• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare vijon rritjen, 3.71% në tre muajt e parë të 2026

by E B
29/06/2026 15:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekonomia shqiptare u rrit me 3.71% gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, duke vijuar të performojë mbi mesataren e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kështu u shpreh, ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, e cila bëri të ditur se rritja ekonomike e Shqipërisë ishte më e lartë se mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor, e cila rezultoi 3.6%, si dhe ndjeshëm mbi mesataren e BE-së, që ishte në nivelin 1%.

Sipas saj, sektorët me kontributin më të madh në rritjen ekonomike ishin administrimi, shëndeti publik dhe arsimi, aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike, ndërtimi, si dhe pasuritë e paluajtshme.

Në terma realë, sektori i ndërtimit u rrit me 3.33%, ndërsa tregtia, transporti dhe hotelet shënuan një rritje prej 1.61%.

Nga ana tjetër, bujqësia, pyjet dhe peshkimi rezultuan me rënie të aktivitetit ekonomik prej 0.49%.

Ministrja theksoi se sektori i industrisë ka pasur një performancë negative, me aktivitetin që është ngadalësuar me 2.17%, kryesisht si pasojë e ecurisë së industrisë nxjerrëse dhe tekstile. Megjithatë, ajo nënvizoi se sektori i energjisë elektrike dhe industria përpunuese ushqimore kanë regjistruar rritje.

“Ekonomia shqiptare në tremujorin e parë të 2026 u rrit me 3.71%, rritje kjo që vazhdon të qëndrojë mbi mesataren e vendeve të Ballkanit Perëndimor, e cila rezultoi 3.6%, dhe gjithashtu mbi mesataren e BE-së, e cila është ndjeshëm më e ulët, në nivelin 1%.

Sipas sektorëve, ecuria e ekonomisë vijon të mbajë një shpërndarje të qëndrueshme. Sektori me rritje dhe kontribut më të lartë në ekonomi ka qenë sektori i administrimit, shëndetit publik dhe arsimit, sektori i aktiviteteve profesionale, shkencore dhe teknike, sektori i ndërtimit dhe sektori i pasurive të paluajtshme.

Në vlera reale të rritjes, ndërtimi u rrit me 3.33%, tregtia, transporti dhe hotelet u rritën me 1.61%.

Dy degët që rezultuan me rënie të aktivitetit ekonomik ishin bujqësia, pyjet dhe peshkimi, me një rënie 0.49%.

Sektori i industrisë ka pasur një performancë negative. Aktiviteti është ngadalësuar me 2.17%. Ky aktivitet është ndikuar nga aktiviteti i industrisë nxjerrëse dhe tekstile, ndërsa sektori i energjisë elektrike, por edhe industria përpunuese ushqimore, ka rezultuar me rritje.”, tha ajo.

Teksa u pyet nga mediat, gjatë konferencës për shtyp, Ibrahimaj tha se brenda këtij viti do të miratohet ligji i ri për investimet strategjike, sipas standardeve të Bashkimit Europian.

“Kemi marrë përsipër që brenda këtij vitit të miratojmë ligjin e ri për investimet. Të bëjmë një analizë për të gjithë vendet e BE me qëllim tërheqjen e investime në vendet e tyre. Brenda verës ne do të fillojmë një proces të konsultimit për ligjin për investimet sipas standardeve të BE dhe për tërheqjen e investimeve në zona të disavantazhuara”, u shpreh ministrja.

Kjo lëvizje ishte paralajmëruar edhe nga kryeministri Edi Rama, pak javë më parë.

“Tashmë nuk na duhet më një ligj për investime strategjike sepse kapitali po hyn dhe investuesit e mëdhenj po vijnë dhe në fakt nuk duan t’ia dinë për lehtësira. Duan natyrisht status të mbrojtur e kështu me radhë, por nuk kemi probleme me këtë. Kam përshtypjen që është pjesë e kuadrit negociator dhe po punojmë tashmë për një ligj të ri për investimet kështu që po punojmë me Bashkimin Evropian për këtë”, deklaroi Rama duke iu përgjigjur një pyetje të një prej mediave europiane me të cilat ai zhvilloi këtë të një konferencë të gjatë shtypi në mjediset e kryeministrisë.

Next Post
Reagon sërish Cakrani: Meta ka marrë avokat tjetër! U ndamë ftohtë dhe në heshtje

Reagon sërish Cakrani: Meta ka marrë avokat tjetër! U ndamë ftohtë dhe në heshtje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

October 1, 2026
Ylli Manjani i përgjigjet Monika Kryemadhit për ministrat e korruptuar të LSI: Nuk vendosnim vetë, por me miratimin e partisë

Ylli Manjani: Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta

October 1, 2026
Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

October 1, 2026
“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

October 1, 2026
“Ekzekutivi dhe legjislativ janë bërë një”- Ish-prokurori Beci: Relativizim i frikshëm i institucioneve, reforma duhet bërë nga e para

“Çudia e madhe po ndodh…”, Beci ‘shuplakë’ Policisë: Duhej ndërhyrje emergjente!

October 1, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

Sejamini: Shefja e SHISH dyshohet se survejoi të afërmit e dy prokurorëve të SPAK që hetuan Agasin

October 1, 2026
“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

October 1, 2026
Organizata “Bello”/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, media belge: Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Bruksel!

Trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari ekstradohet nga Dubai drejt Belgjikës

October 1, 2026
Kodi i ri Penal, Manjani: Na duhet një sistem i bazuar në drejtësi reale dhe jo hakmarrje politike apo fjalë boshe

“Ja kush e ka bërë krimin”, Manjani komenton shpërndarjen e videove intime

October 1, 2026
Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com