• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

I riu shqiptar grabit familjen italiane, i vë thikën në fyt fëmijës (Video)

by
12/10/2015 09:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çaste të frikshme që dukeshin të pambarimta për një familje italiane e cila u sulmua në banesë nga një grabitës i cili në përpjekje për të realizuar plaçkitjen i vuri edhe thikën në fyt vogëlushit 10-vjeçar duke e terrorizuar. I dyshuari i ngjarjes është një 31 vjeçar shqiptar, ai është Emilijan Shelnaj. Familja, banuese në lokalitetin Abano Terme të rajonit Padova në Itali, u përball me agresorin e dhunshëm dhe rrëfen minutat e ngjarjes. I riu shqiptar është arrestuar në flagrancë gjatë tentativës së grabitjes me dhunë në vilën e familjes italiane.

Emiljan Shelnaj, 31 vjeç, hyri në shtëpinë e familjes me katër anëtarë, prindërit dhe djali 10 vjeç e vajza 15 vjeçe. Familjarët u zgjuan dhe vrapuan për të parë se çfarë po ndodhte në kuzhinë. Shqiptari në moment kapi fëmijën 10-vjeçar të çiftit dhe i vuri në fyt thikën që mbante në dorë.

Ishte pikërisht babai ai që dëgjoi i pari zhurmat dhe vrapo andej nga vinin, por agresori u tregua më i shpejtë dhe rrëmbye fëmijën. Emiljani nuk e kishte vënë re që çifti kishte edhe një vajzë tjetër, 15 vjeçe, e cila doli menjëherë nga shtëpia dhe telefonoi policinë. Karabinierët e zonës shkuan shpejt në vendngjarje, dhe agresori i surprizuar nga policët, lëshoi për një moment fëmijën, dhe pikërisht atë kohë, karabinierët e neutralizuan dhe arrestuan 31-vjeçarin pa rezistencë.

Djali 10 vjeçar u dërgua në spital për shkak të gjendjes së shokut që kaloi. E gjitha familja është mirë, raportojnë mediat italiane. Ata theksojnë faktin se gatishmëria dhe gjakftohtësia e vajzës 15-vjeçare bëri që policia të mbërrinte menjëherë duke kapur në flagrancë hajdutin dhe shpëtuar të gjithë familjen.

Next Post

Festa e kuqezinjve/ Bllokim trafiku, lot gëzimi dhe abazhurë të thyer

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com