• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I tha Berishës ‘hap krahun’, por çfarë ndodhi më pas? Kadilli: Do votoj shkarkimin e Bashës

by
13/12/2021 22:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbrëmjen e sotme emisioni “LOG.” u fokusua te zhvillimet brenda partisë Demokratike, që është mes dy kuvendeve dhe valës së shkarkimeve pas 11 Dhjetorit. Situata sot u tensionua dhe shkoi deri në përplasje pasi grupi i Sali Berishës, i quajtur Komisioni i Rithemelimit të PD-së shkoi në selinë blu për të zhvilluar mbledhjen e parë, teksa brenda ishte edhe Lulzim Basha.

Por si i komentojnë këto zhvillime analistët?

Për Mentor Nazarkon, Berisha ka të drejtë të shkojë te selia e partisë së tij. “Mori tone dramatike, por u paratha. Berisha kishte një thirrje pardje, mblidhuni bashkë te shtëpia e mendimit. Por duhet të ishte një zhvillim normal. Ai ka të drejtë të shkojë te partia e tij. Partia nuk duhet t’i ketë dyert e mbyllura për ata që janë në front me kryetarin. Nuk e di kush e dha shkëndijën që të kishte tone dramatike. Rikthimi i raportit me të vërtetën duhet të kishte ndodhur më përpara për ta futur Bashën në hullinë e një lideri të vërtetë” tha ai.

Artur Zheji u shpreh se Sali Berisha i bëri një të mirë dhe të keqe vetes. “Doktorit i duhej një event masiv për të thënë se “unë jam ai që lëviz ujërat” prandaj nuk bëhen hesapet me mua si një pensionist. Ka dalë në profilin e tij “3D” me mbështetje, influencë. Por i ka bërë edhe një dëm vetes, sepse ka treguar fuqinë e tij të vërtetë, që ka qenë e nëndheshme kur ishte Basha kryetar. I ka bërë një të mirë vetes që “shiko kush jam unë, negocioni ndryshe”, nga ana tjetër ka treguar fuqinë e tij të vërtetë”.

Botuesi Fahri Balliu e cilësoi Kuvendin Kombëtar të Sali Berishës diamant. “Në jetën politike shqiptare që mund të përshkruhet si kënetë mashtrimi dhe korrupsioni dhe një bashkëpunimi nga peng-kryetari Basha, vetë Kongresi, kuvendi është një diamant që do të ndihet shumë shpejt në ditët dhe muajt e ardhshëm. Ai ishte drejtuar kundër Ramës dhe në punë e sipër zgjidh edhe problemet brenda PD-së. Sot ishte një procedim normal që u paralajmërua me shumë kulturë dhe edukatë nga Berisha dhe gjithçka që ndodhi aty me grupin e rithemelimit. Përsa i përket bravave dhe zyrave të shqyera në stilin e një mendësie guerrilase dhe staliniste janë pjesë shumë e largët. Ka rrezik ti kenë marrë nja 200 e ca euro dhe hajt ti gjesh ato” tha ai për Belind Këlliçin, i cili denoncoi vjedhjen e disa materialeve dhe sendeve në zyrë.

“Berisha ishte i qetë dhe shumë i moderuar. Basha në përgjithësi është i qetë, por tani momenti, retorika është në funksion të diçkaje politike. Ai po konfiguron përkrahësit, se po të bënte luftën brenda PD do të shkonte në Kuvend. Një lider që mendon që nuk duhet të jetë atje ku pjesa e militantëve është, është mangësi për atë” tha Agim Nesho.

Pjesë e kuvendit të 11 Dhjetorit ishte edhe Fatbardh Kadilli, ish-kandidat për kryetar të PD-së, i cili i kërkoi Sali Berishës në sy që të hapte krahun për brezin e ri. Por cfarë ndodhi më pas? “Pati një moment kur atakova Berishën dhe modelin e tij dhe ftesën që të mos rikthehet në krye të PD-së. Në stadium kishte delegatë por edhe tifozë të Berishës. Ishte më i ashpër reagimi në Këshillin Kombëtar kur sfidova Bashën sesa kur fola në stadium për Berishën. Unë nuk vajta për Berishën, shkova për t’u folur demokratëve dhe në 18 nëse do të ketë Kuvend unë do të shkojë për t’u folur demokratëve”.

Nuk ju shau kush? “Jo, jo! Më jepnin dorën. Kjo e sotmja ishte një teatër, fajësoj Bashën që nuk lëshoi karrigen kur humbi zgjedhjet për herë të pestë radhazi” theksoi Kadilli.

I pyetur nëse do të votoni në referendumin që ka iniciuar Sali Berisha në 18 Dhjetor për shkarkimin e Bashës, Kadilli tha se “Largimin e Bashës e kam kërkuar me zë, përpjekje dhe garë. Jam i gatshëm për aktet politike që shkarkojnë Bashën. Berishën nuk e dua të rikthehet, por është Basha që e futi partinë në këtë ngërç”.

/b.h

Next Post
FOTOT/ Kush është vajza e njohur që i vodhi zemrën Pirro Dhimës, 4 vite pas humbjes së bashkëshortes

FOTOT/ Kush është vajza e njohur që i vodhi zemrën Pirro Dhimës, 4 vite pas humbjes së bashkëshortes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjike në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Tragjike në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

July 18, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Plaga, Flamingot dhe Aristoteli

July 18, 2026
Ministri izraelit kërkon krokodilë rreth burgjeve ku mbahen të burgosurit palestinezë

Ministri izraelit kërkon krokodilë rreth burgjeve ku mbahen të burgosurit palestinezë

July 18, 2026
Numri i turistëve u rrit në korrik, INSTAT: 2.7% më shumë se i njëjti muaj i vitit të kaluar

Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

July 18, 2026
Irani vret dy ushtarë amerikanë pas sulmeve me raketa, një tjetër i zhdukur

Irani vret dy ushtarë amerikanë pas sulmeve me raketa, një tjetër i zhdukur

July 18, 2026
VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…

VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…

July 18, 2026
Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

Frikacakët e politikës, “mulizmi” dhe kështjella e Berishës

July 18, 2026
Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë, 46 u arrestuan

Zjarri mund të shuhet, por pasojat e tij vazhdojnë të mbeten në ajër

July 18, 2026
Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

July 18, 2026
“Opozita nuk vjen në pushtet me kryetarin non grata”, Martin Leka: Ja pse Trump nuk e ndryshon vendimin për Berishën

Sherr në Kuvendin e protestës, Leka: Degradimi nisi me pjesëmarrjen e vijoi me fjalorin dhe dhunën

July 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In