Kandidatët e pavarur kanë dështuar të tërheqin shumë votues pas vetes në këto zgjedhje lokale. Në shumë bashki përqindja e votave për ta nuk i kalon 10%.
Rast i veçantë është Bashkia Këlcyrë, ku kandidati i propozuar nga zgjedhësit po shkon drejtë fitores. Kur janë numëruar 13 kuti nga 22 në total, Bujar Fezga udhëheq me 51.4% të votave, kundrejt kandidatit të ASHE-së, Klement Ndoni me 46.3%.