Një 39-vjeçar është gjetur i pajetë sot në Tiranë. Mësohet se personi është gjetur në vendin e quajtur “Kodrat e Selitës”.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet R. Ç. Ky i fundit ishte larguar nga banesa me datë 14 shtator, në rrethana ende të paqarta.
Ndërkohë, policia po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.
/a.r