Një 70-vjeçare është ndarë nga jeta në një spital të Palermos.
Lajmi i hidhur nuk është pritur mirë nga familjarët e viktimës, të cilët të revoltuar kanë shkatërruar urgjencën mjekësore.
‘Jemi bërë dëshmitarë të skenave far-west’, – kanë treguar mjekë dhe infermierë. Mediat raportojnë se ata kanë shkatërruar dhe sjellë dëme prej mijëra eurosh.
Për të qetësuar familjarë dhe ndaluar shkatërrimet e mëtejshme është dashur ndërhyrja e dhjetëra karabinierëve, të cilët i kanë bllokuar dhe denoncuar dëmtuesit e pronës publike.
Bëhet e ditur se gruaja nuk ka vdekur për ndonjë gabim të mjekëve, por ka pësuar infarkt.
/b.h