• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I vëllai doli pa zemër nga spitali në Spanjë, motra e Saimir Sulës: Kam 4 vite që kërkoi një ADN

by Java News
10/02/2024 13:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Majlinda Sula, motra e të riut Saimir Sula i cili doli pa oirganin jetësor nga spitali në Spanjë ku kishte shkuar për COVID, është shprehur se vonesa për kryerjen e ADN-së për zemrën mund të çojë në prishjen e provave që zbardhin të vërtetën e vdekjes së të vëllait.

“Nëse ADN del pozitive, ata fitojnë kohë për të mbuluar provën e vrasjen. Nëse del negative nuk kërkojmë asgjë nga Shqipëria le ta investigojë Spanja”, tha ajo në një reagim për gazetaren Klodiana Lala.

Majlinda Sula tha se prej 4 vitesh kërkojnë ADN-në e zemrës që pretendohet se është e Saimir Sulës, duke ngritur pikëpyetje se “ku është misteri, çfarë sekreti ka këtu”.

Reagimi i Majlinda Sulës:

Jo, nuk është dhënë rrugë. Ministria e Drejtësisë nuk ka ndërmarrë hapa. Ne nuk kemi asnjë informacion në lidhje me shkresat që ka prezantuar avokati jonë në Shqipëri. Dhe akoma presim. Muajt kalojnë, vitet kalojnë dhe ne pretendojnë të bëhet ADN e asaj zemre që pretendohet se është sjellë nga Spanja në IML në Shqipëri.

Zemra mbahet aty, 4 vjet, 3 vite u mbajt në Spanjë, një vit po mbahet në Shqipëri dhe nuk bëhet ADN. Në shkresat tona ne i kemi kërkuar prokurores së rastit, duke qenë se Shqipëria nuk ka mundësi të bëjë ADN, duke mos patur kushtet në institucionet tona, ne kemi të drejtën që ta cojmë zemrën jashtë vendit.

Në kërkuar të dërgohej në një laborator në Vjenë, Bruksel ose Madrid. Besoj nëse dërgohet letërporosi duke i kërkuar shtetit fqinj këtë ndihmën me pagesë, pagesa të kryhet nga familja, atëherë mund të bëhet. Ne nuk kemi asnjë lloj përgjigje. Ne nuk kemi ADN.

Ministri hesht për 4 vite rjesht. Në 4 vite një ADN kërkuam. Trafiku i organeve nuk mund të mbyllet pa një ADN, që është një provë e rëndësishme për t’u bërë.

ADN urgjent, nuk di si ta them. Me altropolant i kam shkuar z.Rama poshtë dritares duke i thënë ADN urgjent. Kam 4 vite që kërkoi një ADN, është shumë e lehtë kjo lloj prove, ku është misteri, çfarë sekreti ka këtu.,

Mundësitë janë dy, Saimiri është vrarë nga trauma nga 8 rojet e spitalit. Zemra lë shenjë, është organi kryesor që lë shenja. Një mjek ligjor gjatë autopsisë, mund të lexojë zemrën dhe mund të shohë traumën ose infarktin. Duke e fshehur këtë zemër për 4 vite, ajo zemër humb, humb prova. Ajo zemër nuk flet më. Humb prova. Nëse ADN del pozitive, ata fitojnë kohë për të mbuluar provën e vrasjen. Nëse del negative nuk kërkojmë asgjë nga Shqipëria le ta investigojë Spanja.

Kemi kërkuar kushtet sesi është transportuar zemra nga institucioni spanjoll drejt Shqipërisë, pasi zemra mund të dekompozohet nëse nuk zbatohen protokollet. Kërkojmë procesverbalin.

/f.s

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjermania dhe Austria kërkojnë pronësi të BE-së te “TikTok”, shqetësime dhe për sigurinë e të dhënave!

Gjermania dhe Austria kërkojnë pronësi të BE-së te “TikTok”, shqetësime dhe për sigurinë e të dhënave!

November 27, 2026
Tregtarët e tregut të Orizit në Vlorë protestë para prefekturës: Po nuk u hap tregu, duam pagën e luftës

Nisma ligjore/ Qeveria vendos monitorim dhe gjoba deri në 2 milionë lekë! Ja sa do të ulen çmimet në supermarkete nga 1 janari?

November 27, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për idhtarët e “lëvizjes studentore serbe” në Tiranë

November 27, 2026
“Ishte një thikë pas shpine”- Partia e re ‘Të Bashkuar për Shqipërinë’ përçan flamingot e protestës, aktivisti: Ky është një kopjim i keq i Serbisë!

“Ishte një thikë pas shpine”- Partia e re ‘Të Bashkuar për Shqipërinë’ përçan flamingot e protestës, aktivisti: Ky është një kopjim i keq i Serbisë!

November 27, 2026
Nesër 114-Vjetori i Pavarësisë! Në Tiranë protestë kombëtare, Rama dhe krerët e shtetit në Vlorë për ceremoninë e Flamurit

Nesër 114-Vjetori i Pavarësisë! Në Tiranë protestë kombëtare, Rama dhe krerët e shtetit në Vlorë për ceremoninë e Flamurit

November 27, 2026
Shqipëria “fshat i madh”? Vetëm 6 bashki klasifikohen kryesisht si qytete

Kuvendi shtyu rivlerësimet deri më 2027, ekspertët: Nismë pozitive, pasi interesi është shumë i lartë! Tirana kryeson

November 27, 2026
Nga drejtor në SHISH, te protesta kundër Ramës: Kush është Sandër Kovaçi, që drejtoi protestën e pedagogëve sot në krah të dhëndrit dhe vajzës së Berishës?

Partia e re e studentëve, pedagogu i Berishës distancohet: Nuk ka lidhje me ne, nuk e ka prodhuar sheshi!

November 27, 2026
“Është më i lirë”/ Pas miellit, edhe qumështi serb “përmbyt” tregun shqiptar

Hije skandali/ Jo vetëm me aflatoksinë, por edhe me mbetje ilaçesh! AKU zbulon prani të medikamenteve veterinare në mostrat e qumështit

November 27, 2026
Beteja e përjetshme e Qazim Mulletit me Robert Ndrenikën

Beteja e përjetshme e Qazim Mulletit me Robert Ndrenikën

November 27, 2026
“Më shfrytëzonin që kur isha 11 vjeçe”- 15-vjeçarja në Greqi denoncon prindërit, nëna dyshohet edhe si organizatorja kryesore

“Më shfrytëzonin që kur isha 11 vjeçe”- 15-vjeçarja në Greqi denoncon prindërit, nëna dyshohet edhe si organizatorja kryesore

November 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In