• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I qetë në filma por Erkan ka patur probleme të mëdha me alkolin, femrat dhe…

by Java News
30/05/2016 14:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Aktori i njohur turk Erkan Petekaja … ka luajtur në shumë seriale, por seriali “Dila” dhe seriali “Fate të kryqëzuara” e kanë ngritur në piedestalin më të lartë si aktor.
Erkan Petekaja është i lindur më 11 prill 1970 në Elazig të Turqisë. Ka vetëm një motër.

“Jam rritur në një familje e cila i ka respektuar me përpikëri traditat. Edhe pse e kam vetëm një motër, asnjëherë nuk kemi qenë vetëm, meqë babai im i ka pasur gjashtë vëllezër. Kështu që edhe ata i kanë respektuar me përpikëri traditat tona.

Kah fundi i shkollimit të mesëm kam shkuar në teatër për të përcjell një pjesë teatrale. Kam mbetur i befasuar me aktorët e teatrit, andaj pas shkollimit të mesëm ndieja nevojë të regjistrohesha në studimet për aktrim. Për herë të parë aktrova kur edhe isha në provim pranues”.

Bashkëshortja më ka dhënë krahë…

Lidhur me kohën e lirë ai thotë:

“Nuk merrem me asnjë lloj sporti, veç notit herë pas herë”.

Që nga koha kur edhe është martuar, më nuk i preferon netët në lokalet me zhurmë.

“Ishte një kohë kur dilja çdo mbrëmjeje dhe kisha një energji të hatashme sa i përket qëndrimit në lokale të ndryshme. Por, që nga koha kur u martova me Didem Dursu, inxhiniere e gjeologjisë, gjërat ndryshuan. Në vitin 2004 erdhi në jetë djali ynë Cem Cana dhe i dha jetë edhe më të madhe dashurisë sonë.

Ishte një kohë kur kisha probleme me alkool, por e tejkalova falë ndihmës që ma ofroi bashkëshortja ime. Andaj, tash jam një bashkëshort dhe baba i mirë… Dhe, merita kryesore që unë tash jam si jam i takon bashkëshortes sime, e që e falënderoj Zotin që jam martuar me të”.

Kam dashur të bëhem pilot

“Problemet e mia i tejkaloj duke u “konsultuar” me vetveten, sepse nuk dua ta mundoj askënd me problemet e mia… Dy herë jam operuar dhe as që e kanë ditur prindërit e mi se do të operohem…

Dëshira ime si fëmijë ishte të bëhem pilot, por babai im ishte kundër kësaj dëshire, duke u arsyetuar se është profesion i rrezikshëm, aq sa më tha: “Ta ndaloj të shkollohesh për pilot!”, shkruan Kosovarja

Jeta bashkëshortore, megjithatë, nuk ishte çdo herë ideale

“Gruaja ime përherë ishte xheloze në mua. Por, ka pasur edhe të drejtë, sepse profesioni i aktorit të shtyn të bësh edhe gjëra që ndoshta nuk do i bëje në të vërtetë”.

Andaj, aktori i njohur turk, Erkan Petekaja, të cilin e quajnë edhe Xhorxh Kloneji turk, has edhe në probleme, kur aktorja e njohur turke Nurgul Jeshilçaj doli me deklaratën se dëshiron të mos luaj më në serialin shumë të njohur turk “Jeta e huaj”. Në serial Dzhihani dhe Gulsereni ishin dashnorë, andaj edhe flitej se ndërmjet tyre kishte edhe gjëra të vërteta.

Tash, kur aktori po i përkushtohet veç profesionit edhe familjes, në veçanti, netët i kalon në shtëpi, shtrirë në shtrat, duke shikuar televizor. Andaj, në këtë pikë ai thotë se tash e ndien veten se po plaket, se nuk po mund të fle më shumë se shtatë orë.

Në pyetjen se a dëshiron që i biri të bëhet edhe ai aktor, thotë:

“Nuk dëshiroj që im bir të bëhet edhe ai aktor, sepse jeta e aktorit është jetë me vuajtje. Andaj, nuk dua që edhe ai të vuaj si unë… Unë, bie fjala, në një kohë 6 muaj nuk kam dal nga shtëpia! E kam dënuar veten për një gabim që kam bërë”. E, çka ke bërë? – ishte pyetja tjetër.

“Ah… Të gjithë gabojmë, andaj gabova edhe unë… dhe për këtë e dënova veten”.

Fati i jetës

“Secila dashuri fillon rastësisht. Jeta ime ndryshoi brenda pesë minutave. Më iku autobusi. Hyra në autobusin tjetër dhe në të takova fatin e jetës sime… Po të mos ishte ai autobus tash do isha tjetër njeri”, thotë aktori turk. lajmi.net

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

November 24, 2026
Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

November 24, 2026
Vance hedh poshtë zërat se SHBA u tërhoq: Administrata e Trump është optimiste për negociatat për paqe në Ukrainë

Zv/presidenti amerikan JD Vance nën hetim, dyshohet se favorizoi donatorin politik në dhënien e një kontrate për naftën venezueliane!

November 24, 2026
“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

November 24, 2026
Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

November 24, 2026
Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

November 24, 2026
Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

November 24, 2026
Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

November 24, 2026
Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

November 24, 2026
Panik në ajër, avioni me shqiptarë në bord pëson defekt gjatë fluturimit për në Tiranë! Kthehet me urgjencë në Londër, rrëfimi i pasagjerit

Lufta hibride? Kaos në qiellin britanik, bllokohen lokalizuesit për 140 avionë pasagjerësh në një ditë!

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In