• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“I pari të dhunonte me SHIK-un, i dyti të sabotonte”, Veliaj me socialistët: Berisha është reduktuar në një dritare, Meta në një vare argëtuese

by Java News
20/06/2024 18:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj vijoi turin e mirënjohjes me socialistët e zonës së Dajtit, Lagjes 12, Shëngjergjit, Krrabës, Zall Herrit, Zall Bastarit, dhe Bërzhitës, të cilëve u vlerësoi sakrificat ndër vite. Veliaj tha se Partia Socialiste është e vetmja forcë që e ka afruar Shqipërinë me Perëndimin. Ai shtoi se Sali Berisha është reduktuar në një dritare, ndërsa Ilir Meta në një vare argëtuese që shëtit nëpër Shqipëri.

“Sot po shikojmë se si Sali Berisha është reduktuar në një dritare te rruga “Mustafa Matohiti”. Sot po shikojmë se si Ilir Meta është reduktuar në një vare argëtuese, që shëtit nëpër Shqipëri. Sot është kollaj të bësh gallatë, me e trajtuar Saliun dhe Ilirin si një meme, me këto muhabetet e rrjeteve sociale, por ka qenë një kohë kur këta nuk ishin gallatë, se ishin persekutuesit numër 1. I pari nga jashtë, i dyti nga brenda. I pari të dhunonte me SHIK-un dhe policinë e tij, i dyti ta sabotonte me përçarjen nga brenda. Sot është gallatë me pa Ilirin dhe Saliun në atë derexhe, por që të vinim te kjo ditë, që të qeshim dhe të argëtohemi me mënyrën si kanë degjeneruar ato figura politike, u desh mundi dhe djersa e atyre që e mbajtën 33 vjet forcën tonë si forcë serioze, që bën shtet dhe qytet”, deklaroi ai.

Veliaj nënvizoi se koha ka treguar se PS-ja është familja më patriotike dhe më e vendosur për të afruar Shqipërinë me Perëndimin.

“Koha ka treguar se PS është familja më patriotike, më progresiste, më e vendosur për të afruar Shqipërinë me perëndimin, se çdo forcë politike në 113 vite shtet. Sot jam vërtet krenar që e kemi kthyer Tiranën një kryeqendër të Ballkanit. Sot Tirana është presidenca e B40, që është gjithë Rrjeti i Bashkive të Ballkanit. Vjet Tirana ishte Kryeqyteti Europian i Sportit, dy vite më parë ishte Kryeqyteti Europian i Rinisë, vitin që vjen do të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut. Tirana këtu ishte, por çështja është që qeverisej nga ata që nuk kishin qëllim të bëjnë punë. E merrnin pushtetin si një mjet, një instrument, për të dhunuar tjetrin, për ta ulur tjetrin, për ta përçarë tjetrin, për ta persekutuar. Ndërkohë, ne e shohim pushtetin si një mjet për ta rritur Tiranën, për ta zbukuruar Tiranën, për ta ndërtuar Tiranën, për ta lartësuar Tiranën. Kjo është një diferencë shumë e madhe”, tha Veliaj./m.j

Next Post
Tiranë/ Koordinatori për Anti-Korrupsionin takon Dumanin e prokurorët e SPAK: SHBA, të përkushtuara për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë

Tiranë/ Koordinatori për Anti-Korrupsionin takon Dumanin e prokurorët e SPAK: SHBA, të përkushtuara për t'i dhënë fund pandëshkueshmërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PS feston 20-vjetorin në Greqi, Balla: Nisim një fazë të re anëtarësimesh për zgjedhjet 2029

PS feston 20-vjetorin në Greqi, Balla: Nisim një fazë të re anëtarësimesh për zgjedhjet 2029

March 15, 2026
Jorida Tabaku shpjegon arsyet e refuzimit për kandidaturën në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës

Tabaku: Rritja e çmimit të karburanteve, nga taksat e larta dhe mungesa e konkurrencës

March 15, 2026
VIDEO / “Vëllai im të du’ shumë”, Rama zbulon telefonatën me Thaçin: Më tha ‘e kam fituar lirinë’!

Rama: Dëshira e zjarrtë është që udhëheqësit e UÇK të kthehen në shtëpi

March 15, 2026
Kallas, e gatshme të presë “së shpejti” një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

Kallas, e gatshme të presë “së shpejti” një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

March 15, 2026
Mesazhet e përziera të administratës Trump për Iranin

Mesazhet e përziera të administratës Trump për Iranin

March 15, 2026
Mbyllja e puseve në Gjirin Persik: Pse çmimet e naftës rrezikojnë të qëndrojnë në nivele rekord

Mbyllja e puseve në Gjirin Persik: Pse çmimet e naftës rrezikojnë të qëndrojnë në nivele rekord

March 15, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 16 Mars 2026

March 15, 2026
Libani, gati për pushtim: Izraeli dëshiron ta okupojë atë dhe ka miratimin e Trump

Libani, gati për pushtim: Izraeli dëshiron ta okupojë atë dhe ka miratimin e Trump

March 15, 2026
Lufta me Rusinë, Kina premton 791 mijë dollarë ndihmë për Ukrainën

Ibrahimaj: Tregu i karburanteve në monitorim ditor, nuk ka problem me furnizimin

March 15, 2026
Rikthehet frika e armëve bërthamore: Presioni mbi Putin dhe skenarët e rinj të luftës globale

Rikthehet frika e armëve bërthamore: Presioni mbi Putin dhe skenarët e rinj të luftës globale

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In