• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“I mori në qafë kërma”, çfarë ndodhi sot në gjyqin kundër Berishës e Malltezit

by A R
29/09/2025 13:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua sot seanca për dosjen “Partizani”, ku i pandehur është ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, e cila u shty për në datën 13 tetor.

Siç raporton gazetarja Glidona Daci, Berisha nuk ishte i pranishëm, por përfaqësohej nga avokatët e tij mbrojtës.

Seanca nisi me paraqitjen e kërkesave paraprake nga mbrojtja, e cila kërkoi pavlefshmëri të akteve hetimore të SPAK, përfshirë sekuestrimet, ekspertizat dhe emërimet e ekspertëve. Avokatët argumentuan se veprimet janë të paindividualizuara dhe të paqarta për secilin subjekt, ndërsa i konsideruan të papërdorshme provat e mbledhura nga BKH.

U kërkua gjithashtu vlerësim serioz nga gjykata për ligjshmërinë e procesit dhe shpalljen e akteve si të pavlefshme. Gjithashtu, u përmend vendimi i Gjykatës Kushtetuese për paligjshmërinë e kontrollit në studion e avokates Pustina.

Për shkak se seanca e mëparshme u shty për t’i dhënë kohë avokatit të Fatmir Bektashit dhe të kompanisë Homeplan SHPK që të flasë për kërkesat paraprake, gjyqi nis duke ftuar mbrojtjen të flasë.

Pjesë nga diskutimi në gjyq:

Sokol Hazizaj: I kërkoj gjykatës që aktet të konsiderohen të pavlefshme. Të konsiderohen të tilla procesverbali i sekuestrimit të kompjuterit. Kërkojmë nga gjykata që të cilësojë të pavlefshëm vendimin për kryerje akti daktiloskopik. Në procesin që mbahet tani, avokati kërkon pavlefshmëri të këqyrjeve që pasojnë, si ekspertim topografik, teknik elektronik.

Avokati: Kërkoj të konstatohen të gjitha veprimet të pavlefshme dhe çdo caktim ekspertësh. Të konstatohen të papërdorshme aktet e hetuesve të BKH, duhen ekspertë të pavarur.

Avokati: Këto kërkesa janë për Homeplan (kompania). Ndërsa për klientin Fatmir Bektashi, ajo çfarë kemi konstatuar është një punë e rëndomtë e organit procedues.

Avokati: Janë marrë të njëjtat grumbull shkresash dhe nuk dihet se ku është fillimi dhe mbarimi, çfarë ka bërë njëri dhe tjetri. Se me këtë logjikë, i bie të jenë të pandehur të gjithë personat që kanë blerë prona aty.

Avokati: Si mund të çmohen këto prova kur nuk i kanë ndarë për secilin subjekt dhe nuk i kanë individualizuar. Ky lloj teatri duhet të marrë fund.

(Komente nga salla) I mori në qafë kërma, po i shkatërron e s’kuptojnë gjë.

Avokati: Kërkoj nga gjykata vlerësim serioz, duke çmuar se të gjitha aktet të shpallen të pavlefshme dhe të papërdorshme.

Avokatja e Andia Pustinës (Klodiana Gjyzari): Në përmbajtje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ka konstatuar se vendimi dhe kontrolli në studion Pustina është shpallur i paligjshëm.

Në këtë kuptim, ne kërkojmë pavlefshmëri të sekueatrimit të sendeve pasi policia gjyqësore ka ushtruar kontroll pa vendim gjykate. Kjo gjë tashmë është konstatuar nga Gjykata Kushtetuese.

Next Post
Kosova “i rrëmben” Zvicrës futbollistin e radhës, Blick: Albion Hajdari do luajë për ‘Dardanët’

Kosova "i rrëmben" Zvicrës futbollistin e radhës, Blick: Albion Hajdari do luajë për 'Dardanët'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

18 vite nga “Gërdeci”, familjarët e viktimave: Mediu po favorizohet! Të shkohet deri te Shkëlzen Berisha

18 vite nga “Gërdeci”, familjarët e viktimave: Mediu po favorizohet! Të shkohet deri te Shkëlzen Berisha

March 15, 2026
Kitara e “Pink Floyd” shitet për 14.6 milionë dollarë, rekord historik në ankande

Kitara e “Pink Floyd” shitet për 14.6 milionë dollarë, rekord historik në ankande

March 15, 2026
PS feston 20-vjetorin në Greqi, Balla: Nisim një fazë të re anëtarësimesh për zgjedhjet 2029

PS feston 20-vjetorin në Greqi, Balla: Nisim një fazë të re anëtarësimesh për zgjedhjet 2029

March 15, 2026
Jorida Tabaku shpjegon arsyet e refuzimit për kandidaturën në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës

Tabaku: Rritja e çmimit të karburanteve, nga taksat e larta dhe mungesa e konkurrencës

March 15, 2026
VIDEO / “Vëllai im të du’ shumë”, Rama zbulon telefonatën me Thaçin: Më tha ‘e kam fituar lirinë’!

Rama: Dëshira e zjarrtë është që udhëheqësit e UÇK të kthehen në shtëpi

March 15, 2026
Kallas, e gatshme të presë “së shpejti” një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

Kallas, e gatshme të presë “së shpejti” një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

March 15, 2026
Mesazhet e përziera të administratës Trump për Iranin

Mesazhet e përziera të administratës Trump për Iranin

March 15, 2026
Mbyllja e puseve në Gjirin Persik: Pse çmimet e naftës rrezikojnë të qëndrojnë në nivele rekord

Mbyllja e puseve në Gjirin Persik: Pse çmimet e naftës rrezikojnë të qëndrojnë në nivele rekord

March 15, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 16 Mars 2026

March 15, 2026
Libani, gati për pushtim: Izraeli dëshiron ta okupojë atë dhe ka miratimin e Trump

Libani, gati për pushtim: Izraeli dëshiron ta okupojë atë dhe ka miratimin e Trump

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In