• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“I njoha në burg”/Kjo është dëshmia e të penduarit: Ja çfarë më kërkuan vëllezërit Kusi

by Java News
27/08/2019 22:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pesë ditë më parë kryeqyteti u trondit nga një ngjarje e rëndë kriminale. Një i ri 26-vjeçar u qëllua për vdekje në zëmër të Tiranës, ndërsa ishte duke punuar për kondicionimin e një vile trekatëshe në zonën e “Myslim Shyrit”. Bëhet fjalë për të riun nga Mallakastra, Indrit Çela, i cili u godit me plumb në kokë dhe për pasojë disa orë më vonë humbi jetën në Spitalin e Traumës. Ndërkohë, për këtë ngjarjen të rëndë u arrestuan katër persona dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim.

Njëri prej katër personave të arrestuar, Lorenc Veliaj ka dëshmuar para organit të akuzës faktin se si është njohur me vëllezërit Griseldo dhe Armando Kusi, të cilët janë shpallur në kërkim dhe dyshohen si autorë të vrasjes së teknikut të kondicionerëve, Indrit Çelajt.

“BalkanWeb” ka siguruar dosjen e plotë të asaj që Veliaj ka pohuar para Prokurorisë. Mësohet se Lorenc Veliajt i është kërkuar prej vëllezërve që të marrë përsipër ngjarjen e rëndë. Sipas dosjes, Lorenc Veliaj, i cili ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë është shprehur se Griseldo Kusin e njihte pasi kishte qenë në burg me vëllain e tij, Albano Kusi, ndërsa shton se prej asaj kohe ka ruajtur shoqërinë me vëllezërit Kusi.

Dëshmia e plotë e Lorenc Veliajt:

Unë aktualisht jam në kërkim për një ngjarje në Komisariatin e Policisë nr. 4, Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, më ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”. Që prej asaj date unë jam fshehur organeve të drejtësisë duke qëndruar në pronën (ish-piceri) të shtetasit Ali (Edmond) Sula, në Bërxullë, Tiranë. Unë ditën e djeshme më datë 22.08.2019, kam qenë në pronën e Ali Sulës dhe rreth orës 11:40, aty ka ardhur shtetasi Griseldo Kusi, të cilin unë e njoh pasi kemi qenë në burg me vëllain e tij, Albano Kusi dhe prej asaj kohe kemi vazhduar shoqërinë.

Griseldo ka ardhur i vetëm dhe më ka takuar, ku gjatë takimit ai më ka treguar se kishte ardhur pasi kishte një hall për të cilin unë mund ta ndihmoja dhe më ka treguar se “tek vila e tij tre katëshe e cila ndodhet në afërsi të shkollës Sabaudin Gabrani, ai (Griseldi) kishte qëlluar me qytën e pistoletës një person të cilit nuk ja dinte emrin, por më ka treguar se ishte punëtori i tij i cili po montonte kondicionerët”, më pas Griseldo më ka shpjeguar se personin e kishin dërguar në spital pasi ishte çarë në kokë.

Po ështu, Griseldo në mënyrë shoqërohet më ka kërkuar që unë të marr përsipër këtë ngjarje (krim) duke qenë se kisha edhe një problem të hapur me drejtësinë dhe ai më ka mbushur mendje duke më thënë që nuk është vepër e rëndë. Griseldo më ka thënë se me personin të cilin e kishte qëlluar me qytën e armës, do e mbyllte vetë problemin ndërsa për drejtësinë më ka kërkuar mua ta marr përsipër.  Unë e kam pyetur Griseldon mos kishte bërë ndonjë gabim dhe e kishte qëlluar me plumb këtë person, por ai më ka thënë se jo, e kam qëlluar vetëm me qytën e pistoletës.

Griseldo ka qëndruar me mua deri në orën 13:30 dhe gjatë kësaj kohe ka ardhur edhe shtetasi Ali (Edmond) Sula, i cili me sa kuptova unë ishte në dijeni të kësaj ngjarje dhe Aliu ka marrë Griseldon dhe janë larguar së bashku me makinën e Aliut. Pasi ka ikur Griseldo, unë jam menduar dhe pas disa kohësh për ngjarjen që më tregoi Griseldo dhe duke qenë se unë kam në përdorim një aparat celular Samsung, kam hyrë në “Google” dhe aty kam parë lajmin ku kam lexuar se personi i cili më kishte treguar Griseldo ishte goditur me plumb në kokë dhe ndodhej në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak.

Menjëherë pas këtij lajmi që lexova, kuptova se Griseldo më kishte mashtruar dhe unë jam frikësuar dhe s’kisha pse të merrja këtë risk mbi vete dhe kam vendosur të vetëdorëzohem në Policinë e Tiranës dhe për të treguar të vërtetën në lidhje me këtë ngjarje. Unë që kur jam shpallur në kërkim jam fshehur në ish-picerinë e këtij shtetasi duke qenë se kam shok shtetasin Ali Sula, pasi i tregova se kam disa probleme me drejtësinë.

Griseldon unë e kam njohur prej vëllait të tij, me të cilin kemi qenë së bashku në burgun e Vaqarrit, pasi kemi dalë nga burgu me vëllain e tij Albanon dhe kemi përforcuar shoqërinë, po kështu me Griseldon. Unë di se Griseldo merret me persona pasi ka dyqane si dhe një vilë, e cila po rikonstruktohej dhe që për rikonstruksionin e saj, kujdesej zakonisht Griseldo, i cili më ka treguar se shkonte shpesh dhe kontrollonte punëtorët, vilë në të cilën më tregoi se kishte ndodhur edhe ngjarja e djeshme.

Griseldo vinte shpesh në një lokal afër vendit ku unë fshihesha nga policia gjatë kësaj kohe dhe pinim kafe së bashku me vëllain e tij Albanon si dhe Aliun. Griseldo mbante në shumicën e rasteve armë zjarri me vetë të llojit pistoletë, zakonisht e mbante në një çantë me ngjyrë të zezë. Nuk e di çfarë lloji por nuk ishte pistoletë TT. Griseldo me Aliun janë shokë të ngushtë, qëndronin së bashku shpesh si në afërsi të banesës së Aliut, ashtu edhe në zonën e Myslym Shyrit apo edhe tel Vila 88, ku qëndronte shpesh Griseldo me njerëzit e vet.

Atje kam pirë edhe unë kafe së bashku me Griseldon si dhe Albanon dhe Aliun. Ka pasur raste që aty kishte edhe shokë të tjerë të tyre të cilët i njoh vetëm me fytyra. Aliun e kam takuar kur ai ka ardhur pasi në ish-biznesin e tij kishte ardhur Griseldo, gjatë kësaj kohe unë nuk e di se ku ndodhej Aliu. Pasi kemi mbaruar bisedon, kur jam larguar, Griseldo dhe Aliu kanë ikur të dy së bashku me një automjet të cilin unë nuk e kam fiksuar.

Next Post
FOTO/ Parashikimi i shortit të Champions League, Reali mund të perplaset me Liverpoolin

FOTO/ Parashikimi i shortit të Champions League, Reali mund të perplaset me Liverpoolin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria dërgon deri në 40 ushtarë në Gaza, zbardhet misioni dhe detyrat e Forcave të Armatosura

Shqipëria dërgon deri në 40 ushtarë në Gaza, zbardhet misioni dhe detyrat e Forcave të Armatosura

July 31, 2026
Vapa ekstreme godet Evropën, 41 gradë, mungesë uji, rrezik zjarresh dhe alarm për energjinë

Vapa ekstreme godet Evropën, 41 gradë, mungesë uji, rrezik zjarresh dhe alarm për energjinë

July 31, 2026
Shefi i zjarrfikësve zbulon detajet: Ende vatra aktive në Shkozet, një efektiv i shtruar në spital

Shefi i zjarrfikësve zbulon detajet: Ende vatra aktive në Shkozet, një efektiv i shtruar në spital

July 31, 2026
PS mbron hartën me 46 bashki, Mazniku: Asnjë shërbim nuk largohet, Poliçani vetëm fiton

PS mbron hartën me 46 bashki, Mazniku: Asnjë shërbim nuk largohet, Poliçani vetëm fiton

July 31, 2026
“2027 me bashki të reja”, Mazniku shpjegon pse PS kërkon shkrirjen e 15 bashkive

“2027 me bashki të reja”, Mazniku shpjegon pse PS kërkon shkrirjen e 15 bashkive

July 31, 2026
Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

Fjala sot quhet krim

July 31, 2026
“Asnjë qytetar nuk e kërkoi”, Tabaku kundër reformës territoriale të PS: Është një lojë numrash

“Asnjë qytetar nuk e kërkoi”, Tabaku kundër reformës territoriale të PS: Është një lojë numrash

July 31, 2026
‘Pasdaranët’ e Berisha-Kurtit, marksistët dhe Gonja e ‘fikën’ revolucionin

Protesta nuk mjafton

July 31, 2026
Rama zbulon planin: Ushtria shqiptare do të jetë plotësisht e pajisur brenda vitit 2028

Rama zbulon planin: Ushtria shqiptare do të jetë plotësisht e pajisur brenda vitit 2028

July 31, 2026
Sulmet izraelite në Gaza, vriten 6 palestinezë, mes tyre 2 fëmijë

Sulmet izraelite në Gaza, vriten 6 palestinezë, mes tyre 2 fëmijë

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com