Ka humbur jetën nga Covid-19 kritiku i njohur i artit elbasanas, Astrit Lopari.
Profesori i artit elbasanas ishte i shtruar në spitalet Covid, prej dy javësh.
Fatkeqësisht Lopari e humbi betejën me koronavirusin ditën e sotme.
Sot mësohet se Lopari pësoi tre goditje në zemër, të cilat qenë fatale për të.
Për një periudhë të gjatë Lopari drejtoi me sukses Shkollën Artistike “Onufri” në Elbasan, nga e cila kanë dalë dhjetëra talente të mirënjohur të artit, violinistë, pianistë, këngëtarë, dirigjentë, trombistë, klarinetistë, kompozitorë, tenorë, dhe piktorë të mirënjohur në rang kombëtar e ndërkombëtar.
Një humbje tjetër e madhe për artin shqiptar, atë të Elbasanit në veçanti.
/a.r











