• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“I pata thënë që nuk ke për t’u ndarë nga unë”/ Çfarë deklaroi ish-polici që ekzekutoi gruan në Elbasan: Donte të më fuste ne burg

by Java News
07/05/2021 09:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një krim i rëndë në familje ka tronditur Elbasanin mesditën e djeshme, ku burri ka vrarë me armë zjarri gruan e tij.

Duke qenë se autori ka qëlluar disa herë me armë zjarri në rrugë, të plagosur kanë mbetur edhe dy persona të tjerë, njëri është avokat, të cilët kanë qenë kalimtar të rastit. Viktima është Liljana Buzo, 54 vjeçe, ndërsa autori i krimit Koço Buzo, 58 vjeç. Të plagosur kanë mbetur, avokati, Gëzim Toçila dhe një kalimtar i identifikuar si Adriatik Kolaj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë Gjykatës së Elbasanit, ku mësohet se çifti sapo kishte përfunduar seancën gjyqësore, ku gruaja kërkonte urdhër mbrojtjeje për shkak se dhunës që bashkëshorti i ushtronte. Madje, ajo kishte bërë edhe një kallëzim për dhunë në familje dhe kishte një proces penal ndaj autorit. Pas krimit, autori u arrestua nga forcat e Policisë.

Burimet thanë se mes bashkëshortes Liljana Buzo dhe Koço Buzos ka pasur një seancë pajtimi në Gjykatën e Elbasanit. Pasi kanë dalë nga Gjykata, Koço Buzo, ishpunonjës Policie ka shkuar ka marrë një armë tip kallashnikov duke e qëlluar disa herë. Sipas Policisë, Liljana Buzo ka ndërruar jetë gjatë transportit në spital.

Autori i dyshuar i krimit të familje, Koço Buzo, nuk ka dhënë shpjegime të gjata, me pretendimin se është i rënduar psikologjikisht. Por shkurtimisht thotë se ishte çështje xhelozie.

“I pata thënë që nuk ke për t’u ndarë nga unë donte të më fuste ne burg”, ka deklaruar ai para grupit hetimor. Çifti ishte prind i dy djemve dhe nuk kanë pasur proces për ndarje, por ka pasur një padi për dhunë në familje. Ka qenë një proces penal, pasi e kishte kallëzuar bashkëshortja.

Mësohet se nuk ka pasur kërkesë për urdhër mbrojtjeje nga ana e së dëmtuarës dhe për pasojë nuk e ka pasur një të tillë. Autori i dyshuar i krimit të rëndë, momentalisht punonte si polic privat pranë një shoqërie sigurimi në Elbasan.

g.kosovari

Next Post
“Spektakël i jashtëzakonshëm”/ Zbulohet misteri i satelitëve mbrëmë që ‘pushtoi’ qiellin shqiptar

“Spektakël i jashtëzakonshëm”/ Zbulohet misteri i satelitëve mbrëmë që 'pushtoi' qiellin shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kërkova pagën, më dhunuan dhe më kërcënuan se do të më vrisnin”, dëshmia e 18-vjeçarit për dhunën në Golem

“Kërkova pagën, më dhunuan dhe më kërcënuan se do të më vrisnin”, dëshmia e 18-vjeçarit për dhunën në Golem

September 1, 2026
Vrasja e trefishtë në Malin e Zi, vetëvritet autori rus

Vrasja e trefishtë në Malin e Zi, vetëvritet autori rus

September 1, 2026
Dita e Europës, Hoxha: Për Shqipërinë, BE nuk është thjesht një destinacion, por zgjedhje vlerash

Zgjerimi me Ballkanin Perëndimor, Hoxha: Kushton 1 kapuçino, shansi i fundit për besueshmërinë e BE

September 1, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Rrugë të mbarë, po republikanët janë në hall për vete…

September 1, 2026
Bashkitë rrisin shpenzimet e personelit, ulin investimet në 5-mujor

Pas shkarkimit të Ristanit, largohet edhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë, Veliaj komandon Alban Dokushin

September 1, 2026
“Hundën ma keni thyer ju demokratët”, Rama pret boksierin Nelson Hysa: Shqiponja që nuk njeh humbje…

“Hundën ma keni thyer ju demokratët”, Rama pret boksierin Nelson Hysa: Shqiponja që nuk njeh humbje…

September 1, 2026
Mali i Zi në prag të anëtarësimit në BE, ja si Serbia po përpiqet që ta ndalojë

Mali i Zi në prag të anëtarësimit në BE, ja si Serbia po përpiqet që ta ndalojë

September 1, 2026
Prindërit por refuzojnë gjithmonë e më shumë Vitaminën K, për mjekët rreziqet janë vdekjeprurëse

Prindërit por refuzojnë gjithmonë e më shumë Vitaminën K, për mjekët rreziqet janë vdekjeprurëse

September 1, 2026
Dhuna ndaj Mëngjesit, reagon Dhoma e Avokatisë: Sulmi i inkurajuar nga denigrimi i figurës së avokatit

Rregullorja e re e GJKKO, Dhoma e Avokatisë: Të rishikohet, telefoni është studio lëvizëse e avokatit

September 1, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 2 Shtator 2026

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com