• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I publikoi mesazhet private, aktorja e Portokallisë i përgjigjet Altin Bashës: Nuk e dija që të respektoje ty ishte turp

by Ardit Rada
23/09/2020 21:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktorja Egla Ceno i ka kthyer përgjigje regjisorit Altin Basha, i cili sipas saj publikoi mesazhet private me të në media. Në reagimin e saj, aktorja shkruan se me aktin, Basha i kishte dhunuar privatësinë dhe i kishte shkaktuar një dëm të madh moral dhe profesional por se ishte krenare për edukatën me të cilën i ishte drejtuar.

Më tej, me ironi ajo shtoi se ndoshta nuk duhet të fliste kundër tij duke parashikuar se në të ardhmen Basha me shumë gjasa do të mbajë postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar.

Reagimi i plotë:

“Një përgjigje për Altin Bashën!

Para disa ditësh, një portal kishte publikuar disa mesazhe private që kisha shkëmbyer me regjisorin e Portokallisë, Altin Bashën. Për një epror kjo nuk është normale që të nxjerr mesazhet private, të shkëputura nga konteksti, duke cënuar privatësinë, etikën dhe integritetin profesional.

Në fakt, kjo erdhi si një reagim i Bashës për një intervistë timen, ku argumentova largimin tim nga Portokallia me shkakun e “mospërputhjes artistike me regjisorin”. Ishte vetëm ky togfjalësh, i shprehur aq shkurt, për të respektuar regjisorin në fjalë dhe spektaklin, sepse nuk doja të flisja as për debatin jo profesional që patëm në ditën e dytë të punës për sezonin e ri, as për presionin e shëmtuar që më ka bërë gjatë sezonit të kaluar duke m’u drejtuar: “ti del në ekran sepse kështu vendos unë” ose “ty të kam bërë unë” dhe as për amatorizmin me të cilin trajtohen aktoret femra.

Etika profesionale mund të tingëllojë si shfaqje e huaj për disa punonjës të sektorit të Artit Skenik, ndryshe nuk mund t’a shpjegoj reagimin e regjisorit të Portokallisë, pas reagimit tim.

Reagim që më ka dhunuar privatësinë dhe më ka shkaktuar dëm moral dhe profesional duke bërë publike disa mesazhe private, konfidenciale dhe të shkëputura nga konteksti (mesazhe që për më tepër dëshmojnë përpjekjen për një lloj komunikimi nga ana ime, që të kuptonte “sikletin” profesional që po më shkaktonte nga pengimi i vazhdueshëm që më bënte për t’u rritur artistikisht)

Jam krenare për edukatën dhe respektin me të cilin i jam drejtuar. Nuk e kam fshehur ndonjëherë respektin profesional ndaj tij sepse nuk e dija që të respektoje Bashën ishte një gjë e turpshme. Tani, e mësova.

Largimi im nga Portokallia nuk ka të bëjë fare me cilësinë e performancës siç ka qejf të shprehet ai, për këtë mjafton të shohësh feedback-un e publikut, ka të bëjë me një lloj “fresku” që unë refuzoj ta mësoj për të hipur në skenë. Flas për të njëjtin regjisor që e ka vlerësuar talentin tim duke më patur si aktore nëpër shfaqjet e tij private në Teatër. Për të njëjtin regjisor me të cilin kemi ndërtuar kompaninë e parë private Teatrore në Tiranë dhe për të njëjtin regjisor që më ka mësuar bazat e aktrimit, si profesori im në Akademinë e Arteve.

Do kishte qënë e mënçur nga ana ime ta kisha qepur gojën sepse ky regjisor nesër, me shumë gjasa mund të jetë drejtori i Teatrit të ri Kombëtar, për të cilin ka harxhuar aq shumë energji duke shpjeguar pse nuk duhet shëmbur dhe pastaj pse duhet shëmbur Teatri, por gjykoj që dinjiteti im është më i shenjtë se skena që mund të më hiqet nesër, sepse një artist pa dinjitet ta shpif, në skenë e jashtë saj.

Reagimi i Bashës nuk më bën as ngrohtë dhe as ftohtë sepse nuk u bëra dje aktore por më ka dhunuar privatësinë dhe më ka dëmtuar moralisht dhe profesionalisht. Çështje që sqarohen në vendin e duhur.

Me respekt, Egla Ceno”

/e.rr

Next Post
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i habit të gjithë, “padit” në Danimarkë kryeministrin Rama

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i habit të gjithë, "padit" në Danimarkë kryeministrin Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In