• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I zhdukur prej 6 ditësh/ Ndërpriten kërkimet për të riun nga Viçidoli, u pa të hipte në autobus drejt Deçanit

by E S
26/10/2025 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shoqata e Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka ndërprerë operacionet e kërkimit në fshatrat pranë kufirit të gjelbër Shqipëri–Kosovë për 26-vjeçarin Florjan Tabaku nga fshati Viçidol i Tropojës, i shpallur i zhdukur më 20 tetor 2025 nga familjarët e tij. Vendimi është marrë pasi, sipas informacioneve të pranuara nga autoritetet kosovare, i riu është parë duke hipur në një autobus që udhëtonte drejt zonës së Rastavicës në Deçan të Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar për mediat Kosovare kryetari i ShKShMK-së, Deni Hameli. “Ai ka zbritur poshtë malit. Bazuar në pamjet e kamerave kemi arritur ta konstatojmë se bëhet fjalë për të njëjtin person. Prandaj, tani kjo është punë e policisë dhe hetuesisë që të merren me rastin”, deklaroi Hameli.

Që nga momenti kur familjarët raportuan humbjen e 26-vjeçarit në Policinë e Tropojës, në kërkim janë angazhuar Shoqata e Kërkim-Shpëtimit, Bashkia Tropojë, Policia e Shtetit, vullnetarë të zonës, si edhe Policia e Kosovës.

Operacioni i gjerë u zhvillua në terrenin malor mes fshatrave Mulliq, Kamenicë, Qafë-Morinë e deri në Kasaj të Tropojës, ku morën pjesë edhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe të Kosovës, përfshirë edhe një helikopter kërkim-shpëtimi.

Nga ana tjetër, familja e Florjan Tabakut vijon të kërkojë për të riun, i cili, edhe pse dyshohet se ka zbritur poshtë malit, nuk është kthyer ende në shtëpi. Sipas familjarëve, ai është me aftësi të kufizuara dhe mund të ketë nevojë për ndihmë.

Sipas të dhënave të Prefekturës së Kukësit, në kërkime nga Tropoja morën pjesë rreth 30 punonjës të Bashkisë Tropojë dhe rreth 20 familjarë e vullnetarë nga zonat përreth. Kërkimet janë përqendruar kryesisht në territorin shqiptar, në zonat malore ku dyshohej se mund të ishte ndalur i humburi.

Ditët e fundit kërkimet janë zhvendosur në territorin e Kosovës, ku Policia e Kosovës po verifikon pamjet e kamerave të sigurisë në disa fshatra kufitare dhe përgjatë rrugës që lidh zonën e humbjes me drejtimin e Junikut e Gjakovës.

Kërkimet janë zhvilluar në kushte të vështira për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe terrenit malor, por bashkëpunimi ndërinstitucional mes autoriteteve të dy shteteve ka vijuar me shpresën për gjetjen sa më shpejt të 26-vjeçarit.

Next Post
Nesër Kuvendi në seancë ‘maratonë’ për drejtësinë! Votohen komisionet e ‘Zgjedhores’ dhe ‘Territoriales’

Nesër Kuvendi në seancë 'maratonë' për drejtësinë! Votohen komisionet e ‘Zgjedhores’ dhe ‘Territoriales’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com