetat dhe papërgjegjshmërinë ekstreme të Sali Lushës sidomos në raport me Haklajt, Jaho Mulosmanin dhe Izet Haxhinë.

/a.r

Next Post
Aksidenti tragjik në Itali, humb jetën gruaja shqiptare

Koronavirusi i merr jetën ish-basketbollistit nga Berati

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

January 2, 2026
Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

January 2, 2026
“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

January 2, 2026
Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

January 2, 2026
Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

January 2, 2026
Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

January 2, 2026
Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

January 2, 2026
Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

January 2, 2026
Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

January 2, 2026
Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com