I ftuar në emisionin “Shqip”, avokati i njohur Idajet Beqiri ka komentuar zhvillimet në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e Presidentit Meta.
Idajet Beqiri shprehet se Meta do të shkarkohet nga gjykata Kushtetuese. Sipas Idajet Beqirit, Meta është presidenti që ka turpëruar institucionin e Presidentit.
“Presidenti ka një fjalor gjuhë të dhunshme me varre e prerjes duarsh dhe ky president shkon i dehur në studio televizive, ku i merren këmbët dhe i trashet gjuha dhe thotë gjëra që turpëron vendin dhe shqiptarët. Ky është presidenti më i turpshëm që kemi pasur. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të vijë si një vendim që duhet të jetë si ligj se si duhet të jetë figura e presidentit të Republikës në të ardhmen. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të japë një vendim se si duhet të jetë Presidenti. Ky president aktual simbolizon rrugën, të keqen”, u shpreh avokati.
/b.h











