• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“ID me numra telefoni i ka pasur PD që në 2009″/ Gazetari investigativ: Edhe aty ka patronazhistë

by Java News
20/04/2021 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe Partia Demokratike përdor të paktën nga 2009 patronazhistët dhe disponon një database me numra telefonikë dhe numrat e kartave të identitetit të zgjedhësve, praktikë për të cilën PD akuzon Partinë Socialiste. Konfirmimin e kësaj prapaskene që e njohin të gjithë, por që deri tani asnjë analist nuk ka pasur kurajon ta pranojë publikisht, është gazetari i njohur investigativ Elvis Fundo. Fundo, ndryshe nga shumë analistë që flasin me të dëgjuar, në këtë rast është një dëshmitar direkt pasi, siç shkruan se ai vetë, e ka përdorur këtë database. Në të shkuarën Fundo ishte pranë Partisë Demokratike dhe dëshmon se ka qenë i impenjuar edhe në fushatat zgjedhore,  edhe pse në vitet e fundit është shkëputur nga politika aktive për t’ju përkushtuar gazetarisë investigative. Natyrisht, falë të shkuarës së tij, ka ruajtur shumë burime brenda PD, falë të cilave në portalin e tij CNA demaskon shumë prapaskena të PD, shpesh të panjohura për pjesën tjetër të mediave.

Çfarë shkruan ekzaktësisht Elvis Fundo? Në një mesazh që u shfaq në faqen FB të gazetarit Habion Hasani, i cili po denonconte historinë e database socialiste dhe të patronazhistëve të saj, Elvis Fundo zbulon prapaskenën: ”Ore po me ID e numra telefonik i ka pas PD mo. Qe ne 2009 me ato lista kemi punuar. Kemi pas grupe mbështetësish jashtë qw spontonni, dinim ne orën 7 sa kishin votuar dhe kush, Spontimi i fundit behej ne orën 4 dhe telefonoheshin kush kishte ngelur ose shkonin grupet e patrozhanist t’i nxirrnin. Çdo te dhënë kanë pas: nr e telefonave ishin sipas ID qe kishin sepse besoj ishin nxjerrë nga Aleat. I ka çdo parti update listat, duhet të kem pa fund lista ne emaile te 2013  me tel me çdo gjë. Edhe numri e këmbës u u dinim ne disa fshatra e QV”.

Aleat është kompania që në periudhën e qeverisjes së PD fitoi kontratën për prodhimin e pasaportave shqiptare dhe që për këtë arsye disponon të gjitha të dhënat konfidenciale të çdo qytetari shqiptar. Pikërisht në 2009, vit të cilit i referohet Elvis Fundo i cili kujton se të njëjtat database janë në dorën edhe të PD, edhe në 2013, u publikua online i gjithë database komplet e gjithë gjendjes civile shqiptare, me emrat dhe identitetin komplet të 3 milionë qytetarëve shqiptarë. Redaksia investigative e Report TV, e bleu pak ditë më parë këtë database online duke paguar 12 euro me pay pal.

Skandali i supozuar i ngritur nga opozita mbi patronazhistët socialistë, është një tjetër histori hipokrite në radhën e historive të pafundme përmes të cilave Berisha, Meta dhe Basha duan të parandërtojnë një alibi për të justifikuar humbjen e mundshme elektorale. Në të vërtetë, ashtu siç Elvis Fundo zbulon sot, ajo database me të njëjtat të dhëna konfidenciale, përdoret prej vitesh edhe nga partitë e opozitës, ndërsa patronazhistët janë figura të përdorura nga partitë e të gjithë botës dhe në çdo fushatë zgjedhore.

Reagimi i Elvi Fundos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rekord alarmant/ Toka për 6 ditë radhazi mbi 2°C më e ngrohtë se në periudhën paraindustriale

Rekord alarmant/ Toka për 6 ditë radhazi mbi 2°C më e ngrohtë se në periudhën paraindustriale

November 26, 2026
Nga Intel te US Steel dhe Nvidia, interesat e Trump në kompanitë strategjike amerikane

Nga Intel te US Steel dhe Nvidia, interesat e Trump në kompanitë strategjike amerikane

November 26, 2026
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Fatime Kryemadhit, mbetet në fuqi vendimi i GJKKO për gjykimin e shkurtuar

GJKKO dënon mamanë e Monika Kryemadhit! I pafajshëm babai i Erisa Xhixhos. Hiqet sekuestro e vilës

November 26, 2026
Reshjet e dëborës mbulojnë aksin Bogë-Qafë Thorë-Theth, ekipet e mirëmbajtjes në terren

Reshjet e dëborës mbulojnë aksin Bogë-Qafë Thorë-Theth, ekipet e mirëmbajtjes në terren

November 26, 2026
VIDEO / Berisha merret sërish me Ben Blushin: Historitë e tij të çmendura…

VIDEO / Berisha merret sërish me Ben Blushin: Historitë e tij të çmendura…

November 26, 2026
Si u vendos tritoli në Kamëz? Kamerat e sigurisë fiksojnë veprimet e autorëve

Eksploziv në verandën e një banese në Lezhë, Policia jep detajet e para

November 26, 2026
Reforma Territoriale, Grupi Parlamentar i PS-së kërkesë për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për fazën e dytë! Zbulohet plani me 8 pika

Analisti zbulon mesazhin e Ramës për deputetët pas dy largimeve: Mos harroni se…

November 26, 2026
VIDEO/ Kryeministri Rama e bën sërish, kap në befasi presidentin e Malit të Zi

VIDEO/ Kryeministri Rama e bën sërish, kap në befasi presidentin e Malit të Zi

November 26, 2026
Nga nomadët digjitalë te portali i përbashkët turistik, çfarë planifikon Shqipëria me vendet e Ballkanit

Nga nomadët digjitalë te portali i përbashkët turistik, çfarë planifikon Shqipëria me vendet e Ballkanit

November 26, 2026

Buxheti 2027: për studentët dhe me studentët?

November 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In