• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SHISH nuk pranon buxhetin, kërkon më shumë fonde nga Qeveria

by Java News
06/11/2017 12:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Sigurisë Kombëtare ka diskutuar projektbuxhetin për SHISH për vitin 2018. Shërbimi Informativ Shtetëror nuk e ka pranuar shumën e planifikuar nga qeveria. Në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura pas kërkesës së zyrtarit të SHISH me argumentin se mund të dalë informacion sekret, drejtori ekonomik, Ylvi Aga ka kërkuar shtesë fondi nga qeveria.

SHISH e cilësoi të pamjaftueshëm buxhetin e parashikuar. Qeveria ka planifikuar 1.5 mld lekë, por SHISH kërkon fonde shtesë për godinë dhe për shpenzime operative (paga dhe përgjime). Burime për Report Tv sqaruan se deputetë të PS kanë pranuar kërkesën e përfaqësuesit të SHISH që fondi të shtohet. “Kontribuon te siguria kombëtare” mësohet se janë shprehur ata.

Ndërsa Ministria e Financave i ka tërhequr vëmendjen SHISH, pasi sipas tyre “Nuk argumenton kërkesat”. Në këtë moment kanë ndërhyrë deputetë e PD të cilët kanë deklaruar se ministria nuk  mund të flasë me këtë gjuhë. Në përfundim të mbledhjes të gjitha palët kanë rënë dakord për të votuar pro për rishikim dhe rritjes së buxhetit për SHISH me 5.2%. Pas dorëheqjes së Visho Ajazit në krye të SHISH është komanduar Helidon Bendo.

a.ç

 

Next Post
Bie perdja, kush janë VIP-at që dolën zbuluar nga “Paradise Papers”

Bie perdja, kush janë VIP-at që dolën zbuluar nga "Paradise Papers"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com