Një person në Laç është mbajtur peng për disa orë nga persona të panjohur, të cilët më pas edhe e grabitën. Ngjarja ka ndodhur afër mesnatës së datës 2, por policia njoftoi sot, pasi ka arritur të zbulojë makinën e vjedhur dhe jo autorët.
Sipas denoncimit të personit të dëmtuar, grabitësit e kanë ndaluar, ndërsa ai ishte duke ecur me mjetin e tij. Prej aty e kanë futur në një banesë të braktisur dhe i kërkonin para të tjera, shkruan tvklan
Ata u larguan duke marrë me vete makinën Golf dhe 200 mijë lekë. Policia njoftoi se është në kërkim të autorëve, të cilët ende nuk i ka identifikuar.
a.ç