Policia e Tiranës ka nisur hetimet ndaj një 18-vjeçari, që akuzohet se ka bërë marrëdhënie seksuale me një 64-vjeçare në ambiente publike. Sipas policisë, i riu me iniciale A.T. dyshohet se më 30 qershor, rreth orës 18:00 ka kryer marrëdhënie intime tek “Kthesa e Kamzës” me 64-vjeçaren RR.M., banuese në Kamëz.
Sipas nenit 107 të Kodit Penal, kryerja e marrëdhënieve seksuale në vende publike ose në ambiente të ekspozuara nga vështrimi i njerëzve, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.
Për këtë arsye policia ka nisur hetimet në gjendje të lirë për këtë akuzë.