• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I shembën shtëpinë tek ish-Pularia, Ilir Hoxha i shkruan Ramës dhe ambasadorëve: Na nxorën me dhunë, reliket e Enverit ishin brenda…

by A R
29/06/2020 14:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për shkak të punimeve që po kryhen tek Unaza e  madhe në Tiranë, policia ka nxjerrë nga banesa djalin e madh të ish diktatorit Enver Hoxha, Ilir Hoxhën dhe familjen e tij, pasi shtëpia e tyre preket nga ky projekt.

Për këtë arsye Ilir Hoxha, i ka dërguar një letër të hapur Kryeministrit Edi Rama.

Në vijim letra e plotë e Ilir Hoxhës, drejtuar Edi Ramës dhe ambasadorëve:

Tiranë, më 29.06.2020

LETËR E HAPUR

DREJTUR: ZOTIT EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPËRISË

PËR DIJENI: ZONJËS YURI KIM
AMBASADORE E SHBA

ZOTIT LUIGI SORECA

AMBASADOR I BE

ZONJËS ERINDA BALLANCA

AVOKATE E POPULLIT

KOMITETIT TË HELSINKIT PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT VJENË

Ju drejtohem Juve Z. Edi Rama (pavarësisht opinionit që keni për Enver Hoxhen, ai është mendimi juaj që mua nuk më intereson) une po ju drejtohem si Kryeministri i vendit tim, për të me mbrojtur nga institucionet që ju drejtoni. Më konkretisht ndaj IKMT-s me drejtuese Znj Dallëndyshe Bici.

Bazuar në ligjin e shpronësimeve Nr. 8561 datë 22.12 1999, në kuadër të realizimit të projektit “Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta- Rrethrrotullimi Shqiponja”, (Loti I), u njoftuam për shpronësimin e banesës sonë. Nuk patëm asnjë kundërshtim, madje treguam mirëkuptimin tonë të plotë, për mospengimin e realizimit të kësaj vepre të madhe publike. Ndërkohe ishim në pritje të merrnim dëmshpërblimn që na takonte, që të sistemoheshim në një banese tjetër si dhe prisnim njoftimin shkresor nga IKMT-janë lidhje me afatet që Ne duhet të largoheshim nga banesa. Gjykoj se këto janë detyrime që administrata shtetërore ka ndaj qytetarëve të këtij vendi, të cilet kanë të drejtën të trajtohen me kujdesin dhe respektin e duhur dhe jo me veprime fashiste sic ndodhi me ne.

Por …

Më datë 26 Qershor 2020, ora 9, në godinën ku banoja une dhe pjestarë të tjerë të familjes Hoxha, u paraqitën inspektoret e IKMT me fadroma për të prishur ndërtesen. Për t’ju vëne në dijeni, neve nuk na kishte ardhur asnjë vendim shkresor nga IKMT për prishjen e pallatit, ku duhej të ishte e përcaktuar dhe data që duhej të largoheshim nga ndërtesa. Pra u ndodhëm para një veprimi krejt arbitrar. Në këto kushte u detyrova t’idërgoj nje sms znj Dallëndyshe Bici ku i shkruaja :”Mirëdita, po ju lutem për një gjë. Kanë ardhur për të prishur shtëpinë. Nuk kemi kundërshtim. Të lutem ta shtyni dhe dy ditë se nuk po arrijmë të zbrazim apartamentin. Do ju lutesha me mirëkuptim për shtyrjen. Faleminderit. Me respekt Ilir Hoxha.

Zonja në fjalë megjithëse e pa sms, nuk dha asnjë përgjigje, duke qenë institucioni i saj fajtor.

Për mos u zgjatur, pas presioneve të vazhdueshme arrogante të punonjësve të IKMT , duke na prerë dhe dritat për ta bërë fakt të kryer, na nxorrën me dhune nga banesa, ku kishin mbetur shumë relikte dhe materialetë Enver Hoxhes si dhe objekte tona personale.

Qëllimi i znj Dallëndyshe Bici ishte qëme cdo kusht të nxirrte në mes të katër rrugëve familjen e Enver Hoxhes, dhe ia arriti qellimit. Mbetem pa shtëpi dhe ato orendi dhe objekte që shpëtuam ishpërndamë në miq e shoqeri. Më vjen keq zoti Kryeministër që t’ju them, se u përserit e njëjta situatë sic na nxorri nga shtëpia Sali Berisha në vitin 1993. Më vjen cudi si përputhen këto akte fashiste edhe pas 30 vjetëve, për më shumë nga një qeveri e majtë?!!!

Por, nuk mbyllet me kaq. Persekutimi i familjes së Enver Hoxhes u duk qartazi, se pasi na larguan me forcënga banesa, IKMT jo vetëm nuk e prishi pallatin por lejoitë hyjnë njerez nga rruga që të plackitnin cfarë kishte mbetur në banesën tonë. Në këtë rast ne u demtuam jo vetëm materialisht por edhe moralisht se gjërat e shtëpisë tonë përfunduan në duart e njerzëve të panjohur, ndërkohë që mund të ishim lejuar ne ta boshatisnim banesën.

Nuk e kuptoj zoti Kryeminister. Administrata juaj kishte gati dy vjet kohë, që cdo gjë të shkonte më së miri. Edhe Ne të sistemoheshim në kohë dhe punimet të mos pengoheshin. Pse duhet kjo arrogance. Për të treguar që jeni të fortë dhe mund të bëni cfarë tëdoni, apo keni një administratë të paaftë për fatkeqësi të këtij populli.

Institucioni i IKMT mban përgjegjësi dhe une do të ndjek rrugën ligjore për:

– Dhunim banese

– Vjedhje e relikteve dhe dokumentacioneve të ndryshme të Enver Hoxhës

– Vjedhja e orendive personale

– Shkelja e të drejtave të njeriut

– Dëmi moral dhe ulja e dinjitetit të familjes time.

Për të gjitha këto do të kërkoj dëmshpërblim moral dhe material.

Uroj dhe shpresoj që drejtësia e re do të jetë e paanshme dhe jo e politizuar.

Në fund kam një falenderim për korrektësinë e Policisë së Shtetit që ishte në lartesinë e detyrave të saj.

Me respekt

ILIR HOXHA

Next Post
Koni i shkruan publikisht Shahinit: Shty zgjedhjet në universitete, po shkel ligjin

Studentët e Ekonomikut pa diploma/ Mynyr Koni vazhdon lojën "e ka kush e ka": Do t'i firmos vetëm kur dekani Dhori Kule të...

Comments 9

  1. patrioti says:
    6 years ago

    cfare respekti u shkruan ketyre kurvave o ilir

    Reply
  2. Ilirjan Mehmetaj says:
    6 years ago

    E kam thene dhe vazhdoj ta them se kjo qeveri eshte qeveri antipopullore,antikombetare dhe me tipare fashiste sepse drejtohet nga bandat te mbeshtetur nga nje qeveri e lidhur me keto banda. Populli duhet te mendohet mire kur te votoj udheheqsit e tij dhe jo ta shes voten per nje these miell. Me vjene keq per Ju, familjen tuaj dhe shume familje te tjera qe po vuajne nga nje kryeminister qe ka ne qenien e tij probleme te medha me shendetin mendor. Populli yne nuk e meriton kete por ja qe ndodh se popujt e kane ndonje qelbesire si ky.

    Reply
  3. ISUF REXHEPI pensionist , njesia 11 Laprake. says:
    6 years ago

    TURPI I MBULOFTE CAKEJT E RRUGES ,TE SHITUR ,FASHISTE .

    Reply
  4. Fadil Shyti says:
    6 years ago

    KRIMI POLITIK DHE EKONOMIK DHE TURPI I RASHËS NGA QEVERIA REAKSIONARE “RAMA 2” !

    Reply
  5. Fadil Shyti says:
    6 years ago

    PËRSHËNDETJE SHQIPTARE MIKU IM, ILIR HOXHA!
    “TË GJITHË DERRAT (DHJE-TORISHTË DEMONË-KRATË),
    NJË TURI KANË!
    (Populli)

    KJO VEPËR VANDALISTE,
    KRIMINALE KUNDËR-POLITIKE,
    KUNDËR-EKONOMIKE,
    KUNDËR-KULTURORE,
    KUNDËR-SHKENCORE,
    KUNDËR SHQIPTARE,
    DHE KUNDËR-NJERËZORE,
    ËSHTË TURPI I TRADHËS,
    NGA QEVERIA “RAMA 2”.
    29 Qershor, 2020

    Reply
    • Celik Kalliri says:
      6 years ago

      Turpi i Mbulofte keta Trathtare, pere Keto Skenare Provokative e Anti njerezore, Njerez e Qeveritare me Karaktere te Vrara dhe te Semura Fashiste e Anti Njerezore!

      Reply
    • Anonymous says:
      6 years ago

      Rrit kelysh se te hane kembet
      Sali Berishen dhe Edi Ramen i ka rritur Enver Hoxha
      Keta te hane buken dhe te permbysin kupen
      Vajmedet per ket vend dhe ket popull ne cfar duarsh ka ra

      Reply
  6. meno Dedaj says:
    6 years ago

    Karagjozlleqet e Edi Rames nuk kane te sosur. Ky veprim kriminal nuk mund te kryehej nga nje administrate e paafte. Vetem me e Edi Rames mund te vazhdojne te kryhen veprime te tilla fashiste edhe pas 30 vjetve qe gjoja jetojme ne demokraci. Keto turpe behen ne menyre te qellimshme, per te krijuar problematika edhe atje ku nuk duhet te kete. Vetem Hajjdutet e pasurise se shqiptareve mund te sillen me nje arrogance te tille ndaj popullit. Dhe fatkeqesiosht keta jane ata qe drejtojne shtetin.

    Reply
  7. Devi says:
    6 years ago

    Nuk po gjej fjale.e kam thene mendimin Tim personal e po e them.vdiq babai u prish shpia.vdiq zoti e babai I shqiperise ,ENVERI ,u prish shqiperia.turp turp turp ,sendet personale te ENVER HOXHES ,pasuri e families ,e kombetare

    Reply

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In