• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I theu të dyja këmbët policit, shoferi u lirua pas tre ditësh

by A R
13/08/2018 19:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy javë pas aksidentit të rëndë në qendër të qytetit të Kuçovës, efektivi i policisë Jonuz Vrapi që u godit nga një automjet dhe për rrjedhojë theu të dyja këmbët, bën apel në media për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien në pranga të autorit.

Menjëherë pas daljes nga Spitali i Traumës në Tiranë, polici Jonuz Vrapi ka kërkuar drejtësi për veten duke deklaruar se, ngjarja nuk ishte aksidentale por ishte e qëllimshme. Vrapi tregon se, atë natë ishte duke patrrulluar në rrugët e qytetit me kolegun e tij dhe pasi kishin parë një konflikt, kishin zbritur nga mjeti dhe i ishin afruar një grupi njerëzish që po debatonin me 37-vjeçarin Ylli Luka, duke i kërkuar atij të mos ecte me shpejtësi në këtë zonë të banuar.

Vrapi është shprehur se i ka kërkuar Lukës të futej në mjet dhe të largohej, por ai nuk u largua. Drejtuesi i mjetit– tha Vrapi- me frena dore xhiroi me të katërta gomat dhe eci mbrapsht iduke më goditur dhe mjeti pasi doli 5-6 metra larg turmës kishte mundësi përsëri të largohej, por u kthye dhe i ra sërish turmës.

Vrapi e cilëson 37-vjeçarin Ylli Luka, nga fshati Nikël i Krujës, një njeri problematik dhe tregon se ai e ka arrestuar disa muaj më parë, pas denoncimit të bërë në policinë e Kuçovës nga bashkëjetuesja e tij për dhunë ndaj saj. Vrapi pohon se edhe pse ka qenë në shërbim në krye të detyrës, me uniformën dhe me mjetin e policisë, deri tani nuk i është marrë asnjë deklaratë në lidhje ngjarjen e rëndë, edhe pse ai është i dëmtuari.

Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e Kuçovës, mbrëmjen e 28 korrikut, kur polici Jonuz Vrapi, u godit 3 herë nga Ylli Luka ky i fundit me mjetin që ai drejtonte. Pas goditjes, efektivi Vrapi, u dërguar me urgjencë në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku qëndroi 15-ditë për shkak të thyerjes së të dyja këmbëve. Edhe pse Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat kërkoi për 37-vjeçarin Ylli Luka masën e sigirisë “arrest me burg” për këtë ngjarje, gjyqtari i Gjykatës së Shkallës së Parë të Beratit, Durim Hasa e ka lënë të lirë autorin 3-ditë pas ngajrjes, duke dhënë për të masën e sigurisë “detyrim paraqitje”./Shqiptarja

Next Post
Një 30-vjeçar i vë zjarrin shtëpisë së vjehrrit, prangoset

Zjarri shkrumbon banesën në Fier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deputetja e PS: Dhuna e PD ndaj vilës të Enver Hoxhës me artistë e papranueshme, po dëmtoni imazhin e Shqipërisë

Deputetja e PS: Dhuna e PD ndaj vilës të Enver Hoxhës me artistë e papranueshme, po dëmtoni imazhin e Shqipërisë

March 2, 2026
Sulmi me molotovë në ‘Vilën 31’ nga militantët e PD, Gjikondi: U bë për të goditur Ramën fizikisht, Berisha me vizion shtazarak!

Sulmi me molotovë në ‘Vilën 31’ nga militantët e PD, Gjikondi: U bë për të goditur Ramën fizikisht, Berisha me vizion shtazarak!

March 2, 2026
Trump paralajmëron mundësinë e dërgimit të trupave në Iran

Trump paralajmëron mundësinë e dërgimit të trupave në Iran

March 2, 2026
Netanyahu para takimit me Trump: Do të paraqes qëndrimet tona për negociatat me Iranin! Diskutime edhe për Gazën

Irani sulmon me raketa zyrën e Netanyahut, reagon Izraeli: U përdorën raketa Kheibar

March 2, 2026
Trump për CNN: Po e masakrojmë Iranin! Së shpejti nis vala e madhe e sulmeve

Trump për CNN: Po e masakrojmë Iranin! Së shpejti nis vala e madhe e sulmeve

March 2, 2026
“Protestat janë të dhunshme, jo policia”, Mit’hat Havari: Ish-vila e diktatorit është shtëpia shpirtërore e Berishës, s’duhej ta godiste

“Protestat janë të dhunshme, jo policia”, Mit’hat Havari: Ish-vila e diktatorit është shtëpia shpirtërore e Berishës, s’duhej ta godiste

March 2, 2026
“Raketat na fluturojnë mbi kokë si zogj”, shqiptarja flet në lot nga Iraku: Do kthehem në Shqipëri në rrugë tokësore

“Raketat na fluturojnë mbi kokë si zogj”, shqiptarja flet në lot nga Iraku: Do kthehem në Shqipëri në rrugë tokësore

March 2, 2026
Gripi në pranverë/ Ulen rastet por jo agresiviteti, humb jetën një i moshuar

Gripi në pranverë/ Ulen rastet por jo agresiviteti, humb jetën një i moshuar

March 2, 2026
Ligji i rishikuar i Tregtisë së Jashtme të Kinës, një kornizë e unifikuar për hapje, siguri dhe përafrim me standardet ndërkombëtare

Ligji i rishikuar i Tregtisë së Jashtme të Kinës, një kornizë e unifikuar për hapje, siguri dhe përafrim me standardet ndërkombëtare

March 2, 2026
Rama mbledh nesër Kryesinë e PS pas ndryshimeve në qeveri, çfarë pritet të diskutohet

Rama mbledh nesër Kryesinë e PS pas ndryshimeve në qeveri, çfarë pritet të diskutohet

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In