• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I miri, i keqi, i shëmtuari…

by Java News
29/06/2018 20:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Faza e grupeve të Kupës së Botës 2018 ka mbaruar dhe disa nga ekipet e mëdha nuk arritën t’i kalonin pritshmëritë e admiruesve të tyre. Ndërkohë disa nga ekipet e vogla arritën t’i kalonin të gjitha pritshmëritë e parashikuesve të futbollit.

Ndërsa 27 nga 122 golat e fazës së parë u shënuan në dhjetë minutat e fundit të lojës, kampionia e Botës në fuqi, Gjermania nuk arriti të kualifikohej në raundin tjetër.

Uruguaji, Kroacia dhe Belgjika kanë marrë maksimumin nga grupet e tyre, duke përfunduar me nëntë pikë të plota, ndërsa skuadra e Luis Suarez ka arritur të mbajë të paprekur portën e saj gjatë kësaj faze të turneut.

Anglia arriti të jepte një performancë mëse të denjë me golëshënuesin më të mirë të Botërorit deri tani (5), Harry Kane-it, kurse rivalja e saj historike Franca, u kualifikua me vështirësi. Ndërkohë, Suedia ka arritur të kryesojë një grup kundër Meksikës, Koresë së Jugut dhe Gjermanisë.

Nga ana e tyre, Zvicra, Rusia, Meksika dhe Danimarka kanë arritur të tejkalojnë pritshmëritë dhe të kalojnë në raundin e 1/16-ve, kur askush nuk e priste një rezultat të tillë para Botërorit.

Spanja dhe Portugalia, janë dy skuadra që hynë në turne, duke u konsideruar si favorite dhe përkundër barazimit mbresëlënës 3-3, nuk kanë arritur të kënaqin tifozët e tyre. Asnjëra prej tyre nuk i ka entuziazmuar spektatorët, të dyja duke mos fituar në ndeshjet e tyre të fundit në grup, ndërsa “La Roja” arriti të sigurojë vendin e parë me një barazim të vonuar kundër Marokut.

Argjentina e stërmbushur me stres, ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë turneut. Lionel Messi u kritikua gjatë fazës së grupeve dhe ekipi pothuajse u skualifikua, por shpëtoi nga një gjuajtje e mrekullueshme nga Marcos Rojo kundër Nigerisë.

Nga ekipet që janë rrëzuar, Gjermania ka vazhduar “zakonin” e një ish-kampioneje bote, duke u eleminuar që në fazën e parë të turneut. Ekipi i Joachim Low përfundoi i fundit në grupin e tij me vetëm tri pikë në tri ndeshje.

Së fundmi, Peruja, Irani, Maroku dhe Koreja e Jugut ishin të vetmet skuadra që treguan në një paraqitje të shkurtër cilësi dhe karakter luftarak, ndërsa duhet të theksohet se asnjë nga ekipet afrikane nuk ka arritur të kalojë në raundin e 1/16-ve.

/marca/atsh/b.d

Next Post
FOTOT/ Policia shqiptare stërvitje të përbashkët me atë serbe

FOTOT/ Policia shqiptare stërvitje të përbashkët me atë serbe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Pse krimi shqiptar është problem për SHBA-të? Hoxha: Si ia pa DEA potencialin në Ekuador…

January 15, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

January 15, 2026
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

January 15, 2026
“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

January 15, 2026
Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

January 15, 2026
Zelensky: Sulmet e Rusisë me raketa kërkojnë një përgjigje të fortë

Zelensky: Vizita e ministres shqiptare në Ukrainë është një sinjal i fortë mbështetjeje

January 15, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In