• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I zoti i kuajve mund të rrojë me intervista

by Frrok Çupi
21/08/2025 14:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Ksenofon Konomin nga Vlora e kam në sy si një burrë i fortë, nja 46 a 47 vjeç, që u fshihet kamerave dhe qan për kuajt. Kishte 22 kuaj në malet e Llogarasë. 4 prej tyre ia vranë, disa ia plagosën, por të gjithë nuk i ka më.
U tremben dhe ikën pa lënë gjurmë? Gazetari e pyeti, por ai nuk donte t’ i afrohej të vërtetës, ose edhe nuk e dinte.

Kseno qan për fatin e 22 kuajve, por nuk ka nevojë për mëshirë; ne kemi nevojë të na tregojë, ta pyesim dhe ai të flasë.

Ku shkuan kuajt e pavrarë?

Kjo do të ishte pyetja ku Ksenofoni mund të ndalej, sepse ai di gjithçka për kuajt. Po!, tremben kuajt, ose nuk tremben dhe marrin vendime të përbashkëta.

A flasin me njëri tjetrin kuajt? Po, ‘flasin’ kjo e bën edhe më të dhimbshme ngjarjen që ndodhi në Llogara. Vrasësi, një njeri barbar, as desh t’ia dinte. Por me siguri kuajt e kanë marrë vesh lajmin e kobshëm për katër prej tyre dhe janë strukur diku, ose kanë vrapuar për diku ku rriten kuaj të lirë maleve si në Kukës, për shembull. Kuajt, dihet se flasin e merren vesh mes tyre me anë të veshëve dhe syve, sipas studiuesve të botës së kuajve.

Kali bëhet shumë shpejt për të jetuar i lirë; madje shumë më herët se njeriu. Sapo lind, pas vetëm ndonjë dite kali ngrihet më këmbë dhe vrapon, ndërsa njeriu do vit e ca. Edhe kur vrapon flet me kuaj të tjerë.

A ndiejnë emocione? Ksenofoni, me siguri ka mbresa të jashtëzakonshme nga kuajt e tij në malet e pastra të Llogarasë. Edhe pasi 18 kuajt e mbetur pas plumbave kanë marrë rrugët e nuk dihet ku janë, po japin e marrin emocionalisht me njëri tjetrin. Horseologët, ose Kuajologët, nëse i quajmë kështu, kanë provuar se ata përdorin krifshat e gjata të bishtave apo qafës, si antena për të transmetuar trishtimin që i ka zënë nga frika e plumbave të një të çmenduri.

I zoti i tyre, duke folur para kamerave për kuajt, nuk e dëshmoi këtë detaj; por as u pyet nga gazetari. Do të ishte një detaj që do ta bënte shikuesin e intervistës që të ndihej pak ‘i ngjallur’ pas atij trishtimi. Se kushedi kuajt do të merren vesh e do të gjenden me njëri tjetrin.

-Kuajt mund të kenë shkuar andej nga Karaburuni!, mu bë sikur tha Ksenofoni i përlotur; por shpejt e humbi edhe këtë shpresë. “Jo, jo!, nuk besoj”, tha prapë. Ai ka një provë dëshpëruese, sepse ka bërë rrugë lart e poshtë nga

Llogara në Karaburun, por asgjë.

Ai e di se kuajt flasin edhe me gjuhën e patkonjve?.

Kjo pyetje do të ishte interesante nëse do ta bënte gazetari. Sepse kuajt mbathen me patkonj dhe gozhda të gjata që hyjnë në indet e këmbëve ku nuk bëjnë dëm. Por ama këmbët e mbathura krijojnë një muzikë fantastike :“Klip, Klop”, që njihet si gjuha Onomatopike. Po të ishin të gjallë do ta kishin ndierë ardhjen e të zot dhe do të kishin krijuar lëvizje të vogla sa për të lëshuar Onomatopoizmat.

Si mblidheshin në mbrëmje, ku e kishin stallën 22 kuajt?

Askush nuk i kishte parë në stallë. Madje edhe vrasësi i priti harbutërisht tek u varën njëri pas tjetrit për të pirë ujë. Ai vrau duke pirë ujë; askush nuk e bën këtë. Kush e bën është i mallkuar. Ksenofoni qante kur e kujtonte këtë moment.

-Me ata kuaj mbaja fëmijët!- tha Ksenofoni.

Shiko çfarë mrekullie. Një prind si ai ka gjetur mënyrën më të natysrhme për të fituar mjetet e jetesës. 22 kuajt i bindeshin të transportonin mallra, njerëz, turistë; dhe ky merrte pak para. Punonin gjatë ditës dhe natën e kalonin lart, rrëzë malit. Në qetësinë e tyre hyjnore. Fëmijët, edhe ata të Ksenos, kanë lidhje të forta me me kuajt.

Sidomos në kohët e tanishme kur prindërit ankohen për ‘tepër tik tok dhe internet’. Që në kohë të lashta kuajt janë përdorur për terapi të fëmijëve.

A mos vallë kanë shkuar në Gjirin e Bristanit?, e pyeti gazetari.
Ksenon e lidh me Gjirin e Bristanit edhe një gjallesë tjetër e bekuar, bletët. Atje ai ka disa zgjoj bletësh dhe i ushqen, i kujdes, i do. Kuajt sikur e dinin se bletët ishin të Ksenofonit dhe shpesh shkonin andej.
Por “ jo, nuk janë atje, shkova por s’i gjeta”, tha Ksenofoni.

Tani Ksenofoni mund të japë intervista edhe para Komisionit për Kodin Penal ku po hartohen ligjet edhe për kafshët. Por mund të japë intervista në Kuvend ku bëhen ligjet. Kuajt janë një pasuri e madhe dhe besnike e njeriut.

A kaq besnik është kali ndaj njeriut?

Po, shumë besnik. Por edhe zemërimin e ka po aq të fuqishëm sa edhe besnikërinë. Hakmarrjen jo; kuajt nuk dalin të kërkojnë vrasësin që ta vrasin.

Ka një akt të famshëm besnikërie mes kalit dhe heroit të tij, nga historia jonë. Kur u vra Jakup Ferri, një luftëtar i madha në Guci, anëtar i Lidhjes së Prizrenit, e di çfarë bëri kali i tij? U ul në tokë, mundi ta vërë mbi kurriz trupin e gjakosur të të zotit varur në dy anët e shalës, dhe u drejtua për në varreza. Fshatarët e panë dhe dhanë lajmin.
Të ishin shumica e njerëzve si kuajt!.

Next Post
Doktori si Allan Pinkertoni

Doktori si Allan Pinkertoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Partizani”, GJKKO shtyn gjyqin ndaj Berishës dhe të pandehurve të tjerë

“Partizani”, GJKKO shtyn gjyqin ndaj Berishës dhe të pandehurve të tjerë

September 28, 2026
Rama batuta me “gangsterin rus” dhe “lodrat kineze”: BE ka 7 kandidatë, të mblidhemi të gjithë rreth tavolinës

Rama batuta me “gangsterin rus” dhe “lodrat kineze”: BE ka 7 kandidatë, të mblidhemi të gjithë rreth tavolinës

September 28, 2026
Zjarr i madh në Parkun Natyror të Viroit në Gjirokastër, dyshohet i qëllimshëm

Flakët dalin jashtë kontrollit në një grumbull mbetjesh në Lezhë, rrezikohen banesat

September 28, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

“Shpresoj të mos na lini sërish në baltë”, Rama: Shqiptarët ende e duan BE-në, ndryshe nga vendet anëtare

September 28, 2026
Operacioni antidrogë në shkollat e Tiranës| Shpërndarësit vepronin në 8 grupe, goditen dhe 5 furnitorë

Operacioni antidrogë në shkollat e Tiranës| Shpërndarësit vepronin në 8 grupe, goditen dhe 5 furnitorë

September 28, 2026

“Drejtësia” refuzoi tryezën për pagat, përgjigjet Qeveria: Mirëkuptojmë kërkesën, nesër nisim punën për ligjin e ri

September 28, 2026
“I thashë ‘Mos më turpëro’ në vend të…”, Jay-Z zbulon si nisi gjithçka me Beyoncé-n

“I thashë ‘Mos më turpëro’ në vend të…”, Jay-Z zbulon si nisi gjithçka me Beyoncé-n

September 28, 2026
Pyetjet e porositura të PD-së dhe regjia që po e bën Berishën qesharak

Sali Berisha në Strasburg, zbardhet axhenda e takimeve të kryedemokratit

September 28, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi sipas Jorgo Pullës, kujdes me financat dhe lidhjet sentimentale, ja shenjat me fat

September 28, 2026
Emërimet e reja në qeveri! Mario Keputa, zv.ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit

Tryeza e pagave, magjistratët refuzojnë ftesën e Ramës, në mbledhje do të shkojë vetëm Gjykata e Lartë

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com