Diferenca në moshë nuk e ka penguar 21-vjeçarin që të kërkojë madje me dhunë raporte seksuale me një femër 10 vjet më të madhe në moshë se ai.
Burimet e Policisë bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet D.T, 21 vjeç i cili u arrestua në flagrancë raporton Panorama. Ai u prangos pasi dyshohet se, ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me dhunë, me shtetasen R.D, vjeç 31.
I riu është me banim në Kavajë, dhe madje rezulton i dënuar më parë. Mbi të rëndon akuza e parashikuar nga Nenet 102 e 22 të Kodit Penal./a.m.