• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I vuri flakën një makine, policia hyn nga ballkoni për të arrestuar 30-vjeçarin në Korçë

by Java News
27/09/2023 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këto janë momentet kur dy efektivë të policisë së Korçës futen me vinç nga ballkoni për të arrestuar brenda në shtëpinë e tij Samuel Pengun. 30-vjeçari u arrestua pasi akuzohet se orët e para të kësaj të mërkure i vuri flakën një makine. Në momentin e ndërhyrjes, policia thotë se i riu bëri rezistencë, megjithatë në fund, siç shihet edhe në pamje, dy efektivët e nxorën të prangosur nga dera e shtëpisë.

Pengu rezulton person me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e narkotikëve, krimeve kundër personit dhe të armëmbajtjes pa leje.

 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, pas një pune intensive hetimore për ngjarjen e ndodhur më datë 27.09.2023, në lagjen nr. 10, të qytetit të Korçës, ku u dogj automjeti në pronësi të shtetasit G. S., bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar. Si rezultat, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Samuel Pengu 30 vjeç, banues në Korçë (me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve, krimeve kundër personit dhe të armëmbajtjes pa leje).   

Nga veprimet hetimore dhe nga provat e siguruara rezultoi se ky shtetas i ka vënë zjarrin automjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit G. S., dhe për pasojë automjeti është djegur pjesërisht. 30-vjeçari, në momentin kur forcat e Policisë ndërhynë në banesë me qëllim kapjen e tij, ka bërë rezistencë ndaj tyre. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në një njoftim të policisë së Korçës.

/f.s

Next Post
“Shkelje flagrante gjatë regjistrimit”, Dule ankohet për Censusin: Procesi të mos e shndërrohet në farsë

"Shkelje flagrante gjatë regjistrimit", Dule ankohet për Censusin: Procesi të mos e shndërrohet në farsë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com