I rikthyeri nga pezullimi, Zlatan Ibrahimoviç, ka shpëtuar nga humbja ekipin e tij Manchester United. “Djajtë e Kuq” pësuan gol në minutën e 22-të, por krejt në fund të takimit arritën ta barazojnë rezultatin pas penaltisë së shkaktuar nga Ashley Williams.
I pagabueshëm ishte Zlatan Ibrahomoviq që vazhdoi serinë pa humbje të Unitedit.
Me këtë barazim Unitedi mbetet në pozitën e pestë me 54 pikë, katër më pak se Manchester City në vendin e katërt. (b.an)











