• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I nxehti/ Jo vetëm akulli problem, mjeku: Kujdes nga makiatoja

by A R
08/08/2018 18:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qytetarët e Tiranës prej vitesh e blejnë ujin e pijshëm pasi nuk i zënë besë ujit të rubinetit.
Por kur vjen puna në lokale konsumojnë pije që shërbehen me kubeta akulli pa u menduar dy herë se akulli mund të ketë në bazë pikërisht ujin e shumëdiskutuar të rubinetit.

Eksperiencë aspak të mirë me kubetët e akullit duket se kanë provuar edhe turistët që kanë vizituar Shqipërinë.

“Në të vërtetë nuk dua por po, i konsumoj. Këtu në Shqipëri kubetët e akullit kanë një shije të cuditshme mbi të gjitha.” -shprehet një turiste italiane.

Ndërkohë një tjetër turiste shprehet : “Nëse dikush nuk e ka informacionin e duhur normalisht që i konsumon, pra nuk i dihet. Por shija ndihet dukshëm që është ndryshe. Në itali nuk ndodh shpesh të provojmë shije të ngjashme të kubetëve të akullit kjo pasi gjërat janë më të kontrolluara.”

Dy ditë më parë ishin mjekët e shërbimit infektiv që dhanë alarmin për shtimin e rasteve me Hepatit A, c’ka sipas bluzave të bardha mendohet se e ka origjinën tek uji që përdorin lokalet për të krijuar artificialisht akull përmes makinave ngrirëse.

Por për Prof. Dr. Tritan Kalo, mjek infeksionist në urgjencën e infektivit të QSUT, hepatiti A që njihet dhe si sëmundja e verdhëzës është problemi më i vogël që mund t’i vij organizmit nga konsumimi i ujit të ndotur.

‘Hepatiti A është i barabartë me një nga format më të thjeshta të sëmundjes të infektivit. Është një infeksion që përhapet në mënyrën më banale të mundshme dhe risqet po të mos jesh një fëmijë i vogël, janë pothuajse zero. Uji i kontaminuar që ka ngarkesë bakteriale, sic është edhe uji i detit që ka ngarkesë bakteriale, nuk ka vetëm viruse, ka esheria coli, ka salmonela ka parazitë si lambia, i ka të gjitha këto. Pra risku nuk është vetëm për hepatitin A. Nëse nuk janë të sigurtë në vendin ku shkojnë konsumojnë një kafe mos ta pinë atë ujë.’ –thotë doktor Kalo.

Bazuar në eksperiencën e gjatë si mjek infeksionist në spitalin më të madh në vend, doktor Kalo arrin në konkluzionin se më shumë rrezik mbart qumështi i makiatos sesa kubeti i akullit, fakt për të cilin flitet pak në media.

‘Ne kemi hallin te kubet e akullit, po nuk pyesim njerëzit që pinë makiato. Si rregull kutia e qumështit kur hapet duhet të konsumohet brenda dy orëve. Sepse qumështi brenda kontaminohet, dhe ne na vijnë të sëmurë që përdorin kafe, makiato. Ngrohja ftohja është baraz me riciklim të cdo mikrobi. Ose akulloret e njëjta gjë. Për këtë flasim pak. Këshilla që iu jap miqve të mi sa fillon vapa iu them, pi një kafe më mirë të hidhur se sa një makiato, që mund t’ju sjell në spital”./news24

Next Post
Presidenti i Romës merret me Ronaldon: Do dështojë te Juve, çuditem si do ta paguajnë!

Nuk janë thashetheme, Juventus gati një tjetër goditje të madhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In